Kastriot Myftaraj i nisur nga rasti i bashkiakut të Peshkopisë, ka bërë publik një rast tjetër me skandal seksual.
Në një shkrim në rrjetet sociale ai publikon një bashkiake femër e cila ka punësuar të dashurin e saj në administratën e Bashkisë.
Ai nuk ia përmend emrin, por e quan “Fontana” dhe thotë se rimon me emrin e saj.
Myftaraj njihet për shkrimet e tij kontraverse dhe që shpesh kërkojnë edhe një burim tjetër, më poshtë gjeni variantin e tij:
****
“Shukria” e PD-së
Nga Kastriot Myftaraj
Le ta quajmë Fontana. Tekefundit ky emër ka më shumë kuptim se emri i saj absurd që rimon shumë me këtë. Fontana është një kryetare bashkie e PD-së, që mund të quhet “Shukria” e opozitës, në analogji me Shukri Xhelilin, kryebashkiakun e Dibrës, tashmë famëkeq për skandalin seksual.
Ngjashëm me Shukriun, Fontana ka bërë që të interferojnë në detyrën e saj si kryebashkiake, historia e saj e dashurisë.
Ashtu si Shukriu, edhe Fontana është grua e martuar. Por martesa nuk e pengon të ketë love story.
Të dashurin e Fontanës le ta quajmë Mark Pjeshka.
Fontana e ka emëruar atë drejtor në ndërmarrjen e Usjësjellës-kanalizimeve, e cila pas zgjerimit të territorit të bashkisë është bërë ndërmarrja më e rëndësishme e bashkisë, me rreth 1000 punëtorë.
Mark Pjeshka nuk ka lidhje me PD-në. Ai i përket një partie tjetër dhe kohët e fundit është afruar me LSI-në. Kuptohet se një ndërmarrje me rreth 1000 punëtorë është një “fontanë” me vota në zgjedhjet e ardhshme. Këto vota nuk do të shkojnë për PD-në.
Djalin e Mark Pjeshkës Fontana e ka emëruar shoferin e saj zyrtar.
Dashuria e Fontanës me Markun është një sekret publik në bashkinë përkatëse. Të gjithë e dine këtë, që nga burri i Fontanës. Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Fontana ka disa fotografi me drejtorin më të dashur të saj, Mark Pjeshkën. Asnjë foto me burrin e saj.
Nëse shkoni në faqen zyrtare online të Bashkisë që drejton Fontana dhe klikoni në ndarjen “Kryetari i Bashkisë” nuk do të gjeni një jetëshkrim të Fontanës. E përse duhet të ketë? Kryetari i vërtetë është Mark Pjeshka dhe ajo nuk është veçse e dashura e tij.

e morem vesh qe eshte voltana, po ai tjetri kush eshte??
Moooooos,jo kaq shpejt!
Duhej qe te kishim lozur pak me emrin. Na u dogj loja tani.
Po sikur ta nisim nga e para,si thoni!
Pastaj,Voltana eshte koke e madhe,ka qene deputete e nje force shume perparimtare ne shqiperi. Si ka mundesi te jete Voltana. Mos eshte ndonje tjeter mor aman.
Sa larg e larg i ka rene dhe ky i shkreti se mkishte merak se mos merrej vesh.
Vetem i zoti i Voltanes nuk e di!
Jo me kot thote populli: i zoti e merr vesh i fundit!
Voltana, Mark Molla….dhe Filipi.
A thu?
Pjeshka Molla Qershia Dardha ndonje frut e ka mbiemrin
Vazhdojme me Bashkite e tjera te shkerdhyera pas rilindjes:
1-
2-
……………………………………………………………..
Meso nje here per bemat demoNkratikase, perpara rilindjes:
– Kuqoja me vjehrren e vet
– Muli me Koçe-kryetarken rinore
– Grigja me … eua … kush i numeron dot
– Ylvi Spango …
Pislleku eshte i madh, sa majtas, sa djathtas, perpara dhe pas rilindjes. Dhe do te vazhdoje …
Po pse habiteni Dita! Mjafton te kishit marre shembullin e Kryerilindjotit qe e ka mbushur qeverine dhe administraten me turrlisoj nderthurje ish grash, burra ishesh, dashnore ministrash e drejtoresh etj. Lista eshte kaq e gjate sa nuk i del fundi. Gazeta Tegraf pikerisht keto dite e dencoi kete gje por me sa duket ju keni per detyre qe te mbuloni llumin e rilindjes.
Fontana femer sa Drini i Zi,
Mark Pjeshka, mali 1000 m lartesi,
Kac Myftari Qymyr i Zi!
Kastriot Muftaraj ka shume teori p.sh. Erion Velia eshte dobici i Ahmadinexhadit iranian kur ka qene ne Shqiperi.
Ky “lajm” eshte nga gabimet e rralla qe ben “Dita”. “Lajm” qe ne radhete pare demton vete gazeten, pastaj ne qe e lxojme ate dhe gjithe shoqerine. Zonja qe permendet nuk eshte per t’u admirur as si deputete dhe as per fushaten qe beri per kryebashkiake, por nuk meriton te poshterohet ne kete menyre. Ne te veretete ata qe po poshtohemi jemi ne qe lexojme Kac Myftarin.
Turp per ato qe e shkruajne, turp per ato qe e botojne, turp per ne qe e lexojme dhe e komentojme
Kjo funderrine sociale te tregoje sa eshte paguar per te publikuar keto shpifje .Turp edhe kafshet respektojne disa norma ,por ti nuk je as kafshe.