Ergys Kaçes, pas golit të shkëlqyer për kombëtaren kundër Armenisë, i është dhënë edhe një shans tjetër në Champions League. Skuadra e tij, PAOK i Selanikut, do të luajë në play-off, kundër Shalkes së Gjermanisë. Skuadra greke u eliminua nga Metalist Harkov, por pas përjashtimit të ukrainasve nga UEFA, do të vihen përballë gjermanëve. Kualifikimi në fazën e grupeve është i vështirë përballë Shalkes, por sidoqoftë edhe eliminimi siguron grupet në Europa League. Kaçe nuk luajti në ndeshjet kundër Metalistit, duke u lënë jashtë nga Hub Stevens, ironikisht trajneri i shkarkuar nga Shalke në sezonin e kaluar, por mund të ketë të tjera mundësi tani.

Keta trainere raciste duhet ta dine mire qe talentet duhen vleresuar sepse jane thesare per ekipet qe i kane ne gjirin e tyre. Uroj qe Kace te beje nje paraqitje dinjitoze me Shalken , mundesisht te shenoje edhe ndonje gol me vlere dhe tja ule koken trainerit racist. Uroj.