Vargje të nënshkruara,
Dervish Malka
S’është koha që shani
Ramën me partinë
Është mllefi yt
Që ule Shqipërinë.
Kaçi shejtani
Çdo ditë vrer po vjell
Siç ja thotë mendja
Ditën për diell.
Atë me gjithë mend
Asnjeri s’e merr
Se në shumë gjykime
Ti nxjerr vetëm vrer.
Shumë çirret Kaçi
Dhe tepër tkurret
Se ka rripa te këmbët
Që mbërthen poturet.
Ku ishte Kaçi
Kur u tund dheu
Ai pretendonte
Se ishte Skënderbeu.
