Kaçi ironizon kryeministrin

Dita

Kryeministri Edi Rama, inspektimin e ambienteve të reja të Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë e ‘shfrytëzoi’ edhe për argëtim.

Në ambientet e brendshme të godinës ishte një fushë ping-pongu, të cilën Rama e përdori për të sfiduar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, të cilin e mundi. Por jo vetëm kaq, Rama sfidoi gjithashtu në këtë lojë edhe Prefektin e Tiranës, duke e mundur edhe atë. I vetmi që e ka mundur Ramën ishte Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.

Edhe pse i mundur, kryeministri Rama e ka bërë një batutë. “Duket që gjatë gjithë kohës ke luajtur ping- pong”, i tha Rama me ironi Çipës. Këtë lojë të kryeministrit e ka ironizuar deputeti i famshëm Kaç Islami. Ai ka thënë se Rama do të shpallet kampion bote në ping-pong, ndërsa e ka krahasuar kryeministrin me diktatorin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *