Shkoi edhe Kastriot Islami te Varrezat e Dëshmorëve në datën 5 Maj, por jo me vrap. Këtë herë, ai ndoqi kryetarin e partisë së tij të zemrës, Lulzim Bashën, dhe kreu me të të gjitha nderimet e posaçme për këtë ditë. Ne nuk e vumë re Kaçin, ndoshta gjatësia, por ai nuk harron të kujtojë që është mes shumë të tjerëve. Në profilin personal në “Facebook”, shprehet gjithë entuziazëm, për… Dëshmorë? Jo, për faktin se ai ishte krah për krah me…Lulin. “Me Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe grupin kuvendor të PD në nderim të të rënëve të kombit…” etj – shkruan Kaçi. Kaq ka mjaftuar që të hapet një debat në profilin e tij dhe ky i fundit të nxjerrë “kthetrat”. Komentuesit janë kundër nderimit që u bën Basha dëshmorëve, ka nga ata që nuk duan që Islami të preket dhe kundërvihen me fjalët: “Të komentosh dhe të vësh në diskutim fjalët e një politikani si z. Islami, vallahi është marrëzi , po po marrëzi “- shkruan P. Y . Islami kaq do dhe ka një as nën mëngë për çdo reagim: Faleminderit Petrit, dhe miqësisht të sugjeroj të mos debatosh me njerëz që nuk e meritojnë të jenë pjesë e debatit. Sepse këta tentojnë të tërheqin në një fushë me baltë që të të baltosin. Sepse janë kampionë në hedhjen e baltës…Neglizhoi se vuajnë shumë”. Sa mirë e njeh psikologjinë profesor Kaçi.
Kishte dhe nje postim tjeter tek Kaci :
” Me urreni qe te ekzistoj ! “…