Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kaçi ngatërron tritolin me fishekzjarret dhe nxeh Doktorin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Uncategorized > Kaçi ngatërron tritolin me fishekzjarret dhe nxeh Doktorin
Uncategorized

Kaçi ngatërron tritolin me fishekzjarret dhe nxeh Doktorin

anazapta
Published March 25, 2014
Share
SHARE

Ishim mbledhur si përditë në zyrën e opozitës, unë, Kaçi dhe Doktori. Fola unë:

– Doktor…
– Hë o Hysni!
– Ore, se nuk të kam pyetur, pse e feston 22 Marsin gjithmonë?
– Po kë të festoj o Hysni?
– Unë kam mendimin për 26 Majin, se ajo ishte vërtet fitore e thellë.
– Hë lëri këto budallallëqe dhe shiko për ndonjë lajm, të bëjmë opozitë, – ndërhyri Kaçi.
– Po ti Kastriot ç’pate? Pse të dogji? Pse s’të pëlqen zotrote 26 Maji?
– Lëri këto Hysni, – ndërhyri Doktori.
– E mirë, si të urdhërosh ti Doktor, – fola përsëri unë. – Ore! Se nuk të kam pyetur, do diskutojë ndonjë herë Kastrioti në Parlament në emër të demokratëve?
– Nuk ka nevojë, Kastrioti t’i thotë gjërat me vepra këtej e tutje, nuk ka nevojë të harxhojë frymën duke folur.
– Kot pyeta, për të shuar kuriozitetin, si do tingëllojë kur thonë “në emër të Partisë Demokratike”, fjalën e ka Kastriot Islami.
– Boll! Hysni, nuk kemi gjetur asnjë lajm për opozitë deri më tani.
– Ore po çdo sekondë opozitë do bëjmë ne, nuk do e lëmë këtë të shkretë qeveri të punojë fare?
– Ka ndodhur një shpërthim me tritol te ditëlindja e Metës, – u dëgjua Kaçi nga kompjuteri i tij.
– Shkëlqyer! – u hodh përpjetë Doktori, – ky është lajm i gëzuar.
– Është tritol, nuk është Koka-Kola! – ndërhyra unë.
– E di, e di Hysni, ja këto janë lajme të gëzuara, si këto gjej edhe ti, – mu hakërrua mua Doktori që fluturonte nga gëzimi duke përqafuar Kaçin.
– Gëzimin tënd unë nuk e shpjegoj dot Doktor, po ka mundësi të më shpjegosh diçka?
– Patjetër Hysni, ja po të dëgjoj.
– Si ka mundësi që sa herë je ti në opozitë, do ketë shpërthime e bubullime?
– Sepse komunistët janë të poshtër Hysni. Ata, sa herë që vinë në pushtet, i bëjnë këto veprime për të terrorizuar popullin demokrat.
– Po pse nuk i bëjnë kur janë në opozitë, kur pushtetin e ke ti, por i bëjnë kur janë vetë në pushtet edhe ti në opozitë?
– Sepse janë “skizofren”, janë të “shkalluar”,  janë “psikopatë”, – sa vinte e ngrinte zërin dhe ulërinte më fortë, – janë “lakuriqë”, janë të “droguar”, janë të “palarë”!
– Doktooooor! – ulëritëm të dy në një gojë dhe ju hodhëm përsipër.
E mblodhi Doktori edhe tha: – çfarë ndodhi?
– Asgjë o asgjë! T’u duk ty sikur ishe në Parlament, – i thashë unë.
– Ti e ke fajin, – u hodh Kaçi duke m’u drejtuar mua, – që i bën pyetje provokuese Doktorit.
– Unë po kërkoja sqarim o Kaçi. Pastaj mos e lër Doktorin të lodhet, po na sqaro ti.
Ra qetësi…Kaçi u përqendrua prapë te kompjuteri:
– Nuk paska qenë tritol… Paskan qenë fishekzjarre në pistën që ka ngritur Ardit Gjebrea për nder të Ilirit në det – murmuriti pas 2 minutash. Unë ktheva kokën nga Doktori, kur ç’të shoh… Po dilte nga zyra duke përplasur derën. Nga korridori dëgjuam ulërimat: Lauraaaa, Erlaaaa…

anazapta March 25, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?