Kaçi sqaron pse e fyeu ndjekësen

redaktor
Deputeti i PD, Kastriot Islami, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me shperthimet e para dy diteve ne Tirane dhe permbytjet ne jug te vendit./r/n/r/nLawmaker, Kastriot Islami, speaks during a parliamentary session.

Ditën e djeshme në Fb Spy publikuam një mesazh privat të Kaç Islamit ku i shkruante një ndjekëses së tij në Facebook me një fjalor banal. I bërë publik nga DITA, lajmi mori dhenë dhe Kaçi u ndje i prekur nga fjalët që kishte thënë vetë. Ai bën një sqarim i cili nuk është aspak bindës. Ai thotë se ky ishte provokim, teksa sqaroi sesi e ka porositur menaxherin e faqes që t’u përgjigjet provokatorëve dhe atyre që sipas Kaçit janë porositur nga media për të provokuar atë.

“Të dashur miq,

Falënderoj të gjithë miqtë që komentojnë në faqen time e cila është e hapur për çdo mendim e opinion, madje edhe kur ai është alternativ. Por vetëm me kulturë dhe etikë… me racionalitet… pa eksese…
*****
Ndërkohë po ju vë në dijeni se kam porositur “menaxherin e faqes”, t’i përgjigjet proporcionalisht, por në “inbox”, çdo provokatori, anonimati, individi me emër të vërtetë apo fals që shan, ofendon, shpif apo kërkon të prishë debatin dhe etikën në këtë faqe, dhe pas kësaj ta bëjë “block” për të mos prishur mjedisin ku duhet të debatohet mes “miqsh” me edukatë, kulturë e dinjitet.
*****
Nëse këto personazhe, anonimë e fals, që duket se janë të porositur nga media mjerane e klienteliste, të paguar me paratë e oligarkisë, banditizmit e krimit, do t’i bëjnë publike përgjigjet e menaxherit të faqes, ky do të shërbente më mirë për diskreditimin e tyre dhe evidentimin transparent të kërcënimeve, ofendimeve dhe sharjeve të tyre.
*****
Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe mos u habisni kur anonimë dhe personazhe fals, të paguar nga paratë e oligarkisë, banditizmit dhe krimit, të cilëve po ju vjen fundi, do të shfaqen në mediat mjerane të klientelës së arrogantëve dhe turkoshakëve të kësaj oligarkie banditeske dhe kriminale”,
shkruan Kaçi në Facebook. E mbani mend priftin te “14 vjeç dhëndër” ku ai thotë se ka qenë i dehur në momentin që e ndiqte Marigonë nga mbrapa?!

Share This Article
4 Comments
  • o zot …….na ruaj qe ky vend mos te pjelle me njerez te tille qe cdo mendimte lire i quajne te infiltruar ……………

  • Person qe ta shpif dhe kur mundohet te reagoj gjoja me etike..Eshte turp qe keta lloi Deputetesh te jen ne ate kuvend

  • Ku eshte Kaci nuk ka medie mjerane e klienteliste,banditizem e krim,oligarki kriminale……………ndaj nuk ju a ka fajin kush qe nuk mbani Kacin …..dhe e pesojme ne te mjeret [populli ] se u largua [e larguan ] Kaci nga P.S dhe tani…..keta te P.S-se jane te gjithe bandit,kriminel dhe oligarki kriminale!Mjere ne …..pa Kacin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *