Shkrimtari Ismail Kadare është fitues i Çmimit të Jeruzalemit në Letërsi për vitin 2015. Një ngjarje e tillë shënon një gur kilometrik në rrugën e e letërsisë shqipe dhe kamera e Top Channel e solli këtë moment këtë të hënë në emisionin Shqip.
Çmimi i Jeruzalemit, që në qarqet letrare botërore, konsiderohet si pararendës i Nobelit për letërsi, iu dha shkrimtarit shqiptar që më shumë se gjysmën e veprës së tij e kishte shkruar në robëri.
Kadare nuk u rrëfye vetëm për letërsinë, për çmimin dhe për librat e tij shumëgjuhësh me gazetaren Rudina Xhunga. Kadare foli si autoritet intelektual për eksodin e shqiptarëve çerek shekulli më parë, për eksodin e shqiptarëve të Kosovës tani në vitin 2015, për debatin e vjetër dhe të ri të hapjes së dosjeve në Shqipëri, për përplasjet globale dhe identitetin e Ballkanit në këto zhvillime dhe për fuqinë e ndriçimit të brendshëm të një populli që po përpiqet të kapërcejë tranzicionin.
Ishte një ceremoni e jashtëzakonshme ceremonia e çmimit, në YMCA, Jeruzalem. Çfarë lloj çmimi është ky në kategorinë e çmimeve tjera që ju keni marrë?
Është e vërtetë që dimensionet e kremtimit të tij janë shumë të ndjeshme, shumë të fuqishme. Ishte presidenti i vendit, i cili foli relativisht gjatë, gjë e rrallë, dhe foli si profesionist, duke analizuar veprën në mënyrë konkrete. Presidenti paraardhës, ishte gjithashtu njohës dhe mik i letërsisë, unë e kam takuar disa herë, madje një herë ka bërë diçka të çuditshme. Me rastin e daljes së librit tim “Piramida” u bë një promovim për botimin në gjuhën hebraishte. U habita kur më thanë do ta kryesoj vet Shimon Perez. E kryesoi takimin si profesionist, me librin përpara, me nënvizime, duke theksuar anë të ndryshme. Dmth në këtë vend ka një traditë shumë të bukur që çmohet letërsia në nivelin më të lartë. Ky vend ka një status për t’u pasur zili në botë.
Presidenti në fakt më bëri përshtypje kur fliste për librin tuaj “Aksidenti”. Menjëherë shkova më pas ta gjeja librin në hebraisht. Kishte shumë libra të tjerë tuaj, të botuar. Këtu, ju keni shumë lexues .
Libri “Aksidenti”, është një libër i imi, i zakonshëm, nuk është as ndër të shquarit, as ndër ata më të paktët, si të thuash. Për çudi këtu ka pasur përhapje dhe sukses të ndjeshëm. Ky është fakt. Edhe unë u çudita kur përmendi disa herë këtë roman, siduket i ka pëlqyer mjaft.
Më ka bërë përshtypje, kur kam intervistuar dy shkrimtarë izraelitë Amos Oz dhe David Grossman dhe të dy flisnin për ju. Madje nuk harroj fjalën e Amos Oz: “Ka hapur një dritare për mua për të njohur Shqipërinë, e kam njohur nëpërmjet tij”.
Çfarë bisede bën një shkrimtar me një shkrimtar tjetër?
Është shumë e lehtë kur niveli i shkrimtarëve është pak a shumë i njëjtë, psikologjia e tyre është pak a shumë e ngjashme. Tjetër gjë është kur një shkrimtar është tepër i njohur, tjetri më pak i njohur e që dëshiron të njihet dhe bëjë karrierë por ska arritur ende.
Jeni ju i pavëmendshëm ndaj çmimeve? I keni marrë të gjithë çmimet që keni dashur?
Në botë ka shumë çmime, por njeriu nuk mund të dalldiset pas çdo çmimi që merr. Çmimet kryesore dihen kush janë, unë kam marr disa ndoshta shumicën e çmimeve kryesore, që është Man Booker Prize, i cili jepet nga Britania e Madhe. Është çmimi që jep Spanja , çmimi Princi Asturias, ka disa ditë që është bërë Princesha Asturias ngaqë Princi u bë Mbret. Çmimi tretë më i rëndësishëm është ky i Jerusalemit megjithëse nuk mund të thuash se është aq i njohur sa këta në planin e përditshëm, por është shumë i fuqishëm, i theksueshëm nga ana morale, edhe temën e ka të bukur, jepet për lirinë në letërsi. Një çmim që e çmojnë shumë sidomos shkrimtarë që vijnë nga një botë problematike, nga një botë ende e pasqaruar mirë, siç është bota ish komuniste, ende me arkiva të mbyllura. Unë e thashë dje edhe në fjalim, që Shqipëria është shteti i fundit në hapjen e dosjeve sekrete. Liria është gjëja më sublime që ka krijuar njerëzimi, madje qëndron mbi njerëzimin vet. Nëse mund të mburret njerëzimi me diçka është se ka krijuar paradigmën e lirisë, por që ai ende nuk e arrin dot. Njerëzimi është nën nivelin e lirisë.
Ka një debat të madh për hapjen e dosjeve. Gjithmonë përsëritet ky debat, duket sikur je afër dhe asnjëherë nuk ndodh.
Eshtë një turp që kjo nuk po ndodh. Nuk ka asnjë arsye objektive që mos të ndodhë. Ka shumë avokatë të moshapjes së dosjeve që gjejnë nga mënyrat më meskine për ta përligjur.Disa fillojnë nga një frazë që duhet ta keni dëgjuar shpesh; ata që bërtasin më shumë për hapjen e dosjeve e kanë mizën nën kësulë. Kjo është një mënyrë shumë dinake, vulgare dhe meskine për ta bllokuar procesin. Njerëzit thonë se prit se unë nuk po flas, mos kujtojnë të tjerët se kam ndonjë dosje. Janë mënyra të ulëta, dekurajuese. Ç’ti hapësh? Ato janë prishur të gjitha, janë vjedhu; thonë të tjerë. Asnjëherë nuk ka hapje dosjesh dhe arkivash, pa nxjerrë të vërteta të mëdha, pa nxjerrë të vërteta të hidhura për një shoqëri. Mirëpo bllokimi që i ka bërë Shqipëria vite me rradhë, justifikimet që kanë bërë pseudoanalistët , ndonjëherë mediat, akademikët, kanë një marrëveshje dinake të përgjithshme që kjo gjë mos të ndodhë. Kjo gjë na turpëron, sepse vendet e tjera sidoqoftë, mirë apo keq i kanë hapur, ne jemi në gradën më të fundit në Europë dhe nuk vazhdohet me arsyetime boshe për të kryer një gjë që duhet kryer. Shqyrtimi i ndërgjegjes njerëzore është absolut. Nuk është një luks, është një domosdoshmëri, nuk është një trill a kapriço, jo është i detyrueshëm. Hapja e dosjeve nuk është kuriozitet. Çdo vend që ka shkuar përpara, falë kësaj ka shkuar.
Pse ju mendoni që mund ta çoj përpara Shqipërinë hapja e dosjeve?
Vetvetiu e çon përpara. E nuk është siç thonë disa se do ndodhë tragjedi, do të ndodhë armiqësi, do të ndodhë ftohja e madhe. Jo, nuk është e vërtetë. E vërteta sado e hidhur të jetë ka logjikën e saj, ka një gjë pozitive brenda.
Ju folët për dosjet ashtu siç pranuat edhe faktin se vepra juaj ka një problem me lirinë për shkak se është vepër e shkruar në robëri. I ktheheni shpesh shpjegimit të veprës suaj, e ndjeni ju të nevojshme ta shpjegoni veprën, veten, Ismailin, Kadarenë?
Ke disa detyrime kur je person publik. Unë mund të them mos më çani kryet, merruni ju, bëni ç’të doni, unë jam shkrimtar e nuk merrem, por herë pas here duhet të merresh, kur mashtrimi bëhet kaq publik, kur kalon çdo kufi, saqë është mëkat ta lësh të përhapet akoma më shumë. Më vjen turp ta përmend si shembull se është fare vulgar, por është hapur një legjendë sikur unë paskam sharë refugjatët shqiptarë. U bë gati gjë zyrtare, u detyrova të ndërhyj dhe nuk ia dola. Mashtrimi ishtë aq i fortë, saqë e mundi të vërtetën. Kohët e fundit ndodhi një ngatërresë me një revistë të huaj, i doli emri dikujt, e ky mashtrim u vu në revistë ndërkombëtare. Revista më pas kërkoi ndjesë. Është mirë, kur ka raste të tilla, të ndërhysh. Rasti i shkrimtarëve që kanë krijuar në joliri, në robëri, kjo është gjithashtu një nga rastet e mashtrimeve, që kanë prirje të bëhen zotëruese. Thuhet se ne që kemi shkruar në atë kohë vetvetiu kemi bërë letërsi të keqe, ose letërsi që s’ka pse të jetojë më. Ky problem duhet sqaruar. Letërsia është absolutisht shpërfillëse nga regjimi shoqëror, regjimi mund t’i bjerë në qafë, mund ta fusë në burg, ta pushkatojë shkrimtarin, ta torturojë por s’ka ç’i bën letërsisë, nuk e ndryshon dot letërsinë. Fakt që në kohën e Stalinit, në ish Bashkimin Sovjetik janë bërë tmerret më të mëdha dhe prapë shkrimtarët më të shquar të shekullit janë ata që kanë jetuar nën presionin stalinist. Letërsia është kundërshtim i tiranisë. Nëse është letërsi normale është antitiranike. Vetëm letërisa e keqe nuk është as antitiranike, nuk është asgjë në të vërtetë.
Në fakt nuk kanë dashur të thonë se letërsia juaj ishtë e keqe, kanë dashur të thonë se letërsia juaj, ju bën juve përfaqësues të realizmit socialist.
Kjo s’ka asnjë kuptim. Çfarë kuptimi ka realizëm socialist? Realizëm i kohës së socializmit, është fare normale. Letërsi e kohës së komunizmit. Letërsi e realizmit socialist është letërsia që u krijua në atë kohë. Kjo fjalë as e dëmton, as e justifikon, as e lavdëron, nuk bën asgjë, është thjesht një term që e tregon, asgjë tjetër. Këtu janë thjesht spekullime të pafundme që bëhen. Disa thonë se na mbytën këto shkrimtarët e realzimit socialist, disa thonë se këta kanë mbetur po këta korifej edhe sot. Po kush i cakton këta si korifej? Letërsia ka ligjet e saj, s’ke ç’i bën ti si shtet. Letërsinë nuk e prish dot regjimi, letërsinë e prishin vet shkrimtarët. Pra nqs një regjim fabrikon shkrimtarë të pandërgjegjshëm, vetëm ata mund ta prishin letërsinë. Ashtu si një mur nuk ke nevojë ta rrëzosh duke e goditur me top, me artileri, por i vë tulla të këqija, që kur të kalojë pak kohë, të rrëzohet vetë. Pra po ne mund ta prishim letërsinë, po ne mund ta ndreqim. Ne jemi përgjegjës për të këqijat e saj, ne kemi meritën për të mirat e saj, ne shkrimtarët. Askush tjetër.
Po demokracia çfarë ndikimi ka te letërsia?
Për çudi as demokracia, as liria që është gjëja më sublime në botë nuk e përmirëson dot letërsinë, ky është vërtetimi i kumit të pavarsisë së saj.
Dua t’i rikthehem edhe njëherë momentit që është folur për njerëzit që ikin, për njerëzit që lanë Shqipërinë. Është shkruar shprehimisht, Ismail Kadare tha se ata janë jashtëqitja e kombit.
Kur ndodhi ikja e refugjatëve, akuza ishte e tmerrshme sepse doli që shkrimtari më i shquar shqiptarë i quajti brezin e ri që lë Shqipërinë atë që thatë juve, s’dua as ta përmend. Kjo ka ndodhur në fund të verës së 90, për 2- 3 javë unë do të ikja vetë. Kur kam ikur, unë kam bërë një hymn për këtë, për djemtë e vajzat që lanë Shqipërinë në atë mënyrë tragjike, e botova në shqip dhe në frëngjisht. Thashethemi u përhap, në fillim për të ekuilibruar këtë gjë, pas kësaj thashethemi u shumëfishua në formë hakmarrjeje kundër shkrimtarit. Unë shkrova diçka vërtet tronditëse, e kam botuar disa herë, kam përshkruar tablonë më dramatike që kam në letërsinë time, natën e ikjes së refugjatëve shqiptarë. Mashtrimi ka fituar mbi këtë fakt. Dhjetë herë mund të kem ndërhyrë unë për të korrigjuar këtë trillim, e pamundur, trillimi triumfonte gjithmonë. Kur u përsërit edhe në një revistë ndërkombëtare, u bë një skandal ende i pasqaruar plotësisht. Diktatura është jashtëzakonisht hakmarrëse, edhe e rrëzuar është hakmarrëse, ka mekanizmat e saj që veprojnë, është një frymë që ka mjete konkrete për të vepruar.
Çfarë e mban akoma gjallë këtë frymë?
Këtë e mban një mllef i madh, një dëshpërim i madh që Shqipëria s’është më e tyre. Ka shumë njerëz që nuk e duan këtë lloj Shqipërie, njerëz që thonë; Shqipëria mos qoftë. Nuk e duan për disa arsye, se kanë humbur privilegjet e tyre, kanë humbur pushtetin që kishin, kanë humbur arrogancën e tyre, kanë humbur gjithçka, gëzohen, kur këtij vendi i shkojnë keq punët, shpirti ua do, që meqë nuk e gëzuan ata, Shqipërine, mos ta gëzojë askush.
Kjo është gjëja më e keqe që po ndodh në Shqipëri, një frymë mosbesuese, një frymë e theksuar kultivimi dëshpërimi, e mungesës së shpresës. Po të shikosh njerëz krejt normalë, ndonjëherë, kur i pyet, pse ikni nga Shqipëria, thonë: Se kemi humbur shpresën. Ç’shpresë? Ai nuk di ç’është shpresa, koncepti shpresë. Çfarë shprese humbi ai njeri i thjeshtë, që lë shtëpinë e vet, lë tokën dhe ia mbath të arrijë në Vlorë, sepse u hapën fjalë se ka dy anije. Si shkon me gra dhe fëmijë, ky njeri?
Po mos ndoshta nuk ka asgjë çfarë t’i mbajë në atdhe…
Popujt nuk jetojnë me filozofira, apo kalkulime, a ka gjë që më mban në këtë vend apo s’ka. Ngulitja e qenies njerëzore është e natyrshme, qytetërim do të thotë ngulitje. Në fillim kanë qenë dy rryma që janë ndeshur, nomadizmi, ata që donin të ecnin vazhdimisht, mos nguleshin askund dhe ata që ju lindi në kokë ideja që të rrinë në një vend. Kanë luajtur një rol të madh në ngulitje gratë, e më specifikisht gratë shtatëzëna, sepse një grua shtatëzënë nuk ecën dot. Mesa duket ato miliona gra anonime në botë, në miliona mënyra kanë ushtruar trysni tek burrat që mos të lëvizin. Keshtu lindën dy rryma, nomadët dhe sedentarët. Këto u bënë armiq për vdekje, ata që kishin atdhe, ata që skishin atdhe, sdonin të kishin atdhe. Ajo që quhet ngulitje është një nga paradigmat e njerëzimit, ngulitja, liria, qytetërimi. Kështu lindi qytetërimi, u rrethua ai vendi ku do të rrimë, ta mbrojmë atë vend, të kemi varret, të kemi kujtimet, kështu u krijuan gjuhët, kujtimet historike, ai vullneti përbashkët që njerëzit të rrinë bashkë, të jenë të afërt për njëri tjetrin.
Në 1999 kam qenë në Paris, në shtëpinë tuaj ndërsa po bombardohej Serbia, atëherë ju kishit frikën e luftës por edhe shpresën e krijimit të shtetit të Kosovës. 16 vjet më pas jemi në Jerusalem, ndërkohë Kosova po zbrazet.
Të them të drejtën unë nuk pretendoj të shpjegoj misteret e kësaj bote, për mua është një mister, ose ka pamjen e një misteri, përderisa organizmat që janë përgjegjës për këtë gjë, që duhet të jepnin shpjegime nuk po japin. Kjo është një ethe e pakuptueshme. Si e humbën shpresën këta njerëz të Kosovës kaq shpejt? Çduhet të thotë Greqia që ka 300 miliardë borxhe dhe s’di ku do t’i gjejë paratë, e përsëri nuk po e humb shpresën. Pra këtu po ndodh diçka e pashpjegueshme për mua. Thuhet kushtet ekonomike, është e vërtetë që kushtet ekonomike luajnë rolin e tyre, por vetëm marksizmi e shpjegon çdo gjë me kushtet ekonomike. Po ndodh diçka jonatyrale, diçka që është kundërthënëse me tërë atë flijim të madh që bëri Kosova për të fituar lirinë. Nuk ikin njerëz të një kategorie të caktuar, ta zëmë po ikin filozofët, sepse nuk paska nivel të mjaftueshëm filozofik në Prishtinë, për të zhvilluar idetë e tyre, ose po ikin disa kategori njerëzish të caktuar, që paragjykohen normalisht, etj. Këtu po ikin njerëz të të gjitha kategorive, po ikin njerëz të thjeshtë, pleq, fëmijë, gra të martuara, edhe gratë shtatëzëna që është në kundërshtim me atë që thashë në fillim, me ligjin numër 1 të qytetërimit. Çfarë logjike i shtyn? Nuk gjej shpjegim.
Po serbët duan të thonë se shpjegimi është se shqiptarët nuk e bënë dot shtetin.
Serbët sigurisht nga kjo gjë nuk mund të kenë veçse një lloj kënaqësie, që këta njerëz nuk paskan një lloj problemi me lirinë, se lirinë e paskan. Ka disa teori serbe. E para se po bëhet një shtet islamik në Europë, duke u shtuar xhamitë në Kosovë, duke u shtuar predikimet, rrjetet sociale fetare, radikale disa herë, sigurisht është një kënaqësi për serbët që u del një profeci e tyre. Kjo është e çuditshme, paskan vuajtur vërtet shqiptarët nga mungesa e xhamive që ishin të pakënaqur? Jo, shqiptarët kishin mungesë të tmerrshme lirie, nuk kishin mungesë xhamish. Nuk besoj kurrë se problemi mund të jetë shtruar se ka qenë problem fetar, që kosovarët ndjeheshin keq se u ndaluan xhamitë, kosovarët ndjeheshin keq se i priste burgu, se duhet të flinin natën me shtëpi të hapura që të hynte policia. E gjitha kjo është një mashtrim për të krijuar një alibi kundër lirisë, dmth zëvëndësojnë koncetin e lirisë me një koncept fetar, një gjë e pavërtetë krejtësisht. Unë nuk besoj kurrë.
Por ju i druheni krijimit të një shteti islamik në Ballkan, ku përfshinë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë. I druheni rritjes së numrit të xhamive, financimit?
Është një problem shumë delikat, pasi spekulimi që mund të bëhet është sheshit. Çdo diskutim rrezikon të marrë frymën e mashtrimit brenda. Psh për mua flitet shpesh, se Kadareja u ka bërë thirrje shqiptarëve të bëhen katolikë të gjithë. Ky është thjesht një mashtrim dhe të vjen keq, kur e dëgjon nga njerëz me autoritet fetar, nga klerikë në Kosovë, e kam dëgjuar vetë disa herë, bashkë me mallkimet për mua, ky tradhtar i kombit etj. Unë kam thënë absolutisht një gjë që është krej tjetër. Kam përshkruar një takimin tim me Ramiz Alinë, ku është hapur biseda e fesë, ku unë i thashë shefit të shtetit në atë kohë se Shqipëria është në pozitë të vështirë dhe ndër vështirësitë kryesore ishte afrimi me Europën e ndër to ishte dhe lejimi i fesë.
Unë i thashë filloni nga hapja e kishave për minoritarët grekë, ne e pranojmë që ata janë kombësi greke dhe kanë dyfish të drejtë të kërkojnë të parët, kisha, siç i ka vendi i tyre Greqia. Më pas të vazhdojnë me kishat e tjera, e më pas me xhamitë. Mendimi është që vetvetiu duke u afruar me Europën, mes shqiptarëve do të shtohej numri i ateistëve. Parashikimi im nuk doli, nuk ishte i vërtetë.
Sepse mesa duket shqiptarët nuk po zgjedhin kombin në vend të fesë…
Në Shqipëri është gati akuzë ose turp të përdorësh fjalën komb në mënyrë pozitive. Është në kokën e krimbur të disa pseudomodernëve tanë. Përpara ka qenë toka, atdheu, dalëngadalë ka evoluar, e kombet janë relativisht të rinj, por kjo s’do të thotë se ne nuk kemi të drejtë të themi se jemi komb. Unë mendoj se një nga të këqijat e shqiptarëve është se e duan më pak se të tjerët kombin. Kombi është një strukturë e verifikuar nga historia sot, e pranuar nga historia moderne. Nuk është e përsosur si strukturë. Në emër të tij janë bërë spekulime, por spekulime ka me çdo koncept të shenjtë, spekulime të mëdha janë bërë me lirinë, të gjithë tiranët e përdorin fjalën liri, të gjithë tiranët spekullojnë me fjalën popull, sepse me gjërat e shenjta spekulohet. Pra me fjalën komb janë bërë krime, kjo është e vërteta, por është vërtetuar njëkohësisht që në botën e sotme struktura e kombit është më e përshtatshmja për të mbajtur në këmbë lirinë e një populli, pasi liria është një koncept kaq i brishtë, kaq sublim, kaq madhështor, saqë asnjë strukturë nuk e përballon dot. Sot fjala komb nuk është fjalë turpëruese, Europa zyrtarisht quhet Europa e Kombeve, familja e Kombeve.
Kombit ju drejtuat në fakt kur ndodhi tragjedia e Charlie Hebdo duke thënë shqiptarët e kanë mirë të qartë se janë europianë. Çishte ajo nevojë për të thirrur në atë moment?
Sepse ka një keqkuptim në Shqipëri se çfarë jemi ne. Pas asaj rilindje të ndritur shqiptare që u ndërtua e gjithë për dashurinë e Shqipërisë ndaj kontinentit të vet që e kishte humbur dhe e rigjeti, filloj një proces i kundërt, pas rënies së komunizmit, vënia në pikëpyetje se çfarë janë shqiptarët, ç’identitet kanë. A janë europianë apo nuk janë? Kjo është një tezë thellësisht armiqësore. Është teza bazë e Cubrilovic, shqiptarët nuk janë europianë, duhet të ikin nga Europa. Ai e thoshte hapur duhet të shpërngulen që të shpëtojë Europa nga një rrezik i ardhshëm. T’i bëjmë thirrje sidomos klerikëve të Kosovës që t’i bindin familjet shqiptare të shkojnë në Turqi se atje është më mirë për ta se këtu, me nëntekstin që shqiptarët nuk janë europianë. Nëse është e nevojshme ka thënë Cubrilovic, të sjellim hoxhë nga Turqia që t’i bindim shqiptarët sa mirë është në Turqi, e t’ju bëhen lehtësimet e nevojshme, me trena, transport etj, madje t’i jepet dhe shpërblim për të ikur. Unë mendoj se është urgjent ribotimi i draftit të tij rreth 40 faqe. Eshtë botuar në kohën e Zogut nga një patriot i madh shqiptar, pikërisht për të parë shqiptarët se çfarë i kërcënon. Është e hidhur kjo që po them, por ky është një projekt i vjetër për zbrazjen e trojeve shqiptare nga shqiptarët. Është e njëjta gjë që vazhdon prej qindra viteve.
Po këtij fataliteti a mos i japin një dorë dhe vetë shqiptarët?
Po sigurisht. Sigurisht nuk bëhet asgjë pa shqiptarët, sigurisht janë ata që e nxisin këtë propagandë që ndodh. Kush shkon shtëpi më shtëpi çdo natë që u thotë ikni, nisuni, se ju ndihmojmë ne? Çjanë këto agjenci që mbushin autobusa? Nuk e di ky shtet se çfarë po ndodh. Nuk e marrë dot me mend. Duhet të rrinte pa gjumë administrata e Kosovës nga kjo gjë, ata që quhen barinjtë e Kosovës, udhëheqësit e Kosovës, unë nuk e di ç’bëjnë, ndoshta rrinë vërtetë pa gjumë dhe po i akuzoj pa të drejtë.
Po Shqipëria çfarë roli ka ?
Sigurisht edhe Shqipëria ka përgjegjësinë e saj, për çdo gjë që ndodh me shqiptarët, brenda saj por edhe jashtë saj. Duhet ta ketë të qartë, duhet të ndikojë. Psh ne jemi në Jersualem, ky qytet i vogël por që merret me tërë botën, ky preokupohet, nuk e zë gjumi, nuk e zë gjumi për hebrenjtë në të gjithë botën. Pse ne të mbyllim sytë, siç po ndodh.
Në fakt ne nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë nëse jemi bashkë, nëse jemi treg, nëse komunikojmë.
Ne nuk dimë shumë gjëra, por së paku të dimë atë që me duart tona mos e prishim atë çfarë kemi. Shpesh dëgjojmë në shtyp që ka 5 milionë shqiptarë në Turqi. Kur kanë shkuar këta 5 milionë shqiptarë? Si këta 5 milionë shqiptarë në Turqi nuk paskan një shkollë, nuk paskan një gazetë, nuk paskan një rreth kulturor? Ndodh kjo në botë? Dhe pse heshtim për këtë?
Se kemi folur pafund për Greqinë, por jo për Turqinë.
Ismail Kadare: Por edhe Greqia, problemi i çamëve unë nuk e di sa sqarohet vërtetë. Kjo shpërngulje çamëve si u bë? Çamëria është katandisur në një gjë të vogël fare, në krahasim me çka qenë. Ndaj duhet përmendur roli i shqiptarëve, roli i marrëveshjeve të fshehta që janë bërë.
Dua t’i rikthehem dhe një herë tek çmimi, çmimi që ju morët në Izrael, fakti që përmendet në gazetat e rëndësishme të Izraelit, se është hera e parë që një musliman merr çmimin e madh të Jerusalemit.
Ju e dini se unë nuk besoj se do ta merrja çmimin për këtë arsye, nuk besoj se luan ndonjë rol, të paktën për mua jo, për shqiptarët jo. Unë jam një shqiptar dhe kur vjen fjala për besimin fetar, kam një nga katër besimet që ekzistojnë në Shqipëri, por kaq. Mesa duket për një kategori këtu ka një lloj kuptimi simbolik, kuptimi është pozitiv, është një dëshirë për afrim, dëshirë për mirëkuptim, komunikim.
Ndërkohë nuk ishte çelësi fjalimit tuaj fakti se jeni musliman, çelësi i fjalimit tuaj ishte një keqkuptim i madh ballkanik se kush mbrojti më shumë hebrenjtë.
Do të përdorja një paradoks të vogël, keqkuptim i bukur do ta quaja, që meriton një urim. Në vend se të bënim sherr se kush denoncoi më shumë hebrenj, një sherr i mbrapshtë, i keq, i turpshëm, po bëjmë një sherr të kundërt, kush i mbrojti më tepër. Nëqoftëse ky është një stil i ri vizionimi në Ballkan, do të ishte një gjë e mrekullueshme. Nuk jam kaq optimist sa ta pranoj, por një prirje e mirë është, prandaj unë e përmenda si një prirje pozitive në gadishullin e shquar për prirje negative.
Shqipëria në fakt është zyrtarisht e pranuar si një vend që i ka mbrojtur hebrenjtë, nuk ka më dyshime.
Shqipëria, Danimarka, Bullgaria janë 3 shtetet e pranuara zyrtarisht në mbrojtjen e hebrenjve, Shqipëria është në vendin e tre të parëve. Ka shumë shtete që kanë dashur ta marrin këtë status, nuk e kanë marrë. Hebrenjtë janë shumë të kujdesshëm dhe bëjnë mirë që nuk duan të besojnë se nuk ka pasur mbrojtje atje ku nuk ka pasur.
Libra juaj i fundit, “Mengjeset ne kafe Rostand”, është një nevojë për t’u shpjeguar?
Letërsia nuk ka asnjë detyrim për të shpjeguar gjëra, absolutisht. Mjerë ajo letërsi që është e detyruar të krijohet për të shpjeguar.
Mua më bëri shumë përshtypje mbyllja, dedikimi ndaj vajzave por atyre vajzave të cilat ne nuk i përmendim. Një poezi më vete për ato, vajzat e rrugës.
Unë e kam pasur gjithmonë këtë, s’do ta quaj obsesion, këtë ndjeshmëri për vajzat dhe gratë shqiptare, të cilave kombi shqiptar, iu ka një detyrim të madh moral. Do të vazhdojë një kohë të gjatë derisa ta shlyejë në art, duke rikujtuar fatin e tyre gjithmonë më të vështirë sesa pjesa tjetër e kombit. Psh po flitet në Kosovë, por është folur shumë pak për atë barrë që u ra vajzave dhe grave shqiptare, barra e tyre përdhunimit, u mbajt heshtje, e dëmtueshme kjo për lirinë e Kosovës. Gjithmonë ka qenë një barrë që vajzat shqiptare dhe gratë shqiptare e kanë mbajtur në heshtje dhe prandaj unë kam shkruar atë version në fund të librit, atë version të Urës së Qabesë. S’kam ndonjë merak që të ruaj nderin e kombit ose ta përlyej duke përmendur prostitutat shqiptare. Madje në një studim për Dante Aligerin e kam mbyllur me një prostitutë shqiptare që e ka emrin Beatriçe, që duket paradoks i madh, figurën më të hyjnueshme në letërsinë botërore, një klientë italian me një prostitutë shqiptare që e pyet si e ke emrin, e ajo i thotë Beatriçe. E di çdo të thotë Beatriçe? E di, i thotë ajo, e kam mësuar në shkollë. Duket kuriozitet, por është një tragjedi, tregon një ndriçim të brendshëm të një populli.
Marrë me shkurtime nga emisioni Shqip nga Rudina Xhunga.

zoti kadare ke marre cmimin e jeruzalemit por ke humbur cmimin e gerdecit.
edhe me florinj ta shtroni ate vend i nderuar shkrimtati i oborrit nuk mund t’ja hiqni poshtrimin qe i keni bere atij vendi qe kurre nuk kritikuat super kriminelin berishe qe ka bere dem me shume se edhe 10 miljon spiuna te kene qene ne MPB.
hapni dosjet e mbushura te berishes dhe jo ato qe i kane boshatisur dosjete medha si ate tuajat dhe berishes
pse po flet per dosjet pikerisjt tani ne vigjilje te pervjetorin e rrezimit te bronxit enverit se atij i rruajten trapin..kush te paguan te “leshosh bubullima ” per dosjet ty bashkim shehun vishoa ajazin dhe tani na doli dhe miku juaj fatos kongoli per vajzen e enverit dhe ai tjetri qe ti e di per nipin e enverit qe zune ne pikerisht ne 21 janar sikur te ishte AL capone..kush ju terrorizon me dosjen tuaj zoti kadare qe ju detyruan jashte deshires tuaj te iknit ne azil ne france si klloun?
PSE NUK KEKONI TE HAPJET DOSJA E MIKUT TUAJ TE DOSJEVE BERISHOVIC ?? QE PER KORTEZI E KENI ME POSHTE :
remzi hoxha
kosta trebicka
fatmir xhindi
komunari ne kukes
oficeri shikut
gjyqtari konomi
viktimat e gerdecit
protestuesit e 21 janarit
zhdukja e fisit haklajve
nxjerrja ne prite e azemhajdarit
vrasja e 10 komisareve te policise
vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
1800 te vrare me kanun
prishjen e qeverise stabilitetit 91′
fronezimi i janullatusit
aderimi ne konferencen islamike pa referedum
sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
furnizimi me nafte i milloshevicit
vjedhjen e votimeve te 96′
rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
grushti i shtetit shtator 98′
impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
miratimi i varrezave te ushtareve greke
injorimi total i ceshtjes came
shitja e detit jon
implikimi me ligjin e plehrave
vjedhje e votimeve ne 2009
masakra e 21 janarit
vjedhja e votimeve 2011
perdhosja e luftes N.CL
glorifikimi i satrapit zog
deklarata qe kemi gjak turku.
Shitja e resurseve strategjike
lidhja me mafiozet e podestes
parlameti i ri
stadiumi i ri
xhamia e re
rruga e Arberit
rrethrrotullimi ne unaze
h/c skavices
h/c devollit
mullinjte e eres ne karaburun
centrale atomike per tu bere superfuqi
hekurudha tirane-pekin
superfuqi arroresh
mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
deshtimi i censusit
vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
shitja e hidrocentraleve
shitja mafjoze e armatimeve
shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
linja e tramvajit Lulit ne tirane
shqiperia 1-euro
denoncimi i Hysen Shoshorit
denoncimi i Margarira Kostaqit
tjetersimi mafjoz i Shqup-it
tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
poshtrimi i Jon Withersit
poshtrimi i Arvizuse
loja me LHL
eleminimi Sokol Olldashit
loja me lazaratin
helmimi Ferdinant Fonit
pagesa e vrasjes se Santos
teatri qe po luan me Fullanin
uzurpimi bsh
uzurpimi i bankes Santos
OKB: 15 TERRORISTET NE SHQIPERI, MBROJTJE U GARANTONTE SALI BERISHA.
Nga: Tedi Blushi
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka rifreskuar informacionet dhe listën e personave të shpallur si bashkëpunëtorë të organizatës terroriste Al-Qaida. Në total janë 180 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët paraqesin rrezikshmëri të lartë për paqen dhe sigurinë në botë.
Mes tyre, 15 vetë, rezultojnë të kenë zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal në Shqipëri nga fillimi i viteve ‘90 e deri në 2004, ku theksojmë veçanërisht organizimin e trafikut ilegal të armëve drejt Bosnjë-Hercegovinës në vitin 1995. Falë informacionit të servirur nga OKB, opinionit publik shqiptar i jepen për herë të parë emrat e terroristëve që kanë qenë në vendin tonë apo që kanë bërë të mundur krijimin e celulave të Al-Qaida, duke u mbuluar me petkun e organizatave bamirëse. Gjithashtu për herë të parë bëhen të ditura edhe rastet apo porositë e veçanta, të dhëna nga vetë Osama Bin Laden për mënyrën sesi duhej të zhvillohej aktiviteti terrorist në Shqipëri.
Yasin Abdullah Ezzedine Qadi Themelues dhe administrator i besuar i Muwafaq Foundation. Ky fondacion ka vepruar historikisht nën ombrellën e Makhtab al-Khidamat, organizatës së themeluar nga Osama Bin Laden. Muwafaq Foundation ka qenë e përfshirë në sigurimin e mbështetjes financiare për aktivitetet terroriste. OKB sqaron se: “në vitin 1995, ky fondacion ka organizuar trafikun e armëve nga Shqipëria në Bosnjë-Hercegovinë”. Në financimin e këtyre aktiviteteve është përfshirë sipas të dhënave që jep OKB-ja, edhe Osama Bin Laden. “Qadi ka patur në pronësi disa firma private në Shqipëri, të cilat kanalizonin para për ekstremistët apo ku ekstremistët punësoheshin në ato pozicione ku ata kontrollonin fondet e firmave. Bin Ladeni vuri si kusht që numri i kompanive të Qadit në Shqipëri të shkonte në pesë”, citojmë nga informacioni zyrtar i OKB-së.
Abdul Latif Saleh
Emri i tij është i njohur për opionin publik shqiptar. Ai është lidhur ngushtësisht me Osama Bin Laden duke arritur madje të fitojë shtetësinë shqiptare nëpërmjet një dekreti të posaçëm të ish Presidentit, Sali Berisha. OKB sqaron se ai ka themeluar në Shqipëri një organizatë shqiptare që financonte Al-Haramain. Ndërkohë për herë të parë bëhet e ditur se “Misioni i tij ishte të destabilizonte Shqipërinë nëpërmjet nxitjes së konflikteve fetare. Al-Haramain arriti të rekrutonte anëtare nga kjo organizatë shqiptare. Ai u dëbua nga Shqipëria për sponsorizimin e aktiviteteve ekstremiste”, citojmë nga informacioni i OKB-së. Bëhet e ditur se Yasin Abdullah Ezzedine Qadi i kërkoi Salehit të krijonte në Shqipëri, në vitin 1994, Muwafaq Foundation. Aktivitetet e këtij fondacioni në Shqipëri u mbështetën dhe u financuan nga Qadi. Saleh dhe Qadi hynë në disa partneritete biznesi me njëri-tjetrin. “Saleh ka qenë administrator i përgjithshëm i të gjitha bizneseve të Qadit në Shqipëri dhe ishte aksioner i dhjetë për qind të investimeve të Grupit Qadi në Shqipëri. Gjashtë individë u arrestuan në Shqipëri në vitin 1998 dhe dy prej tyre u gjykuan dhe dënuan në Egjipt si autorë të akteve terroriste. Në dëshmitë e tyre, ata identifikuan Saleh se i kishte ndihmuar të vinin në Shqipëri, përfshi marrjen e tyre në aeroport”, sqaron OKB.
Grupi me 9 terroristë
Adb Al Wahab Abd Al Hafiz; Abderrahmane Kifane; Ali El-Heit; Fethi Ben Hassen Ben Salem Al-Haddad; Farid Aider; Abdelhadi Ben Debka; Moustafa Abbes; Othman Deramchi; Yacine Ahmed Nacer si edhe Youcef Abbes janë anëtarë të rëndësishëm të Al-Qaida. Ata kanë qenë pjesë të një organizate terroriste që operonte në Itali, e përfshirë direkt në aktivitete kriminale. Detyra e tyre ishte të koordinonin veprimtaritë e disa grupeve të ngjashme terroriste që vepronin në vendet e Europës, mes të cilave edhe në Shqipëri. Ata kanë ndihmuar emigrantët ilegalë të hynin në Itali duke i bërë ata direkt, si pjesë e aktivitetet ilegale të organizatave terroriste. Mandej ata i përdornin emigrantët për t’iu transmetuar instruksione grupeve terroriste në Shqipëri, Francë, Gjermani etj për mënyrën sesi të zotëronin armë dhe dokumenta të falsifikuara.
Safet Ekrem Durguti
Drejtues i Al-Haramain Islamic Foundation, që siguronte dhe ndihmonte financiarisht dhe materialisht organizatat terroriste në drejtimin e Osama Bin Laden, konkretisht rrjetet e Al-Qaida, përfshirë Jemaah Islamiyah, Al-Itihadd al-Islmaiya, Egyptian Islamic Jihad dhe Lashkar-e-Tayyiba. Durguti ka qenë një ndër mbështetësit kryesore të Bin Laden, i cili arriti të hapte një filial të Al-Haramain Islamic Foundation edhe në Shqipëri.
Al-Haramain Islamic Foundation
Aqeel Abdulaziz Aqeel Al-Aqeel dhe Suliman Hamd Suleiman Al-Buthe janë themelues dhe lidera të Al-Haramain Islamic Foundation, organizatës përgjegjëse për mbështetjen e akteve terroriste. Financimi në përgjithësi sigurohej nga bamirës individualë dhe nëpërmjet fushatave të veçanta që synonin përzgjedhjen e subjekteteve të ndryshme të biznesit nëpër botë. “Sëbashku me Safet Ekrem Durgutin, ata arritën të hapin një filial të Al-Haramain Islamic Foundation edhe në Shqipëri.
o I nderur zoti Zaimi
Dhe une ju falenderoj per vemendjen.
Keto gabime “milimetrike” qe paska bere mender Berisha me ngrene nervat kur ai ka bere tonelata krime dhe tradheti.Po shikojme se ne prag te 70 vjetorit antishqiptare te te gjitha niveleve po krijojne nje fortune antikomuniste si terror mediatik alla elezbiberce.Dhe veglat e Rames si ajo mirela kurmbarja jane ne kete linje.Dhe vizita papes me 40 shenjtoret (disa profashiste) me la shije te hidhur.Po mbulohen krimet e fresketa te berishizmiit dhe po hapen “defteret e enverit para 60-70 vjetesh.
Ne respekt te sinqeritetit tuaj po te jap nje liste te martireve te otrantos qe i kane ngrene peshqit e adriatikut
Në 28 mars të vitit 1997, anija “Kateri i Radës”me 115 persona në bord, në përpjekje për të udhëtuar drejt brigjeve të Italisë, u përplas me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë, ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë. Prej tyre, 57 trupa u gjetën, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,
Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
Roland Fezaj, 14 vjeç,
Oltion Fejzaj 13 vjeç,
Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
Gerard Xhavara, 4 vjeç,
Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
Qemal Roshi, 38 vjeç,
Roland Roshi, 2 vjeç,
Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
Donika Idrizi, 40 vjeçe,
Elona Idrizi, 14 vjeçe,
Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
Romeo Andrea, 28 vjeç,
Silvana Andrea, 18 vjeçe,
Kristina Andrea, 2 vjeçe,
Bardhyl Lame, 37 vjeç,
Tushe Lame 38 vjeçe,
Artuela Lame, 35 vjeçe,
Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
Anife Begotare, 41 vjeçe,
Rezart Begotare, 12 vjeç,
Erald Begotare, 13 vjeç,
Zeman Avdia, 37 vjeç,
Nertila Avdia, 11 vjeçe,
Olsi Avdia, 6 vjeç,
Irma Greko, 21 vjeçe,
Kristi Greko, 3 muajsh,
Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
Besmir Birçe, 9 vjeç,
Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
Robert Bajrami, 19 vjeç,
Miklovan Troqe, 17 vjeç,
Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
Lindita Demiri, 12 vjeçe,
Lindita Demiri 12 vjece,
Bektash Tahiri, 47 vjec,
Andi Aliaj 17 vjec,
Teferi Saliu 48 vjec,
Lirim Bulla 17 vjec,
Zini Muça 27 vjec,
Ermal Xxhaka18 vjec,
Fatmir Geraj 28 vjec,
Kastriot Sharraj, 36 vjec,
përparim Mamanaj, 13 vjec,
Zylyma Sulejmani 22 vjece,
Krenar Sulejmani 27 vjec,
Alban Sulejmani 4 vjec,
Mirand Kaçuku, 28 vjec,
Kizeta Sulo 21 vjece,
Klodian Sulo 2 vjec,
Fiqiei Sulaj 30 vjec,
Ervin Sula 15 vjec,
Latif Berberi 53 vjec,
Maze Seferaj 31 vjec,
Brunilda Seferaj 25 vjece,
David Seferaj një muajsh,
Vjollca Kaçupi 22 vjece,
Albana Botrova 22 vjeçe,
Merita Ferko 32 vjece,
Bledar Ferko 10 vjec,
Fredi Ferko 8 vjec,
Viktori Kaçupaj 25 vjece,
Robert Llanaj 30 vjeç,
Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
, Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
Ilir Kicja 34 vjec,
Maringlen Bardha 16 vjec,
Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.
Te nderuar shqiptare
as Adolf Hitleri nuk beri kete krim kunder njerzimit ne kete fare feje por kete e beri Italia nje vendi i Natos dhe Bashkimit Europjan.
Ishte koha qe perbindeshi Berishe urdheronte avjonet te bombardonin Jugun,te sulmonin Jugun me mercenaret e Veriut.dhe te hidhej lende kimike kunder populates civile.
A ka ngelur ndonje njeri me ndenja njerzore ne planetin e tokes se per “demokrate” e morem vesh se jane te gjithe.
Turp dhe neveri per ate popull,per ate klase politike dhe per ato intelektuale qe pertypin kashte dhe jonxhe ne ate vend te frikeshem me emrin Shqiperi
Rri i kadare per koken tende mos lajthit ne pleqeri,mos u be si driteroi qe per koqet e dhendrit Muhamet shiti lavdine e vet. te vrasesi lulbash Nje miku ime me postoi kete artikullin tuaj te ZP qe e kisha harruar fare por mbasi po e krruan le ta lexojne shqiptaret qe ke qene me enver se enver dhe me stalin se stalini dhe tani me sali se saliu
tregoi shqiptareve cfare grade ushtarake ke marre ne Red Army kur studjoje ne BS
tregoi shqiptareve qe je poeti qe i ke kenduar me shume Stalinit ne Bote dhe kur vdiq ai ne 1953 te ra damllaja dhe te shtruan ne spital me urgjence..
REALIZIMI SOCIALIST-ARTI I MADH I REVOLUCIONIT
Ismail KADARE
Zeri i Popullit, 13 janar 1974
Një nga dëshirat e drejtuesve të superfuqive është që bota të jetë memece, në mënyrë që ajo të mos i gjykojë dot krimet e tyre. Mirëpo njerëzit kanë lindur me gjuhë. Atëherë, arësyetojnë, ata, nëqoftëse njerëzit nuk i detyron dot të mos flasin, përpiqen që ata të belbëzojnë në mënyrë sa më të pakuptueshme, si të marrët. Dhe kështu vazhdon gara e ethëshme për të krijuar libra sa më të degraduara, poezi hermetike, prozë të coroditur, tinguj kafëshorë, kompozime abstrakte. I gjithë ky belbëzim, që shpesh u ngjan belbëzimeve të të sëmurëve psikik, është një shërbim i madh që i bëhet borgjezisë së sotme, shërbim të cilin ajo e cmon së tepërmi. Historia e dekadentizmit, ashtu si ajo e gjithë artit, është shekullore, por në asnjë shekull ai nuk ka pasur një shpërthim të tillë si sot. Kjo ndodh sepse në asnjë shekull klasat sunduese nuk janë gjendur ndonjëherë kaq pranë humnerës si në këtë shekull
Kështu arti borgjez përpiqet sot të krijojë një model të ri antiheroi, një autsajdër (ai që është jashtë), sic e kanë pagëzuar në Perëndim. Ky autsajdër, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botës borgjeze e revizioniste, mishëron ikjen nga bota jonë, dezertimin e turpshëm nga koha. Ai nuk është ndonjë shpikje e re; përkundrazi, rrënjët e tij duhet ti kërkojmë thellë tek Bibla dhe Kurani, këto puse të pashtershme ideshë reaksionare
Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. Karakter konservator thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur
Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi.
Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk.
Epoka e kapitalizmit është në perëndim, dhe tonin e artit botëror, kulmet e tij po i jep e do ti jap akoma më shumë në vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa punëtore. Realizmi socialist është ende në dekadat e tija të para. Në vitet e ardhshme ai do të ngushtojë gjithmonë e më tepër perandorinë kulturale borgjeze revizioniste, gjersa më në fund ta rrethojë atë. Letërsia jonë e re shqipe, për vetë pozitën pararojë të partisë dhe të vendit tonë në luftë kundër botës së vjetër në kuadrin e artit botëror komunist, ka sot një pozitë të privilegjuar dhe mundësi të pakufishme për vepra të mëdha.
Per sa I perket krimeve qe ka bere Saliu keto I mbeshtesim te gjithe po se kuptoj pse akuzon Kadarene per keto krime? Nuk e di a e ka akuzuar apo jo saliun po pse vrer kunder Kadarese
Kadareja eshte ai qe mburemi per penen e tij qe e vlereson gjithe bota ,nuk e pse ju kini kaqe inat per ate shkrimtar ( obori )
Kur jeni I afte me fakte dilni drejt me emer mos vazhdoni me Anonime si ne kohen e Dulles
Ta them une o mik. Kaq vrer derdhet sepse sot Shqiperia ndodhet ne duart e spiuneve me te kqinj qe ka njohur ndonjehere. Jane ata qe spiunerine po e kthejne ne vlere kombetare duke e nderuar me gjith c’kane ne dispozicion. Ky komb qe akoma s’guxon te ndeshkoje keta kriminele, eshte i predispozuar te perseris historine e tij te vuajtjeve dhe spiunimeve.
Ik mer ligavec haleje na trego dosjet ti tani mas 25vjeteve,qe i pastroj miku jot Sali Berisha.Po dosjen tate ta ka dhon Sala??
i nderuari Azem Hajdari, qe ka marre çmimin e larte te Pishtarit te Demokracise ka thene se ne Shqiperi ishin 1 milion spiune, i bie qe ne tre persona njeri ishte spiun. Do kete pasur te dhena si kryetar i komisionit te Mbrojtjes, sidomos Azemi nuk ia fuste kot, edhe ate e kane nderuar me çmime pertej oqeanit; do e kene vrare per çeshtje madhore patriotike te ndjerin. Nje tjeter, me duket Maks Velo ka thene se ekzistojne 300 mije dosje. Ca te tjere thone se mesatarisht kishte 500 mije spiune/bashkepunetore ter Sigurimit, etj, pra, mesatarisht çdo familje paska pasur”spiunin” brenda e rrjedhimisht dosjen e saj familjare. Po u hapen keto gjera i bie qe te merremi me thashethem, por nejse. Ndofta duhen hapur, se pune tjeter s’kemi. Une mendoj qe duhet te hapen edhe dosjet e perandorise turke, te shohim kush spiunonte ne kohen e Dovletit. Une mendoj se shkrimtari arrin nje moshe kur nuk eshte nevoja te shkruaje me, por te mbledhe frytet e krijimtarise se tij, ashtu si bujku qe mbjell ne vjeshte dhe vjel ne veren e ardhshme. I.K. eshte ne kete faze te bekuar te shkrimtarit, kur shkon andej-kendej dhe mbledh frytet qe i ka mbjelle pas shume vitesh mundimesh dhe perpjekjesh dhe eshte e drejte qe te shpresoje e meritoje me shume. Por ndofta, duke qene i lire nga mundimet e krijimtarise, mund te jete me afer problemeve jetike te shqiptareve, pasi vendi ka shume korrupsion, shume mosdakordesi, ka varferi dhe mjerim. Nuk nevojiten romane dhe novela per keto gjera nga shkrimtari i madh, nevojitet kritika e tij aktive. Si thote Hemingway ne nje tregim autobiografik mbi rolin e shkrimtarit dhe gazetarit,nuk duhet shkruar as shume shpejt dhe as shume vone, por mundesisht ne kohen e duhur.
Kadareja eshte shkrimtar i madh,por ne konflikt interesi me vehten,me te djeshmen,te pardjeshmen ,te sotmen..s’besoj se ka ndrruar fe per hir te çmimit…Sado i madh ,nuk e di pse kerkon jo ne menyre te paqte diçka qe i takon,por shkel padrejtesisht mbi te drejtat e te tjereve bashkekombasve ndryshe …Se di se kush do te jete me i madh..çmimi apo Kadareja,pasi ne fjalimet “spekulative” ne vite ai spikat si nje funksionar politik..Mendoj se nje trasparence me vehten do ta rrise Ate ne syte tane .
Kadareja me te vertete eshte shkrimtar I madh dhe nuk mbeti te gjykohet nga dystabane trushpuar.Mjeshtrin kihe inat,por hiqi kapelen.
Akuzat e ketij njeriu qe e mban veten per shkrimtar shqiptar, jane monstruoze. Nuk mund te akuzohet Enver Hoxha per keto deklarime te Ismail Kadarese:
“…Gjergj Fishta.
Filoitalian i papërmbajtshëm,
agjent i Vatikanit,
partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë.
Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal.
Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar…”
Me thoni dot, a i mbetet qofte edhe njeres prej ketyre akuzave, Ismail kadarea?!
Po t’i thuash Gjergj Fishtes “partizan i shkombetarizmit” eshte te vesh duart ne koke. Fishta beri krejt te kunderten, vetem per kulturen shqiptare e shqipen luftoi e shkroi. Apo ishte turp e krim kjo, o Ise?! Po nga Isa tjeter, Ise Buletini, nuk te vjen marre?!
T’i thuash Gjergj Fishtes “shovinist i terbuar”?! Pse u shpreh kunder serbeve sic ndjente e sic shprehej populli i vete? Mos o Zot, sa mekate te renda i ka hedhur vetes ne shpine ky njeri, qe e quan veten Nder Kombi, ne nje kohe me Fishten…
Thuaje nje fjale per keto gafa, o rob zoti, thuaje dhe shpeto shpirtin…
Nuk jemi pergjithnje ketu: do vesh tek Gjergji e do t’i kerkosh falje atje…Me mire nise qe ketu, te ndjehesh me lehte perballe tij…
Edhe ne do lehtesohemi, e do te te duam me shume per vlerat qe ke ti…
Tani u kujtua z.Kadare per dosjet?Kujt i sherben kjo ceshtje tani?.Nga Kadare eshte kerkuar te shprehet per te gjitha ato qe kane ndodhur ne Shqiperi,te cilat i permenden te tjeret me lart,ne fakt ai ka heshtur dhe me heshtjen e tij,ai ne nje fare menyrei ka certifikuar ato qe kane ndodhur,kane ndodhur gjithe ato trauma dhe shqiptaret donin te dinin se c’mendon ai,ne fakt ai ka shikuar me shume punet e veta.Nje shkrimtar si Kadare me fame nderkombetare nuk duhet te jete i qete kur qofte dhe nje nene e vetme ne Shqiperi nuk ka buke per femijet e vet.Ne Shqiperi eshte bere politike e piste nga te dy krahet politike,shpesh dhe demagogji e paster,dhe korrupsion galopant,administarete jo eficente,sistem shendetsor i korruptuar,drejtesi e degraduar,sistem arsimor ne degradim.Si mund te rrine shqiptaret te qete ne vatrat e tyre para kesaj gjendje?Si mund te jene te kenaqur shqiptaret me kete Shqiperi?Nje shoqeri jep e merr me boten,por me duket se Shqiperia vetem merr e nuk jep.C’te jape?Shqiperia nuk ka c’te eksportoje,mirpo ne se s’ke c’jep, nuk ke se c’merr.Pra Shqiperia eshte para nje kolapsi ekonomik.A merr vesh nga ekonomia z.Kadare?Natyrisht qe s’merr vesh,por duhet te degjoje ekspertet e kesaj fushe, atehere do ta kuptoje se perse ikin shqiptaret.Atehere atij do ti duket se kjo Shqiperi e begate,per te cilen ai gezohet sot, edhe mund te mos egzistoje as ne harte.Pra ekonomia eshte problemi me i madh i Shqiperise dhe shqiptareve sot.Kete problem nuk e zgjidh dot nje cmim,sado i deshiruar eshte ai,cmimi eshte per Kadarene nder, edhe per ne eshte nder,por nuk eshte se na shpeton nga halli i madh ekonomik qe kane shqiptaret.Dhe shqiparet e thjeshte si une, mendojne se politika e te dy kraheve eshte pergjegjse per kete situate.Kadare hesht para kesaj politike,duke u bere pjese e saj,ne vend qe te ngere zerin duke vene gishtin ne plage.Askush nuk degjohet me shume se ai, kur ai flet.Ka folur per problem te medha kombtare dhe fjala e tij ka pasur peshe.Respekti i madh qe kane lexuesit ndaj tij,e shton edhe pergjegjsine e tij.
Respekte per hapjen e dosjeve,por jane kundra Saliu me Nishanin,duan te mbrojne popullin nga semundja zemres.Luli eshte ne medyshje,partia e Rames ka broblem me llustracionin,si do behet llustra me xhel,apo me kena,;parti e Metes pretendon ta diskutojne ne vere,qe ta freskojme popullin me ligjin e llustres me kova me akull,se jane shume per nominim.
mbaruan duke hedhur gure ne uje te marret,tani i erdhi rradha te mencurve qe kane dale nga sokaku i te marreve.
Kthehu ne atdhe se atdheu ka nevoje perdite per ty.
Ne vend qe ta nderoni pö e shani. Me mire shkoni e perfaqesoni Shqiperine me Zylyftar Ramizin, Aranit Celen ose Injorantin Hekuran Isai
Shqiperine nuk e duan ish Komunistet qe jetonin me mire se populli i thjeshte atehere. Ata qe humben privilegjet.
Shqiperine nuk e duan “ata” qe e drejtojne , ballistet dhe zogistet e vjeter dhe moderne , qe e rropen dhe masakruan ne kete derexhe , duke u fryre me dollare dhe euro !
Jane keta qe e varferuan dhe detyrojne njerezit te ikin nga syte kembet ne dyert e botes duke braktisur cdo gje te shtrenjte te tyre !
Eshte rikthyer kolera ne Atdhe , virus i se ciles je dhe ti !
Si guxon ky pis burre e thote qe ku shkonin keto njerez djem te rinj gra me femi ne krah duke braktis vendin …Po ti mor doc i docave si ike me avion e me vize ne France me ate pseudoarratine tende..pse mos tallesh se ne e kishim nga qefi per tu mbyt ne dete apo malet e greqis nga te ftohti e bora.
nuk le hale te evropes pa lepir per ate te shkrete NOBEL.,,TI MORE SHKRIMTAR I REALIZMIT SOCJALIST… ti mor spiun sigurimi brenda sigurimit te shtetit,ti or kryeagjent qe hengre me te dy duart e me cmunde ne ate koh ,po han dhe tani sipas qefit..Ti o lekur shitur do na tregosh neve shqiptarve se crruge duhet te ndjekim!!.Ti do na diktosh se historia e keqe fillon me ardhjen e Osmanve ne ballkan e harron njimij vjet perandori bizantine qe slan aleanc pa bere perandoret e kostandinopojes me sulltanet per mos humb fronin.Ato Galet e tua qe ti i ke shit dhe shpirtin sa kryqezata kan bere ne emer te krishterimit per te grabitur me kurorzimin e 1204.. sado tituj te shitur te japin ty nuk ta heqin damken e turpit..
Ku e gjejne kete vrerr keta pacavurre shqiptare komentues,qe asnjegje skane sjell per vendin dhe gjejne kohe dhe shajne Kadarene.O te deshtuar,qe urreni te zotet dhe te aftet,nuk paskeni pune tjeter vetem te villni vrerr per cdo njeri me vlere?
Cfare keni bere ju per Shqiperine?
Kush nga bota e njeh Shqiperine,sepse njeh keta komentues “me vlere”?
Kush nga ju ka ndonje veper ,qe e njeh vlera dhe bota?
Sa nga ju baxhella vrerezinj,ka shkruar nje veper ,apo ka bere dicka qe e ka rritur vleren e njohjes se Shqiperise?
Maskarrenj te papune,qe shani kedo qe siu vjen pas avazit.
Perfundimisht te deshtuar ne jete dhe ne familje,se edhe asaj si keni sjelle ndonje gje,duket.
Palaco analiste.qe marrin krahun e njerit apo te tjetrit per perfitime personale dhe qe shajne te aftet nga mengjezi ne darke.
Dedellisni or te derdellitur nga e keqja e mbrujtur qe nga lindja.