Ai nuk pajtohet se kombi ynë është me fat të munguar dhe të hidhur. Ai e quan kombin shqiptar si fitimtar që sot zë rrënjë të vjetra në Evropë, e nuk është radhitur në mesin e maratonës së popujve e kombeve që u dorëzuan e u zhdukën nga faqja e dheut. Ismail Kadare, autori më i madh i letrave shqipe, thotë se të gjitha kombet kanë humbje dhe nuk është e vërtetë që nuk janë të pavdekshme. Kombet vdesin, por të gjallë si shqiptarët duhet të ndihen krenarë, thotë Kadare.
Fituesi i dy çmimeve prestigjioze letrare “Man Booker Prize” dhe “Prince of Asturia” të hënën në mbrëmje ka marrë çmimin ndërkombëtar “Ali Podrimja”, çmim ky i ndarë nga Universiteti AAB në nder të figurave që u dhanë kontribut madhor letrave dhe kulturës shqiptare.
Figura e ftohtë e Kadaresë ka ardhur në shprehje edhe një herë. I matur në çdo fjalë dhe i kujdesshëm nëse çmimi që mban emrin e një të ndjeri do ta nderojë figurën e tij, Kadare ka pranuar çmimin duke folur për portretin famoz të Podrimës dhe kombin shqiptar.
“Letërsia nuk rregullon punët e shtetit, punët e partive. Letërsia e ka vendin e saj të pavarur, përveç në stinët kur duhet ta thyejë zakonin e të përzihet në punën e kombit, sepse ky i fundit ka nevojë për trajtimin e saj”, shton Kadare.
“Kontinenti evropian për shekuj ka dashur ta shkëpusë kombin tonë, ka dashur ta nxjerrë nga kontinenti. Përpjekja e fundit për një gjë të tillë ka ndodhur para 14 vitesh. Pak a shumë kjo lidhet edhe me figurën e hebrenjve, pos që kjo e fundit ishte me përmasa globale”, shton Kadare. Të hënën në mbrëmje, përkrah tij ka qenë Helena Kadare, bashkëshortja dhe udhëtarja jetësore e figurës. Në jo pak vepra, Kadareja mashkull u ka dhënë shpirt veprave të Helenës dhe gjuhës së saj të bukur letrare. Kadareja pro evropian megjithatë ngreh një tezë të rëndësishme.
“Që kombi shqiptar është gjeografikisht në Evropë, ky është fakt. Kjo nuk ka të bëjë me mburrje apo me luks. Ne i ngjajmë Evropës ndoshta si pikënisje me ashpërsi, e ndoshta do të përfundojë me butësi”, thotë Kadare, kur merr çmimin e kujton bisedat e vjetra me dy miqtë e tij që sot nuk janë dhe kanë braktisur atë, Ali Podrimën e Azem Shkrelin. Vetë Kadare do të donte që këtë çmim të mos e pranonte kurrë në jetën e tij.
“Jam i prekur thellësisht, sepse ikja e parakohshme e Ali Podrimës ma jep mua këtë çmim. Kjo festë nuk do të ndodhte po të ishte ai gjallë, dhe unë nuk do ta merrja çmimin. Ky titull ka burim një hidhërim, humbjen e një miku tim të shtrenjtë”, shton Kadare. Çmimi ndërkombëtar “Ali Podrimja” sivjet i jepet Kadaresë me disa arsyetime. Sipas Ibrahim Berishës, anëtar i jurisë, autori më i shquar dhe i përkthyer shqiptar i të gjitha kohërave ka libra që presin si sëpatë.
“Kadare është zëri i munguar i shqiptarëve, dhe krijoi në një kohë kur kultura e Shqipërisë ishte plot ideologji. Ai ishte ura lidhëse mes Shqipërisë dhe asaj që në ëndërr njihej vetëm si Evropë Perëndimore. Edhe për Kosovën ka një rëndësi të madhe, sepse kur Kadare shkruante për të arrinte ta nxirrte nga një tokë e mjegullt dhe pa diell siç ishte ajo”, thotë Berisha, derisa arsyeton çmimin ndaj Kadaresë. Sipas jurisë, Kadare i solli Shqipërisë identitet dhe kulturë, një ndër mënyrat e pakta të frymëmarrjes mendore e shpirtërore. “Ai ka sjellë më së miri qenien e përkatësisë dhe idenë e lirisë”, thotë Berisha.
Ndarja e çmimit është shoqëruar edhe me recitimin e dy prej poezive emblemë të autorit referencë për kulturën shqiptare në botë, “Mall” dhe “Llora”, bashkë me performancën e dhuruar nga Kori i Filarmonisë së Kosovës.
“Është koha që kultura shqiptare të shfaqë zërin e saj nëpër botë. Marrja e këtij çmimi ka një lloj shqetësimi dhe ndodh rrallë e sidomos nëse autori është i ndjerë, por ndihem thellësisht i prekur, dhe kjo nuk është një metaforë”, ka përfunduar Kadare.
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për Çmimin Nobel për Letërsi. Dallohet për novela, romane, por ka shkruar dhe poezi dhe kritika. Jeta e tij ndahet mes Francës dhe Shqipërisë. / Zeri.info

Po mir o zoteri, na thuaj ti si me i mencuri i shqiptareve, kur kemi qene pjese e Europes ne, vec asaj gjeografike……ne asnjehere nuk na ka dashuer europa perderisa ne kemi qene per 500 vjet me osmanet dhe kur disa shqiptare te mencur donin te na shkepusnin nga turqia…do;en disa shqiptare dhe berrtiten me te madhe ” dum baben’…..ti njeri qe kerkon Nobelin, na thuaj se cfar duhet te bejme qe europa te na pranoi si pjese te saja……ti e shikon qe ne votuam perverset per te na udhehequr…apo te duket normale ty kjo qe ne bem…..
“Letërsia nuk rregullon punët e shtetit, punët e partive” Eshte shprehur Kadare,PO JU ZOTI KADARE CFAR KENI BERE?.Si gjithmone LIGAVECIN.
Letërsia, me tërë mend “nuk rregullon punët e kombit, por ajo e paralajmëron kombin, për mirë a për keq! Për sa kohë që letërsia e kryen këtë mision, kombet mbeten vigjilentë, sy celët, të përgatitur për Eldoradot apo për Furtunat!
Kombet vdesin kur kalojnë në vëtkënaqësi, në rutinë, kur lodhen dhe kur plaken; kur humbasin busullën, besimin, kurajon dhe guximin, për të realizuar atë të parealizuarën por të aspiruarën, kur brezi nuk ia dorëzon brezit stafetën, kur idealizmi nuk ekziston qoftë edhe minimalisht; kur i nënshtrohet fatit dhe pranon të bëhet pre e të huajit. Por mbi të gjitha rreziku i zhdukjes së kombit vjen nga qeverisja e keqe. Prandaj Hamurabi i Babillonisë, rreth 3500 vjet më pare, apelonte: “Qeveriseni mirë popullin se ndryshe, cdo invazion të huaj ai do ta quaj clirim”! Kjo vlen për këdo në botë, vecmas për elitat politike dhe kombet e copëtuar sic është kombi ynë që jeton në trojet e tij, por të copëtuar në gjashtë shtete!
Urime Ismail Kadaresë për Çmimin prestigjioz “Ali Podrimja”! Ismaili e meriton para gjithkujt cmimin në fjalë. Aliu i bën nder Ismail Kadaresë dhe Ismaili i bën nder Ali Podrimës.
Me këtë rast kam dëshirë të publikoj këtu kaër vargje që ia kam dedikuar Ali Podrimës, të përfshirë në librin tim “Nja dy fjalë-nja dy derte”, botuar në vitin 2006:
Ali Podrimës
Vargu yt gërryen shkëmbin,
dhe trason një rrugë të madhe!
Ti ushqen me dashurinë,
cështjen tonë kombëtare!
Nderim përjetësisht Ali Podrimës! Nder dhe lavdi për Ismail Kadarenë!
nuk do paria e shqiptareve europen jo europa nuk na do ne.paria eshte antieuropiane,antiperendimore.vari hejbet perendimit.nuk pranojme pushtues te perendimit pranojme pushtues te lindjes.ik ore mashtrues.
FRANCA JOTE DHE DHENDRI I KORFUZIT I DUAN TE VDEKUR SHQIPTARET.PER TI VDEKUR SHQIPTARET JAPIN NDIHME NJEREZ SI PUNA JOTE DHE TE TJERE NE KEMBIM TE TE MIRAVE MATERIALE QE JU OFROJNE FAMILJEVE TUAJA>TI DHE SALIU U CORRET DUKE NA SHTRENGUAR ME PAHIR TE NA CONI NE EUROPE TANI DEL QE EUROPA NUK NA DO.IK ORE NJERI TREGTAR TE JAPIN MIQTE E TU CA CMIME TY DHE TE DUKET VETJA TRURI I SHQIPERISE>NE DO TA PRANOJME PUSHTIMIN E LINDJES PREJ SE CILES NUK JEMI CLIRUAR KURRE>POR TY TE DO DHENE CMIMI ARMIK I KOMBIT>QEROHU ZAGAR>
FRANCA DHE SATELITET E SAJ BASHKE ME DHENDRIN E KORFUZIT E MBAJTEN 50 VJET SHQIPERINE TE SHTRENGUAR NEN TELA ME GJEMBA dhe NEN SUNDIMIN E NJEREZVE QE I KEQTRAJTUAN ARMIQTE DHE MIQTE E QEVERISE MONISTE SHQIPTARE
FIZIKISHTKUR FRANCA MERR NE MBROJTJE CORRUSHISTE SI ARSIMTARI GJERGJ LEKA E KOMPANI CPRESIN SHQIPTARET NGA FRANCA.NJE MUR I RI NDARES DO TA IZOLOJE PERSERI SHQIPERINE DHE DIKTATORE TE RINJ PO SHFAQEN NE HORIZONT>KETA DIKTATORE DO TA KEQTRAJOJNE PERSERI SHQIPTARIN DHE OPOZITEN DO TA MBYSINPERSERI> KJO MBESHTETJE PER DIKTATORET E RINJ OFROHET NE KEMBIM TE ABUZIMEVE SIDOMOS MONETARE QE KA BERE BEN E DO TE BEJENE TE ARDHMEN KLASA E RE
GJENIU KADARE e dine mire se KRYE-OTOMANI i sotit ERDOGANI eshte ZOZ SHTEPIE ne KOSOVE.
duke filluar qe nga ti i pari , bashke me saliun tend qe na e prure ne 90-ten. Ka me antishqipetare se vete shqipetare. Ti o kadarecke , je spiun franceze dhe i anglezeve. Enver Hoxha do te kishte bere mire te te kishhequr qafe. Sot ju funderrina keni tituj intelektuali. i kam lexuar disa nga veprat e tua , dhe as qe me bejne pershtypje , jo sepse jane te pavlera po sepse jane shkruajtur nga nje autor i ligeshtuar , nje rastesi . Po te shkruheshin nga nje dore qe e ka zemren e bardhe , do te kishin shije cdo fjale. Veprat e tua , ti ka reklamuar Saliu , dhe aso kohe ne monizem , po e njejta gje , miqesia.