Kadare flet për “Nobel”-in e munguar: Jam mësuar të mos e marr

Dita

Një muaj para se të ndahen çmimet “Nobel duket se sulmet ndaj shkrimtarit të njohur Ismail Kadare bëhen më të mëdha. Ai thotë se nuk është interesuar kurrë për to dhe se nuk ka shkuar asnjëherë në arkivat e jurisë për t’i parë këto letra?

Shkrimtari rrëfeu ekskluzivisht për “Studio e Hapur” edhe një bisedë që ka pasur me sekretarin e Përgjithshëm të “Nobel”-it në Suedi. Ai shton që edhe nëse nuk do ta merrte kurrë këtë çmim nuk do mërzitej.

“Unë nuk kam vajtur me këtë qëllim sepse është e palejueshme jashtë çdo zakoni të bija në këtë banalitet, të kërkoj sekretet e mia, dhe s’kam dhe të drejtë. Juria Nobel ka sekrete absolute. Por kur njëherë isha me time shoqe Helenën në Suedi, për habi të madhe timen, sekretari i Përgjithshëm i Nobel na ftoi për drekë në selinë e Nobelit. Nuk e shpjegoj dot se unë jam dhe një prej kandidatëve, dhe biseda u bë krejt e lirë, pa gajle fare. Mes bisedave u bë dhe ky muhabet, më tha a do ta shohësh sallën me dosjet dhe bëra tamam këtë pyetje. I thashë nuk dua ta di çfarë thonë për mua, por më e keqja më tha është që ju nuk e keni shkruar veprën në gjuhën shqipe por në një gjuhë që nuk ekziston.

Dhe qeshëm të gjithë. Këtë ia them botuesit tim në Paris, ai i dha rëndësi dhe mori vendimin në çast të botojë veprën time në frëngjisht, por ta botojë ai dhe jo ta marri nga shqip. Ai botoi 12 vëllime në frëngjisht, të dy botimet janë identike si në shqip e frëngjisht dhe shiten në Francë prej 10 vitesh në dy gjuhët. Shpifjet ndonjëherë ecin shpejt edhe pse duken absurde. Letrat mund të vazhdojnë kundër meje, por gjithnjë e më shumë besoj se janë të paefektshme, nuk janë ato arsyeja besoj se pse nuk e marr çmimin Nobel. Unë gëzohem që jam kandidat, se është nder të jesh mes të zgjedhurve. S’ka ndonjë gjë dramatike mos ta marrësh, se atë njëri do ta marrë. Janë shkrimtarë të shquar në botë. Sinqerisht nuk më vjen keq, jam mësuar të mos e marr, ndoshta e pres ndonjë telefonatë në mënyrë pasive. Biles kam një lehtësim kur nuk më marrin se them iku dhe këtë vit”,- thotë ai.

Por a ka ndonjë moment kur Kadare është ndjerë i lënë nga Shqipëria, lexuesit shqiptare? “Është e rëndë të ndihesh i lënë, por pakëz edhe mund të më ketë ndodhur. Nuk e di ekzaktësisht kur ka ndodhur kjo, por më ka qëlluar që, gabimisht ndoshta, mund të kujtoj se jam i lënë. Por mbase është dhe në natyrën e shkrimtarit, që ka natyrë emocionale, që të ndihet i lënë dhe kur s’është i lënë. Por besoj që një popull nuk e lë një shkrimtar”.

Share This Article
5 Comments
  • Po Kadare, eshte mese e vertete qe populli nuke e len kurre nje shkrimtar,po aqe eshte me se e vertete qe shkrimtari e braktis popullin kur i sherben diktatures,dhe kete e ka vertetuar koha me dite e vite ne Shqiperi si dhe ne te gjithe ato vende ku morali dhe pena e shkrimtareve eshte vene totalishit ne sherbim te diktatures.Mjaft me, me Kadarene, ai mbetet dikushi ne pene, por i pamoralshem ndaj popullit. Poezia e tije, “ku ti kerkoje rrenjet e tua parti…………etj,nuke kane nevoje per koment.Duke e byll po i rikujtoj Kadarese shebimin e parafundit ndaj diktatures komuniste,megjithse komunizmi po lengonte, Kadare deklaron;te gjithe ato shqiptare qe jane futur ne ambasada, jane pjese e jashteqitjes shqiptare…….

  • Nuk e besoj se i lexon kush rrenat e tija ne France e kudo ne boten e qytetruar. Do te vije dita qe te gjith shqipetaret ta kuptojne te verteten e ketij mashtruesi komunist.

  • KUSHTI QE I KANE VENE KETIJ PER NOBEL

    ESHTE

    “SULMI NDAJ IDENTITETI SHQIPETAR, DHE

    TJETERSIMI TOTAL I TIJ”

    KY MIKU ESHTE HEDHUR ME KOKE E ME KEMBE

    NE KETE PROJEKT, POR MESA DUKET KA

    DESHTUAR.

  • Në letërsi nuk mund të gënjesh.
    Edhe pse ka gënjyer nga halli,prap ka gënjyer.
    Tereza e kalkutes nuk gënjeu dhe mori nobelin.
    Shpirti i oportunizmit shqiptar,e la në hije.

  • Ju dy komentuesit e pare nuk keni kuptuar gjene themelore…komisioni i Nobelit ka nje moral absolut…nuk futet ne intriget ,letrat ,qendrimet individuale apo te grupeve te caktuara shoqerore …Komisioni vlereson vepren ne teresi ,por edhe koherencen ,integritetin moral ,qendrimet e shkrimtarit ndaj ngjarjeve te rendesishme boterore …Dhe ne se per vepren ,kryesisht ate te para viteve 90…komisioni ka nje vleresim te Kadarese si nje nga gjigandet e letersise bashkohore…per pjesen tjeter figura e Kadarese eshte derrmuar nga vete Kadareja ….Pra e meriton Nobelin ,,por vete trajektorja e tij si nje shites ambulan idesh antikomuniste , pas 90…e ka cvleresuar kaq shume sa anetaret e komisionit nuk mund ta pertypin …Sa per njohuri Nobel Breht, Markez ,Fo ….dhe mjaft te tjere ,miq te liderve komuniste ne bote ,nuk kane mohuar kurre vetvehten ,idealet e medha te shoqerise njerezore per barazi ,.drejtesi ,dinjitet…progres ,paqe…Prandaj edhe kane marre vleresimin maksimal…gjera qe ju kukuvajkat e injorances primitive nuk mund ti kuptoni kurre….Ju rroni me endrra mesjetare ,anadollake ,ju nuk mund ta kuptoni historine njetezore ,,,,ju jeni perfaqsues te regresit …te te kaluares..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *