Kombet e Bashkuara do të miratojnë një raport të posaçëm mbi dhunën seksuale në vendet në konflikt.
Në diskutimin e organizuar në Këshillin e Sigurimit mbi këtë temë, ambasadorja e Shqipërisë, Besiana Kadare, ka kërkuar që në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të përfshihet dhe Kosova.
Duke përshëndetur nismën e presidencës gjermane, ajo nënvizoi rëndësinë e dënimit të akteve të rënda.
“Unë vij nga një rajon i cili në një të kaluar jo të largët ka jetuar trashëgiminë shkatërruese të dhunës seksuale, e cila është përdorur si taktikë dhe armë lufte. Këtu dua ta përmend rastin e Kosovës, ku dhuna seksuale është përdorur sistematikisht dhe qëllimshëm si armë lufte gjatë konfliktit në fund të viteve ’90“.Mbi 20.000 të mbijetuara ende sot vuajnë në heshtje, të izoluara nga stigma dhe diskriminimi. Me gjithë provat ekzistuese, asnjë rast nuk është dënuar deri më tani”, u shpreh Kadare.
Kadare ka theksuar se përfshirja në raportin e OKB-së për këtë çështje do ta lehtësonte identifikimin e të mbijetuarave.
“Duke i ndihmuar ato të përballen me paragjykimet dhe turpin, si dhe do të vinte në pah përvojën e vlefshme të Kosovën në mbështetjen e viktimave, si një shembull i mirë për rajonin dhe më gjerë”. Prioritet është që padënueshmëria e këtyre krimeve të marrë fund, zero tolerancë ndaj shfrytëzimit të përdhunimit si mjet të luftës. Vendet anëtare të OKB-së duhet gjithashtu të zbatojnë politika për ta zhvendosur stigmën prej viktimave drejt autorëve të krimit”, tha Besiana Kadare.
Kadare shprehet se mesazhi i rezolutës duhet të jetë i qartë, zero tolerancë ndaj dhunës seksuale.
v.l/ Dita

Bravo Kadare dhe mos voto me kunder SHBA,
edhe kur te meson Edi Rama.
Ua Kopie i jati.
Si gjarri me syze duket
Po pse femijet e tu ((nqs ke) kujte i ngjajne? Gjitonit apo shefit..?
per kte qe thot ka te drejte
pamvaresishte se cfar muti eshte vet
bije e kujt eshte
ambasadore leshit
far e keqe