Kadare: Shqiptarët u konvertuan me dhunë në fenë islame

redaktor

Ismail Kadare flet për konvertimin shqiptarëve në fenë islame. Numri i parë i revistës filozofike franceze “NOOR” hapet me intervistën e shkrimtarit Ismail Kadaré dhe një tregim të Ylljet Aliçkës. Janë dy shqiptarë që zënë një vend me rëndësi në një botim të çdo përgjashtëmuajshëm, në një revistë të themeluar nga një grup i njohur intelektualësh francezë.

Në intervistën e tij Kadare ndër të tjera thekson se “Shqipëria nuk do kishte ekzistuar, nëse ne nuk do kishim tolerancën mes myslimanëve dhe krishterëve” dhe se “ishte jeta jonë e vështirë që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës”. Revista gjashtëmujore “NOOR” u shfaq suksesshëm këtë pranverë si një ide e një grupi filozofësh të njohur si Malek Chebel, Mark Ferro, etj, me synimin “të nxisë debate dhe reflektime mbi spiritualizmin dhe laicitetin, mbi racizmat dhe radikalizmat në ngjitje, sinjale këto të një bote që po vdes nga frika dhe që ushqehen gjithnjë e më shumë nga absolutizmi i mendimit dhe nga humbja e pasioneve kolektive”.

Vendi juaj, nën regjimin e Hoxhës ishte i vetmi vend mbi planet që u deklarua krejtësisht ateist, duke frenuar të gjitha fetë. Cila ishte arsyeja e kësaj mase të jashtëzakonshme. Si reagoi populli shqiptar? Po ju vetë, si e përjetuat zhdukjen e Zotit me dekret?

Hoxha e justifikonte vendimin e tij, si përgjigje ndaj “kërkesës” së rinisë shqiptare. Kur e vuri në jetë këtë vendim në vitin 1968, ai përfitoi nga konteksti i lëvizjeve të atij viti në disa vende europiane, koha e lëvizjeve studentore dhe e revoltave sociale, ku ndër të tjera pati dhe lëvizje kundër kishës. Hoxha u përpoq ta justifikonte si një lëvizje progresiste. Edhe sot, unë ende nuk e kuptoj arsyen e vërtetë të këtij vendimi. Apo mos ndoshta kjo ishte një çmenduri e pastër e Hoxhës, një trill i një diktatori megalomaniak? Apo mos ndofta donte të imitonte “miqtë tanë” kinezë, në mënyrë që të fitonte simpatinë e tyre? Kush e di?

Si reagoi populli? U rebelua për t’i mbrojtur këto vende kulti?

Populli pothuajse nuk reagoi. Njerëzit kishin probleme të tjera, jeta e përditshme ishte tmerrësisht e vështirë. Kishat dhe xhamitë ishin braktisur prej 20 vjetësh më parë në diktaturë.

Ju vetë, prindërit tuaj ishit të besimit bektashi. Si e përjetuat këtë diktat?

Unë jam rritur në një shtëpi intelektualësh. Nuk shkonim as në xhami, as miqtë tanë të krishterë nuk shkonin në kishë. Një ndër krenaritë tona të rralla është bashkëjetesa paqësore e tri besimeve, shprehje e një tolerance fetare të jashtëzakonshme. Nuk do desha të them se kjo është rezultat i një pjekurie specifike shqiptare, ne nuk jemi më të ndriçuar se të tjerët. Ndofta ishte rezultat i jetës së vështirë, që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës. Edhe para ardhjes së turqve ne ishim mësuar me bashkëjetesën e dy besimeve të krishtera. Më pas u bënë tri besime, s’kishte arsye të ndryshonim.

Pse u konvertuan shqiptarët me ardhjen e ushtrisë otomane?

Një pjesë e popullsisë së varfër, u detyrua të konvertohej me dhunë. Disa të tjerë ndërruan kamp për arsye ekonomike, disa të tjerë për një fenomen tepër të rëndësishëm për shqiptarët, pasi vetëm një mysliman kishte të drejtë të mbante armë. Shqiptari ishte para dilemës: si do mundte ai të mbronte dinjitetin e familjes së tij pa armë? Ndodhte që një vëlla i po të njëjtës çati konvertohej dhe një tjetër jo.

Pra, psikologjikisht ne ishim të përgatitur ndaj një jete sociale të tolerancës. Por pushtimi otoman nuk krijoi asnjë liri, pavarësisht iluzioneve, duke nxitur konfliktet mes klaneve. Feudalët ishin “të lirë” të bënin luftë mes tyre. Sot, nëpërmjet fesë së Islamit, Turqia përpiqet përsëri të ndikojë dhe modifikojë konceptin tonë të jetës sociale. Perandoria otomane duket se po rivjen në një tjetër formë.

Pas rënies së diktaturës, fetë e mëdha, nëpërmjet emisarëve të tyre u përpoqën të riinvestojnë shoqërinë shqiptare?

Ka tendenca radikalizimi dhe kjo s’është gjë e mirë. Prej mbi 20 vjetësh shoqëria shqiptare përpiqet të rindërtojë identitetin e saj kulturor, social e politik, që i përshtatet. Por pavarësisht mjaft rindërtimeve të xhamive apo kishave, unë nuk shikoj ndonjë ndryshim të rëndësishëm në zakonet e bashkëpatriotëve të mi. Nga ana tjetër, disa madje tentojnë të rishkruajnë historinë tonë duke minimizuar veprën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që sipas meje duhej të ishte përfshirë në historinë europiane. Padyshim që politika kërkon të përfitojë nga gjithfarëlloj radikalizmash, fundja si kudo.

Ju vetë jeni shënjuar nga literatura antike dhe mitologjitë helenike. Atëherë çfarë influencash keni pasur?

Letërsia më ka mbrojtur nga çdo influencë, ideologjike apo fetare. Ashtu dhe populli im, i cili ka të tjera probleme për t’u ndikuar. Ne shqiptarët jemi popull i emancipuar, ndofta më i emancipuari në botë. Europa duhet ta marrë seriozisht në konsideratë tolerancën tonë. Ajo duhet ta mbrojë dhe mbështesë vendin tonë, pasi ne përfaqësojmë një shembull unik dhe tepër të çmueshëm.

Çfarë rreziku paraqet në vendet e Europës Lindore “nacionalizmi” i ri?

Patriotët shqiptarë, shumë përpara se Shqipëria të ekzistonte si komb, kanë zgjedhur Marsejezën si himnin e ardhshëm kombëtar, pasi ajo simbolizonte lirinë, vëllazërinë, barazinë.

P.Hajnrih Bël ka thënë “Gjuha ime është djepi im”. Nëse ju zëvendësoni termin djep me komb, atëherë nuk është i njëjti kuptim?

Në diktaturë, liria e vetme që i mbetet një shkrimtari është gjuha e tij. Për këtë arsye ne lexonim male me libra. Për pasojë realiteti zhdukej pas këtyre librave.

Share This Article
13 Comments
  • Sandor Marai,shkrimtar hungarez qe shkoi ne ekzil per shkak te kominizmit thote qe nuk kishte frike se komunizmi do ta pengonte te shkruante,por frike se nuk do ta linte qe te heshtte.Eshte fakt qe bektashinjte kane qene sekti me liberal,kjo ka ndodhur vetem ne Shqiperi,sepse ne pjesen tjeter islame ky sekt cilesohet nga me te rreptet.çdo konvertim i shekujve te shkuar ka pasur faktorin perfitues,ofroheshin mundesi me shume,dihet qe njeriu eshte materialist dhe konkret ne zgjidhjen e halleve.Une di qe perendoria turke ka qene tolerante ndaj besimit fetar,i kishte brenda ne Stamboll,kishte mjaft vende ortodokse qe ortodokse ngelen,sllave,bullgare,greke;pra kombe me te medha se ne.Perkunder kesaj,kisha katolike ka bere konvertime ne Ameriken Latine,kam frike se Kadareja do hezitoje te pranoje se me ç’menyre eshte arritur kjo atje.I uroj jete te gjate!

    • Perandoria osmane ishte tollerante ndaj besimeve fetare, por jo katolicizmit; me te vertet ne Stamboll jetonte i pari i fese ortodokse por lufta per nderrimin e fese ju be shqiptareve ne pergjithsi ne nje menyre te rrepte sepse duke hekur fene ato synonin zdukjen tone si popull, meqe duhet te dish se feja eshte nje nder elementet qe ndertojne nje popull. Ja pse kishte me tolerance shume me tolerance nga osmanet per sllavet sesa per shqiptaret. Urrejtja ndaj Gjergj Kastriotit si kampion i krishterimit (ky titulli i tij) dhe liga e dikagjinit ne 1602-1602 shtuan urrejtjen ndaj nesh dhe pjeses katolike dhe lufta per zhdukjen e ksaj popullate. Ja pse ne jug toleroheshin kishat ortodokse por jo gjuha shqipe. Sepse edhe ne prani te nje tolerimi te vogel fetar urrejtja nuk lejonte mesimin e gjuhes shqipe. NUk e din kete? Qudi!
      P.s: ketu flitet per Shqiperire, so se qfare ka ndodhur ne bote gjate shekujve, mos del jasht teme per te godit “ke nuk te pelqen”!

      • Duhet te na hiqet kompleksi i Shqiperise qendra e botes.Kadare e ka vezhguar me vemendje historine nen sundimin osman dhe e ka sjelle kaq e kaq here shembullin se disa kryevezire kane qene disa prej dinastise se Qyprillinjve te Beratit.Nese te keqen ia beme vetes kete nuk e di.Ndersa faktin mbi tolerancat fetare ne ish perandorine turke i kam lexuar ne disa libra te paperkthyer ne shqip,me autore hebrenj,libaneze,greke e italiane.Sa per Skenderbeun,Noli i shkrete ka permendur qe duhet çfryre pak tollumbaci.Ne fakt une nuk po godas Kadarene,perkundrazi.Por sikur e kam parasysh qe sikur na leverdis sot te shitemi si te pervuajtur,sikur na kane shkembyer me zor,kur ne fakt fare,ne 25 vjet ateizem harruam fare fete dhe adetet e feve.

        • Hiq ketej dhe hiq andej dhe ne fund mbetesh lakuriq.
          Ne kete bote te madhe mbijeton jo per sinqeritetin,por aftesine te besh miq dhe perkrahes.
          Shembujt i gjen ngado.
          Nje pushtues ka qene nje pushtues.
          Interesi i tij ka qene te zgjase jeten e pushtimit.
          Reformat qe beheshin dhe “tolerancat” e ashtuquajtura,nuk beheshin se u dhimbte shpirti per ate qe kishin poshte,por per ta vazhduar pushtimin.
          Pushtimi kishte perfitime te medha dhe ne e dime.
          Lexo pak librat e historise se Israelit te kuptosh se si behet historia e vertete dhe te mos harrojme se ata gjithnje kane “kompleksin” e qendres se botes.
          Nuk e kuptojme se ne nuk rojme vetem.

          • Ne nuk jemi besimtare dhe kjo eshte gje e mire,sepse jemi ne shumce myslymane

            Kjo bote ku jetojme ka 1400 vjet qe eshte nje lufte midis ketyre besimeve fetare,

            Keto besime monotesite Judaizmi, Kristianizmi,dhe Myslymanizmi…mbjellin intolerancen dhe dhunen
            Keto jane ne lufte me njera tjetren dhe ne lufte edhe brenda tyre …Jane ne fakt fatkeqsia e ketij civilizimi

            Populli yne ngaqe nuk i besonte perallat e ketyre ,e ndryshoi besimin mbi bazen e interesit te momentit ,
            por kjo gje pa dashje na hodhi jashte Europes..
            Ndaj tani eshte mire qe kur flasim per fene te flasim ne interes te kombit tone
            dhe Kadareja ashtu po vepron……

          • nuk ka me kavaliere se lexuesit qe ftojne te lexosh.Historia e Izraelit ndahet me thike ne dy periudha,ne ate antiken dhe ate modernen.Kjo modernia deshmon se ata e blene vendin ku jane sot.E blene tek anglezet,ua blene fizikisht edhe palestinezeve(Edmond Rothschild bleu mijera hektare dhe ua dhuroi koloneve).Bene edhe krime kunder njerezimit per te perligjur sovranitetin,te dokumentuara keto nga strukturat e OKB.Shtet me kenge dashurie nuk ka bere asnje,prandaj arixhinjte verdallisen botes.Por Kadareja nuk thote keto ne pergjithesi,ai merret me problemin specifik te fese dhe konvertimin,as me gjuhen dhe as me modalitetet e pushtimit.Po ti vesh ne nje linje,besimet fetare jane ne nje rrafsh,duhen respektuar si zgjedhje.Meqe Perendimi eshte superior ne teknologji dhe arritjet sociale,kjo nuk do te thote qe te jesh i krishtere je me prane zotit se nje mysliman apo budist,madje budistet kane nje vizion te ndryshem nga kjo.Sipas tyre duhet te lirohesh nga dalldia e parase dhe prones per tu mbushur me paqen e Zotit.Po hajde,do bej siç thua ti,te lexoj akoma se ç’thone 1 milion titujt e librave qe dalin perdite.Kur te mbaroj ata do kthehem te replikoj.

  • Si nuk e paska kuptuar ende Kadareja shkakun e heqjes së fesë? Çudi për një intelektal të kalibrit të tij dhe për një njeri të afërt me atë regjim!
    Mua më duket se ajo ishte pasojë e një ideologjije dhe filosofije së cilës EH i besonte verbërisht.
    E vetmja filosofi që promovonte me fanatizëm EH (dhe ky është thelbi i diktaturës së tij) ishte ideologjia marksiste-leniniste e cila veç të tjerash e shpallte fenë si një produkt superstrukture të kapitalizmit.Lenini e thoshte më thjeshtë-Feja është opium për popullin.Ndaj EH si implementues i praktikës marksist- leniniste e shpalli fenë si një pengesë serioze për zhvillimin ekonomiko-social të shoqërisë.Pra lufta kundër fesë ishte një vazhdim i radikalizimit të shoqërisë nga kapitalizmi në socializëm.Ndaj Enveri e quante socializmin të vetmen teori shkencore, dhe keësaj i mbeti konseguent deri në fund.Ky ishte vizioni i tij për të ardhmen e botës dhe kte e mbronte ai me fanatizëm, paçka se ky vizion pësoi një fiasko të madhe.

  • Une mendoj se Kadareja atij diktatorit megalomaniak i ka sherbyer me besnikeri. Ne rast se nuk e pranon kete i ka sherbyer me servilizem dhe njehet se ka qene i perkledhuri i tij. Sa per konvertimin ne musliman populli e ka bere me shume i imponuar nga interesa ekonomioke, por edhe politike e karjeriste. Megjithate secili ka mendimin e vet. Nga kjo pikepamje i uroj z. Kadare jete te gjate dhe penen te mbrtekullueshme si gjithnje.

  • Kishat dhe xhamite si dhe ushtrimi i besimit fetar u ndaluan ne vitin 1967 dhe nuk paten asnje lidhje me te famshmen Viti 68.

  • NJE PLAKU SA DO I KEQ DUHET TE MOS JA VEME VESHIN-Problemi eshte se ky jashte vehtes se tij ben çdo gje pale se hedh balte mbi nje popull.Nje njeri normal mjafton te kete durim ti lexoje gjithe ato qe ky ‘shqipetar’ thot pas viteve ’90 qysh nga shprehja:”jashteqitja e kombit” e deri ne kete shkrim meret vesh sa kontradiktor eshte.
    ”na bene turqit me zor myslimane”,”nuk e kam marre vesh pse prishem kishat e xhamijat” ‘une kam qene familje intelektuale e keto familje nuk shkonin as ne kishe e as ne xhami”,”sjam dakort te ndertohen kaqe kisha e xhami”.Shkurt thote qe edhe ne vitet ’30 e me pas vetem idjotet frekuentojne fene ate qe ka thene LENINI:’FEJA OPIUM PER POPULLIN”.Ne gjendje te rende psiqike nuk flet per kete çerek shekulli kur ketij populli i eshte mohuar çdo gje e aqe me teper gjysma e tij jashte nuk di se kujt feje i perket sepse ka lindur mysliman e eshte plakur ne greqi i krishtere pa permendur qe gati 2 milion shqipetare te moshave te reja jashte nuk dine te lexojne e shkruajne gjuhen shqipe ..

  • Kadare a e dine ti pasi je nje intelektual qe pretendon edhe per çmim nderkombetare qe Shqiperia (emer qe ia vune te huajt) pasi Barleti kur flet per Skenderbeun thote :”Epirioti Skenderbeu”, eshte skaji me perendimore i ish Perandorise Turke dhe ju pretendoni se me shume se 80 deri ne 90 % e popullsise shqipetare u kthye me dhune ne Islam, Kur shume kombe te krishtera si Bulgaria serbia rumania Greqia apo edhe ndenje tjeter ngalen te tille. Nese perandoria Islame Turke do ta perhapete islamin me dhune per here te pare do te zhdukete Patriakanen e Stambollit e me pas do te kthente ne Islame popujt qe i kishte me afer dhe jo skajin e perandorise. mendoj se intervista e dhene nga Kadare eshte siperfaqesore dhe e pa mbeshtetur ne argumenta dhe te dhena Historike. Gjithsesi une mendoj se kadare nuk eshte gje tjeter veçse nje shkrimtare oborresh.
    Lidhur me besimin e popullit une kujtoj se kur u hoq besimi fetare me ligj kam qene maturant dhe pervecse dy vajzave te krishtera dhe po te dy djeve te krishtere e gjithe klasa mbante ramazan. Ndersa ne vitet e diktatures pavaresisht te shterngesave dhe shtepite qe kishin komuniste festonin Bajramin dhe kjo dukej shehshit se mbushwshin furrat me mish te pjekur dhe embelsira.
    Megjithate Kadarene e degjojne me shume sa me degjojne mua por e verrteta historike do te dale si eshte ne te verrtete.

    • Po ta kuptosh me thelle,idea eshte te na afroje me fituesit,jo te humburit.
      Ne fund te fundit ai perpiqet per kombin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *