Pas bashkimit të Hipotekës me Aluiznit, Kadastra e sapo-ristrukturuar pritet të nisë në shtator punën me dosjet e vitit 2005-2006. Nëndrejtoresha e këtij institucioni Risena Xhaja deklaroi se muaji gusht ka pasur fluks pune sidomos për procedurat e emigrantëve.
Detyra e parë e këtij institucioni në shtator do të jetë shqyrtimi i dosjeve të legalizimeve të viteve 2005-2006. Xhaja thekson e trajtimet e dosjeve do të ndryshojnë edhe në varësi të zonave
“Fokusi i punës së institucionit do të jenë aplikimet për legalizimet të bëra në vitet 2005 – 2006. Kjo nuk do të thotë që edhe për vitet e tjera nuk do të trajtohen sepse në zona të ndryshme aplikimet mund të kenë vite të ndryshme dhe trajtimi do të bëhet njëkohësisht për tu fokusuar në këto prona” tha Xhaja.
Gjatë muajit gusht Agjencia e Kadastrës Shtetërore i ka dhënë përparësi trajtimit të problematikave të emigrantëve.
“Faza e ristrukturimit të institucionit tashmë është përfunduar. Punonjësit janë sistemuar në pozicione të punës si të personelit të hipotekës ashtu edhe të Aluiznit. Gushti është periudha intensive përsa i përket kërkesave që bëjnë emigrantët që kthehen për pushime në Shqipëri” u shpreh Xhaja.
b.b/dita

Poshte pronaret reale te trojeve , “rrofshin ” hajdutet e te fortet rrugace te trojeve te te tjereve ,e na i rrofsh per dimer e per vere moj drejtoreshe . Por dardha e ka bishtin mbrapa moj drejtoreshe , mashe e ripjelljes .Pse per keto pislleqe ,qe jane anti kushtetuese ,te jashte ligjshme ,te paguajme ne me taksat tona rrogen ty moj drejtoreshe ? O te pa pergjegjshem ,po falimentoni shtetin ??!!!