Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kadeli dhe Braçe “votë” kundër projektligjit të ‘Veliajt’ për ndihmën sociale
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Kadeli dhe Braçe “votë” kundër projektligjit të ‘Veliajt’ për ndihmën sociale
Politike

Kadeli dhe Braçe “votë” kundër projektligjit të ‘Veliajt’ për ndihmën sociale

anazapta
Published April 15, 2014
Share
SHARE

Janë kundërshtuar ashpër ndryshimet e bëra në projektligjin për ndihmën sociale nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në emër të grupit të LSI-së, Gjovalin Kadeli, ka kërkuar rishikim të ligjit pasi me ndihmën sociale po abuzohet pa masë dhe ndryshimet e propozuara nuk zgjidhin asgjë. Kadeli deklaroi se ky projektligj do të ketë votën kundër të grupit parlamentar të LSI-së.

“Unë ju thashë do të votoj kundra, si grupi i LSI-së”, është shprehur Kadeli.

Ndërsa Braçe i është përgjigjur “ Po mirë mo votoje si të duash”.

Gjovalin Kadeli i është drejtuar Braçes se  “Unë po flas këtu në emër të atyre që nuk kanë mundësinë e marrjes së ndihmës ekonomike nëpërmjet raporteve”.

 

Nga ana tjetër përfaqësuesja e Ministrisë  tha se “Nuk është i mirëqënë, ka përcaktuar një skemë pilotimi që do zgjasë dy vjet dhe duhet të testohet kjo skemë transparente, ta provojmë dhe nuk mund ta bëjmë vetëm në 6 muaj se ka filluar vetëm në janar të këtij viti”.

Deputeti i PS Braçe, ka kërkuar sqarim nga përfaqësuesja e ministrisë: “Do ta bëni në 6 muaj zonjë”

Ndërkaq edhe opozita ka kundërshtuar ligjin e sjellë nga Ministria.

Votimi i projektligjit nen për nen u shty për ditën e nesërme, pasi nuk plotësohej kourumi në Komision. Të njëjtat ndryshime të projektligjit u diskutuan edhe në Komisionin e Shëndetësisë.

anazapta April 15, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • la repubblica says:
    April 16, 2014 at 11:43 pm

    Ky Kadeli ka qene me PS. Pastaj kandidoi per PD dhe tani eshte bere me LSI. Si duket nuk ka gjetur mbeshtjetje per idealet dhe idete largpamese te tij. Eh ca behet eh..nuk behet politike ketu por biznes, nuk ka politikane e as ngjyra por grupe interesi…nejse, Perpara !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?