Kadeli: Nuk ika nga salla se jam mandatuar për të qëndruar në Parlament

anazapta

Ish-deputeti socialist, tashmë i kthyer në demokrat, Gjovalin Kadeli, nuk e bojkotoi njësoj si kolegët sallën e Kuvendit gjatë seancës së të mërkurës.

Në momentin kur nisi fjalën kreu i qeverisë së re dhe Berisha u ngrit për të dalë, demokratët e ndoqën të gjithë pas, përveç Kadelit.

Ai e shpjegon qëndrimin e tij me faktin se për daljen nga salla “nuk ka pasur vendim grupi”. Kadeli thotë se është mandatuar për të qëndruar në parlament dhe jo për t’u larguar prej tij.

Ndërsa në lidhje me dyshimet se njëra prej 8 votave që i rrodhën opozitës në votimin e Metës si kryetar Kuvendi mund të ishte e tij, Kadeli thotë se ka zbatuar vendin e grupit duke votuar kundër.

 

Share This Article
3 Comments
  • Hajde o Kadell delli hajde mjer PD cka per te hequr me ju.PS e pastroi oberrin nga mbeturina PD i mori i futi ne shtepi.Kam Mandat per te qendruar ne parlament thote trapi po mandati eshte i PD se po qe per ty e more veshe si boli Ben Malaj mori te gjatin dhe ti dhe Kaci i zi po te kandidoni pa sige me te gjate se Malaj apo Prifti do ta merrni mandaten e popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *