Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli ka mendimin se tani problemi është bërë Sali Berisha dhe ai duhet shmangur.
Për ish-kryeministrin Kadilli mendon se krijoi monopol në PD, duke qenë njëkohësisht edhe forca edhe dobësia e kësaj partie.
“Berisha ka qenë forca dhe dobësia e PD. Strukturoi partinë sipas profilit të tij dhe e dominoi me fanatikët e tij sipas kalkulimeve të veta politike. E çoi majtas dhe djathtas. E hapi dhe e mbylli sipas interesit të tij politik. Krijoi mitin e tij. Dishepujt e afërt ishin ata që përfitonin, në mos shumë të paktën shikimin e tij. Dishepujt e largët, janë ata që kërkojnë një idhull, që besojnë se fitojnë kur e gjejnë. Dy herë që PD fitoi zgjedhjet ai ishte prijësi dhe si rrjedhojë dhe përfituesi më i madh. Në vite krijoi monopolin e vet në PD. Ky monopol ishte për atë me i rëndësishëm se PD.”, shkruan Kadili.
Sipas tij, edhe pas gjithë këtyre, Berisha është plotësisht i shmangshëm.
“Ashtu si çdo kush tjetër në këtë jetë. Shmanget kur ai vetë nuk e kupton që duhet të hiqet mënjanë. Shmanget, kur ai vetë nuk e kupton se nga i dëshiruar është bërë i padëshirueshëm. Shmanget, kur është bërë problemi, nga zgjidhësi i problemeve që ka qënë dikur. Shmanget, kur nga frymëzim është bërë pezmatim. Kur nga përparim është bërë prapësim. Kur nga e reja është bërë e vjetra. Shmanget, kur nga dhënës është bërë marrës. Shmanget, kur ngulmon të ruaj monopolin e tij dhe të zgjatimit të tij, kryetarit aktual mbi PD. Shmanget kur nuk lejon PD të ringrihet. ”, thekson ai.
Kadilli mendon se shmangia vjen nga bindja se PD duhet të rinovohet dhe të shkëputet nga çdo gjë që e mban peng.
“Shmangia vjen që ne si parti të plotësojmë misionin tonë. Që ne si parti të ngremë lart dinjitetin e demokratëve, dinjitetin e votuesve të djathtë, dinjitetin e njerëzve të papërfaqësuar që kërkojnë një propozim alternativ ndryshe nga ky pushtet që na sundon. Që duan të shpëtojnë nga Rama por nuk duan të kthehen pas. Pa kuptuar këtë detyrim ndaj dinjitetit të gjithë shoqërisë, kjo parti nuk ekziston. Ky është misioni i PD.
Unë e shmang lehtësisht. Kurrë nuk kam pasur adhurim për askënd. Kurrë nuk e kam falur lirinë time. Kurrë nuk kam njohur idhuj dhe autoritet. Këtë ofroj unë. Këtë nxis unë. Këtë reagim nxis tek çdo demokrat, tek çdo koleg. Si unë mendon shumica dërmuese e PD, mendon e djathta parakomuniste. Mendon shoqëria që kërkon një alternativë. ”, përfundon Kadilli.
e.r/dita

Respekt je nga demokratet e paket qe jane te vertete.Shqiperia ka nevoje per opozite te vertete dhe pse jo per ndryshim pushteti.Saliu eshte histori ,emira dhe e keqja e tij do tregohet nga koha e vetmja qe nuk gabon.
Ai u terhoq nga drejtimi i PD tani cfare kerkon aty?
Shqiptarët votuan ndryshimin e pushtetit, por ambasada amerikane nuk lejoi, dha dorë të lirë edrogës për të blerë votat
Kabili tipiku i fytyres se spiunit ne kete foto
Problemi per kete karrierist provincial qenka Berisha , nuk eshte kjo qeveri hajdute qe vjedh votat , vjedh taksat,
vjedh buxhetin dhe detyron me qindra mijera te rinj tt largohen nga Shqiperia
Pse Berisha nuk eshte karrierist provincial? Votat vidheshin ne kohen e Berishes taksat vetem vidheshin dhe te rinj e te vjeter e linin Shqiperine me shume atehere se tani.Ne zgjedhjet e fundit shumica e raporteve per blerje votash vinin per opoziten sidomos LSI.
Vrasjet ne fushate elektorale i bene militante te PD. Rama fiton ndaj kesaj opozite sa te jete Saliu edhe 20 here te tjera.
Lexojeni Bardh Kadillin dhe reflektoni se ka te drejte
Raimonde kerma kam vene re se je shume aktiv ne mbrojtje te kryekriminelit sali shpellari ne ketu ne sh.b.a me padurim presim shtatorin,per ti treguar se ku e ka vendin ky krminel dhe mbrojtesit eti
Ti Sabo boll ti , se do te perdhumoj ty shkerdhate
Dy baxhella ka Shqiperia!
Ed mavrija dhe Salija!
Litari sorroxhinjëve
Ne fakt para se te perdoresh litarin Sorros i ka fut Saliut K.
Kadilli mund te kete edhe interesat personale te tij, por te pakten eshte ne krahun e se vertetes. Shume e sakte idea e mospasjes se idhujve… sidimos ne politike.
Mirë thua, por e ke ca si me vonesë, zoti Kadilli!
Erdhi vjeshta dhe salehu e ka mendjen tek trazirat “revolucionare” për “pushtet”, ” pavarësi”, “sovranitet” dhe “integritet”, ndryshe ai, (si “besnik” i Enverit) nuk mundet të rrijë në heshtje ndaj gjëmës së madhe nga Amerika, që e shpalli të padëshirueshëm, të korruptuar dhe të palejueshëm për të hyrë ne ShBA sëbashkun me gjithë familjen e tij “mbretërore” (por pa fron).
Eshtë rasti më ideal për t’a abandonuar të keqen kombëtare që mban emrin “sali derr-isha”!
Lavdi ShBA!