Kadilli ka 5 kërkesa për garën e kryetarit, sfidon Bashën: Eja në debat publik

J L

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka bërë të ditur pesë kërkesat e tij lidhur me garën zgjedhore brenda kësaj force politike.

Në një deklaratë për shtyp, Kadilli theksoi ndër të tjera se duhet të ngrijë administrata aktuale e PD deri në zgjedhje. Gjithashtu, ai e sfidoi edhe njëherë publikisht Lulzim Bashën duke eftuar në debat publik.

“I kërkoj kryesisë të miratojë edhe formalisht kërkesat për kandidim. Të miratojë modalitet dhe procedurat, ku në kushte të barabarta çdo kandidat të komunikojë.Të ngrijë e gjithë administrata. Çdo kandidati ti jepet lista e plotë. Të organizohen tre debate të hapura për publikun, në Tiranë Shkodër dhe Vlorë me të gjithë kandidatët. Sot i bëj thirrje të gjithë demokratëve të shikojmë këtë garë si mundësi për t’u ngritur edhe njëherë. I kërkoj Bashës që atë që i kërkoi Ramës një debat publik. Duhet të jemi të hapur për tu zgjeruar. Sot kemi në garë 5 kandidatë. Projekti im filloi me këtë ti rikthej garën e PD. E sfidoj Bashën të pranojë debat publik”, deklaroi Kadilli.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Derisa nuk ka kerkese per distancim nga krimi 30 vjecar i pd dhe sali berishes Partia demokratike do te mbetet KOMITETI I MALEVE

  • N.Q.S. zgjidhet K/Partie Fatbardh-Kadilli PD dhe SHqiperia do ndryshoje .Boll me Pardesyte e Bardha qe ruheshin nga sigurimsat.PD ka nevoje per rinovim se sa do realizohet kjo eshte ne doren e antarve te Partise-Demokratike?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *