Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka akuzuar me fakte qeverinë për lejimin e koncesionarit që të ndërtojë portin në Porto Romano ende pa u miratuar kontrata nga Kuvendi.
Ajo akuzoi praktikën korruptive që ka ndjekur gjatë këtyre viteve qeveria përmes PPP-ve, të cilat në vend që të jenë gjeneratorë të zhvillimit ekonomik të vendit, nuk janë gjë tjetër veçse gjeneratorë të shkatërrimit jo vetëm ekonomik, por edhe mjedisor dhe kulturor.
“Kjo qeveri ka ngatërruar konceptin e zhvillimit me atë të vjedhjes dhe të korrupsionit. Qeveria e shikon projektin PPP-ve si gjenerator vjedhjeje. Jam dakord që format e PPP-ve gjendet kudo në botë, por këto PPP duhet të jenë gjeneratorë zhvillimi dhe jo shkatërrimi”, tha ajo ndërsa foli konkretisht për një shtesë kontrate për koncesionin në Porto Romano Durrës.
Deputetja demokrate tha se: “megjithëse qeveria na e paraqet si shtesë kontrate, unë ju sqaroj se kemi të bëjmë me një kontratë tërësisht të re. Ky akt mbart një sërë shkeljesh ligjore. Kompania duhet të kishte përfunduar investimin 18 muaj më parë dhe kjo tregon se kompania është në shkelje të hapur me kontratën duke mos e përfunduar brenda afateve. Në një shtet normal qeveria duhet të kishte shpallur një garë të hapur dhe të kishte çuar për ndjekje penale këtë operator”.
Më tej deputetja vuri në dukje një sërë shkeljesh të tjera nga operatori, për të cilat qeveria nuk ishte në dijeni.
“Kështu operatori kërkon të ndërtojë një mur që është shumë ngjitur me një mur romak pjesë e listës së monumenteve kulturore, për të cilën ministria e kulturës nuk ishte në dijeni”.
Një tjetër çështje problematike ishte dhe ndërtimi i hidrovorit për të cilin deputetja citoi ekspertët e ministrisë së bujqësisë duke thënë se ata nuk japin garanci nëse hidrovori mund ta përmbytë apo jo zonën e Kënetës. Ajo tha se ky operator në bashkëpunim me qeverinë i shkaktojnë shtetit një dëm prej 4.3 milion eurosh.
“Miratimi i këtij ligji është shkatërrim kulturor, mjedisor, por edhe ekonomik për të gjithë shtetin. Në fund dua ta mbyll se operatori aktualisht e ka ndërtuar këtë port për të cilin ne jemi duke folur sot. Kjo do të thotë se qeveria është e kapur në atë pikë dhe është e pamundur të mbrojë interesin publik, sepse Gjiknurin e kanë kapur prej hunde abuzuesit e ligjit”, tha ajo.
s.a/dita

Nga goja e Lulëzim Bashës, djalit shpirtëror agabejberishës, që nga mëngjezi deri në darkë vonë , bile edhe në gjumë, do të dali vetëm këto fjalë.krimi,të krimit, prej krimt, nga krimi, tek krimi, krimin, sepse ka plotësisht të drejtë, pasi nga këto fjalë është rritur, është burmosur,është edukuar,ka përfituar, është bërë miliardier, është bërë depute, ministër, krye bashkiak,dhe për të gjitha këto i dhanë për dhuratë edhe kryetarllëkun e P.D-së. Këtë dhuratë ja dha agabejberisha për vendosmërinë që tregoi Luli në përvetësimin e milionave në rrugën e Kombit, në vrasjen njerëzve të pa fajshëm në mes të ditës në mes të bulevardit, në shitjen e teritorit të vendit dhe së fundmi të gjitha këto po i kurorëzon me ca sponsorizime të P.d-së me ca miliona që nuk u dihet burimi. Të gjitha të dhënat tregojnë se P.D-ja ka një perspektivë në ngritje pasi që nga agabejberisha, te lulbashberisha,palokbejbesha,e të gjith berishkat dhe berckat nga më imadhi tek më i vogli, nga më i vjetëri tek më i riu tërë ditën fyellit i bien vetë te vrima r agabejbershës, dhe u është mbushur mendja top se me melodinë e vrimës së agabejberishës do ta bëjnë popullin për vehte dhe së shpejti do të vinë në pushtet. ShejtanI Don kishoti do të më ketë cpuar ndonjë nga shakujt me verë, dhe vera që është derdhur ky shejtan e quan .gjakun e djajve me të cilët lufton.