Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka shprehur shqetësimin për atë që po ndodh me biznesin në qytetin e Durrësit, duke zbuluar se vetëm në vitin e fundit janë mbyllur 258 subjekte.
Përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, deputetja demokrate deklaron se pavarësisht se turizmi është në rritje, Bashkia Durrës nuk e ka riorientuar biznesin drejt trendit të ri.
“Bashkia e Durrësit shënoi numrin më të madh të bizneseve të mbyllura me një total prej 258 subjektesh. Edhe pse turizmi ka njohur rritje kohët e fundit sidomos në vizitorë nuk e ka ndihmuar qytetin bregdetar të riorientojë bizneset drejt trendit të ri. Shifrat tregojnë se në harkun kohor të një viti kanë mbyllur aktivitetin 2.5 për qind e bizneseve”, – shkruan Kadiu në statusin e saj.
o.j/dita

Kur ishte k/minister Sali-Birisha,ishim tek “KADIU”,por tani qe eshte Edvini jemi tek “ALIU”keshtu qe njihere tek kadiu dhe njihere tek aliu moj zonje ,mos u merzit se me pak dhimbje por do e kalojme.