Dokumenti ‘Tepër sekret’ për gjyqin e Kadri Hazbiut
Në vazhdim të seancës së parë gjyqësore të datës 22 gusht të vitit 1983 kundër Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, Mihallaq Ziçishti, etj, të akuzuar për veprimtari armiqësore me synim përmbysjen e regjimit komunist, pikërisht, në momentin e njohjes me akuzën, shënohet një incident i rëndë dhe pa precedent në gjyqet e kohës. I akuzuari kryesor, Kadri Hazbiu, në debat me kryesuesin e trupit gjykues, Aranit Çelën, Kryetar i Gjykatës së Lartë, jo vetëm që konfirmon mosnjohjen me dosjen e tij, por akuzon për dëshmi të rreme e presion ndaj dëshmitarëve. “Kërkoj të njihem materialet e dosjes, gjë e cila më është mohuar. Nuk pranoj të gjykohem me dëshmi nën dhunë. Mos i torturoni e kërcënoni dëshmitarët!”- pohoi ai mes të tjerave… Personat që do dëgjoheshin drejt për së drejti në seancë, janë: Qani Tartale, Belul Cukalli, Myftar Memija, Halit Kacanolli, Zoi Themeli, Dhora Leka, Col Sylaj, Besnik Kasaj, Tahir Malo, Anastas Bojaxhiu, Jake Tefiku, Zylfi Saliu, Petrit Hakani, Veli Llakaj, Nikolla Londo, Astrit Veliu, Telat Agolli, Idriz Lleshi, Misto Xhokollari, Suzana Tafaj, Delo Balili, Feti Smokthina, Rexhep Kolli, Ismail Qineti, Kristo Mërtiri dhe Sami Muhameti. Përveç tyre do të merren dhe atributet e të pandehurve Fiqret Shehu, Llambi Ziçishti, Nesti Nase, Halit Bajrami dhe Nesti Kerenxhi…
VAZHDIMI I SEANCËS
Kryetari:- Ne nuk kemi ndonjë akuzë për t’i paraqitur trupit gjykues për marrjen e ndonjë prove tjetër, apo për marrjen e ndonjë prove tjetër, ne i konsiderojmë të plota ata që ka dosja…
(Lexohet aktakuza). Dakort, kalojmë në leximin e aktakuzës. (Lexohet aktakuza)… Xhavit Ismailaga, e dëgjove aktakuzën?
Xhaviti:- E dëgjova.
Kryetari:- ..E pranon?
Xhaviti:- E pranoj, por jo atë që thotë se unë i kam sjellë dëme pasurisë.. Unë s’kam bërë asgjë…
Kryetari:- Mirë. Ali Çeno e dëgjove?… E pranon?
Aliu:- E pranoj, por pjesërisht e pranoj..
Kryetari:- Pjesërisht! Çfarë nuk kupton?
Aliu:- Nuk pranoj për arsye se nga poli agjenti Mehmet Shehu, mua nuk më është thënë që është krijuar një organizatë kundër revolucionare dhe se kush ishin pjesëtarët…
Kryetari:- Mirë. Pastaj na e shpjego atë…
Aliu:- Nuk pranoj që kam qenë një pjesëtarë i një bande të armatosur, sepse unë kam qenë në një repart ushtarak dhe kam marrë pjesë për eleminimin dhe asgjësimin e kësaj bande vetë… Nuk kam bërë agjitacion e propagandë, nuk di se janë bërë sabotime në Ministrinë e Mbrojtjes, në atë të Shëndetësisë e gjetkë. Nuk kam marrë pjesë vetë direkt apo me ndonjë person të agjenturave të huaja ose të jem rekrutuar nga agjenturat e huaja.
(Në vazhdim, Llambi Ziçishti e pranon aktakuzën. Edhe Feçorr Shehu e pranon aktakuzën)
Kryetari:- I pandehuri Kadri Hazbiu, keni ndonjë gjë?
Kadri Hazbiu:- Jo!
VENDIMI:
Trupi gjykues vendosi që në seancë fillimisht të pyeten të pandehurit Mihallaq Ziçishti, Gani Kodra, Ali Trteno, Xhavit Ismailaga, Llambi Peçini, Feçor Shehu, Kadri Hazbiu. (Mbyllet seanca e parë).
VAZHDIMI I GJYQIT
Kryetari:- Çelim seancën. Shoku prokuror, lidhur me kërkesën që bënë të pandehurit Kadri Hazbiu e Feçor Shehu keni ndonjë gjë?
Prokurori:- Po kishim. I pandehuri Kadri Hazbiu bën disa kërkesa. Së pari, një herë se nuk është njohur me materialin e çështjes penale pasi nuk i është dhënë dosja. Shoku kryetar, duke studiuar dokumentet, kjo kërkesë e tij nuk qëndron për këto arsye: Së pari, një herë, procesverbali mbi përfundimin e hetimit datë 17.7.1983 që ndodhet në dosjen nr 1 në faqen 224, thuhet përafërsisht kështu: Jam njohur me të gjithë materialin e çështjes duke përfshirë këtu proceset e ballafaqimit, dokumente të ndryshme si dhe në proceset e dëshmisë, në pjesën më të madhe të të cilave kam dhënë shpjegime me shkrim. Prova të tjera, dëshmitarë të tjerë, nuk kërkoj që të merren e të pyeten. Unë qëndroj në shpjegimet që kam dhënë në proceset e mia të pyetjes dhe akuzat që bëhen janë të pa baza. I pandehuri Kadri Hazbiu, firma e tijë. Ky është shoku kryetar, procesverbali i përfundimit të hetimit. Së dyti, duke shfletuar dosjen e të pandehurit Kadri Hazbiu,, gjejmë të pasqyruar se është njohur me thëniet e 61 dëshmitarëve dhe të pyeten për seicilin nga ata, duke thënë që: Ja procesverbali i dëshmitarit, e ke lexuar?. Sipas dosjes del ‘e lexova procesverbalin e filanit, jam dakord apo s’jam dakord, është tjetër problem’. Por që është njohur me ‘to, janë 61 të cilat janë pasqyruar në dosjen nr 3 , nga faqja 244 deri në faqen 308, domethënë, mbi 60 faqe në dosjen e tij, janë me pasqyrimin e pyetjeve të të pandehurit Kadri Hazbiu për shpjegimet që kanë dhënë dëshmitarët. Së treti, është njohur me aktet e ekspertimit për sabotimet që janë bërë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në ushtri. Me këto, sa ka filluar të njihet, sipas procesverbalit ët dosjes që ndodhet në faqen 296 datë 29.6.1993, thuhet se ka refuzuar të njihet me ‘të. Së katërti, me thëniet e të pandehurve të tjerë, është njohur. Konkretisht, me thëniet e Fiqret Shehut, procesverbali datë 18.5.1993 në faqen 187 të dosjes së tij, me thëniet e Feçor Shehut në faqen 274 të dosjes së vet, me thëniet e Xhevit Ismailagës, gjithashtu këto shpjegime janë pasqyruar në faqen 212 të dosjes së vet dhe me thëniet e Halit Bajramit që pasqyrohen në faqen 309 të dosjes. Vetëm këtu ka këtë që me thëniet e Halit Bajramit nuk ka pranuar të njihet. Sa ka filluar, këtu ka shënuar dhe hetuesia, nuk do, refuzon të njihet me ‘to. Së pesti, njohja me dokumentet kryesore dhe pyetja rreth tyre. Shoku kryetar, disa nga dokumentet më kryesore; është njohur me informacionin e Myftar Memisë, shënuar në dosje dhe kjo me mjaft dokumente të tjera të cilat edhe ai i tha. Është njohur me materialin mbi evidencimin dhe kontrollin e dokumenteve që ndiqen nga organet e punëve të brendshme, më datë 24.3.1993, ndodhen në faqen 180 tyë dosjes së tij. Me urdhrin datë 4.9.1958 lidhur me Platformën që kryekëshilltari sovjetik nuk ka të drejtë që të futet, të njihet me problemet që trajton Platforma. Me porosi të Udhëheqësit kryesor të Partisë është njohur më datën
28.5.1983. Me shënimin e Udhëheqësit (Enver Hoxha) lidhur me gjendjen e kriminalitetit ndër të rinjtë dhe është njohur dhe me porositë e tjera ët Udhëheqësit, ato të datës 2.2.1955 dhe me vendimin e Byrosë Politike po më këtë datë si dhe me porositë e Udhëheqësit, ato me datë 4.3.1955 ku ka folur shoku Enver me kuadrot e Ministrisë së Brendshme, si dhe me të tjera. Domethënë, shoku kryetar, lidhur me këto dokumente, është njjohur i pandehuri Kadri Hazbiu. Për kërkesën tjetër lidhur me pyetjen e Ismail Isufit, Diftir Hysit, Çerçiz Xhelos dhe Halit Minxhollit, lidhur me atë fakt që kërkon të provojë aty janë pyetur disa dëshmitarë si Eli Kokushta, Veli Llakaj, Ymer Toçi që ka qenë radist i tijë dhe shoqërues i tij dhe shoferi. Tani nuk kemi ndonjë kundërshtim shoku kryetar, mund të pyetet edhe ndonjë tjetër nga ata. Por për ta ditur, për t’ia kujtuar si të thuash, 4 nga këta për këtë fakt janë pyetur. Kundërshtim nuk kemi nëse do të pyetet ndonjë tjetër. Për atë raportin e vitit 1956 për konkluzionet, në dosjen hetimore nr 15 faqe 227, ndodhet një ekstrat nxjerrë nga raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, mbi veprimtarinë e armiqve të jashtëm e të brendshëm. Ekstrati është nxjerrë për sa i përket pjesë që është ndërprerë agjentura kundër ambasadës jugosllave dhe gjithë personave të tjerë që ishin në shërbim të tyre. Ndodhet domethënë në dosjen nr 15 faqe 227, pasi raporti përmbante edhe probleme të tjera, është nxjerrë pikërisht kjo, sepse kjo lidhet me periudhën e viteve 54-56. Ajo e fundit është për njohjen e atribuimeve dhe të dëshmitarëve, më duket e euzauruar në të parën lidhur me pyetjen e dëshmitarëve. Këto ishin më duket kërkesat e të pandehurit Kadri Hazbiu. Lidhur me kërkesën e të pandehurit Feçor Shehu, për atribuimet e Mihallaq Ziçishtit, është fjala për takimin e Pentarës për t’u pyetur Faik Koprencka, Avni Buxheli si dhe shoferi. Ne nuk e shohim këtë të arësyeshme pasi kjo do të dalë nga gjykimi i çështjes. Lidhur me atribuimet që të pyetet Kadri Hazbiu, Kadriu do të flasë dhe të pyesë. E treta lidhur me raportin që ka mbajtur për objektivitetin në punën agjenturore të Sigurimit të Shtetit, konkluzione, nuk kemi ndonëj kundërshtim. Raporti i vitit 1955-56 për legatën jugosllave, tani, për tërë këtë periudhë akuzohet i pandehuri, domethënë me të gjithë shokët e tjerë për tradhti. Kërkoj dhe dëshmitar Jonuz Mersinin, nuk kemi ndonjë kundërshtim, të vijë dëshmitari Jonuz Mersini dhe bashkë me dëshmitarin Jonuz Mersini, shoku kryetar, ne kemi dhe një kërkesë, të pyetet në këtë seancë dhe dëshmitari Lelo Sinaj….
Kryetari:- Keni gjë tjetër i pandehuri Kadri Hazbiu?
Kadriu:- Me gjithë respektin që kam për Prokurorin e Përgjithshëm, kërkoj, evidentoj, që nuk janë kuptuar kërkesat e mia. Kërkesa ime është njohja me komplet të dosjes penale, si një e drejtë që më takon. Nuk është fjala se u njoha me këtë…
Kryetari:- Prokurori thotë që u njohe me procesverbalin e fundit, i ke firmosur….
Kadriu:- Unë kam kërkuar dosjen, të njihem, duke evidencuar edhe pretendimet e mija, ku ta vë theksin në këtë studim. Më është refuzuar me pretendimin se dosja i ka kaluar gjyqit.
Kryetari:- Pasi i ka kaluar gjyqit, nuk mund ti marrësh po të kenë kaluar…
Kadriu:- Unë e kam kërkuar këtë me të mbyllur çështja penale. Kam thënë, mbaruan hetimet, po, më jepni të drejtë të njoh dosjen hetimore….
Kryetari:- Po atëherë, pse e ke firmosur këtë procesverbal?
Kadriu:- Po unë nuk jam futur në hollësira.
Kryetari:- Ke thënë gjithë materialet e dosjes, të gjitha dosjet i ke njohur….?
Kadriu:- Unë materialet e dosjes i di…
Kryetari:- Është i vërtetë ky procesverbal?
Kadriu:- Është i vërtetë, firma është e imja…
Kryetari:- Gjithë materialin e dosjes e kam shqyrtua, thua…?
Kadriu:- Materialin e dosjes po. Dosjen hetimore të përfunduar, çfarë janë ngjitur, çfarë janë bashkangjitur, çfarë e përbëjnë dosjen hetimore, kjo nuk më është dhënë…
Kryetari:- Nga momenti që ti e firmos nuk mund të bashkëngjitet gjë se bëhet shkelje pastaj…
Kadriu:- Jo të bashkëngjitet, por të njihem.
Kryetari:- Po ti thua që je njohur?
Kadriu:- Po, e kam njohur se në fund të fundit kam njohur procesverbalet e mija, kam njohur dhe ato dokumente fragmentare që më janë dhënë gjatë procesit hetimor, gjë që e kam pretendim sepse gjithmonë kam thënë që kam drejtuar për një kohë Ministrinë e Punëve të Brendshme, për një kohë të gjatë Ministrinë e Mbrojtjes, po, domethënë flitet për akuza që dokumentohen me raporte e me njërën e tjetrën. Më jepni të drejtën të njoh integralisht dokumentin, më është dhënë fragmenti duke vënë letër një lart një poshtë nga hetuesi, vetëm frazat që i interesonin atij. Pikërisht, për këtë nuk ua kam fshehur hetuesve, u kam thënë që dua të njoh dosjen për të krijuar një ide të saktë mbi gjithë dokumentet shkresore që e përbëjnë atë. Ekspertizat nuk i kam njohur. Më janë dhënë ekspertizat, por kur të më jepet fjala do shpjegoj pse nuk kam pranuar që të njihem. Por nuk është ashtu siç thotë prokurori, që është njohur me ekspertizat. Mua më janë afruar, kam refuzuar për motive që hetuesit nuk kanë pranuar që të reflektoj në proces, pra edhe ti ketë gjykata parasysh. Rrjedhimisht, ma merr mendja do më jepet e drejta të arsyetoj për këtë. Pretendoj para gjykatës, e kam pretenduar edhe para Prokurorit të Përgjithshëm që njohja ime me dokumentet, siç e thashë, nuk është e plotë. Me dokumentet me të cilat jam akuzuar. Prokurori thotë mund të pyeten ata njerëz që kam pretenduar unë për sa i përket natës së 17 dhjetorit të vitit 1981, jam dakord të pyeten. Por i lutem trupit gjykues të disponojë jo nga të njëjtit hetues…
Kryetari:- Si?
Kadriu:- Jo nga të njëjtit hetues.
Kryetari:- Pse çfarë kanë hetuesit?
Kryetari:- Jo, kanë shumë hetuesit….
Kryetari:- Tani, me këtë që kërkon ti…..
Kadriu:- Të pyeten.
Kryetari:- S’mund të pyeten ata, ata do të pyeten në gjyq, s’ka punë hetuesia më këtu…
Kadriu:- Të thirren në gjyq.
Kryetari:- Vetëm në gjyq. Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë të pandehurit. Për momentit që dosja i ka kaluar gjykatës, nuk ka të drejtë asnjë hetues të verë dorë, as të pyesë, as të bëjë asnjë lëvizje…
Kadri Hazbiu:- Unë gjykoj dhe theksoj, po të merren parasysh, të pyeten para trupit gjykues edhe radisti, se janë imponuar, bindja ime e plotë është e padiskutueshme, u është imponuar të flasin diçka jo reale, për sa i përket kalimit tim nga blloku…
Kryetari:- Për këto kërkesa që ti ke, gjykata do të vendosë…
Kadriu:- Evidentoj para gjykatës edhe këtë. Me një nënvizim ju lutem, që këtyre njerëzve tu hiqet frika nga dëshmia e rreme që kanë dhënë. Sepse jam absolutisht i bindur që kanë folur një gjë të pavërtetë….
Raporti i vitit 1955 për të cilin bëj fjalë unë, është një raport 36 faqe. Është përmbledhje e raportit prej 66 faqesh të analizës vjetore të Sigurimit për punën e vitit 1955. Ky raport i është dërguar Komitetit Qendror të Partisë, pa aprovimin e saj, pa dijeninë e Komitetit Qendror kam thënë në dosje që ti jepet gjyqit të reflektohet, të vihet ky dokument. Nuk jam në gjendje të pretendoj dokumente të tjera, nuk jam në gjendje, jam absolutisht i bindur që veç këtij, ka edhe dokumente të tjera që flasin për këtë, sepse nuk mund, nuk ka qenë dhe nuk mund të ishte punë e kryer në shpinë të Partisë dhe pa miratimin e udhëheqjes së saj. Këto janë pretendimet e mija… (Vijon nesër)
Përgatiti për botim: Kujtim Boriçi
DETAJ 1
“I akuzuari kryesor, Kadri Hazbiu, në debat me kryesuesin e trupit gjykues, Aranit Çelën, Kryetar i Gjykatës së Lartë, jo vetëm që konfirmon mosnjohjen me dosjen e tij, por akuzon për dëshmi të rreme e presion ndaj dëshmitarëve. ‘Kërkoj të njihem me materialet e dosjes, gjë e cila më është mohuar. Nuk pranoj të gjykohem me dëshmi nën dhunë. Mos i torturoni e kërcënoni dëshmitarët!’- kërkoi ai”
DETAJ 2
“Kadri Hazbiu deklaroi: Më jepni të drejtën të njoh integralisht dokumentin, më është dhënë fragmenti duke vënë letër një lart një poshtë nga hetuesi, vetëm frazat që i interesonin atij. Pikërisht, për këtë nuk ua kam fshehur hetuesve, u kam thënë që dua të njoh dosjen për të krijuar një ide të saktë mbi gjithë dokumentet shkresore që e përbëjnë atë. Ekspertizat nuk i kam njohur… Nuk është ashtu siç thotë prokurori, që është njohur me ekspertizat”
DETAJ 3
“Kryesuesi i seancës argumentoi: Lidhur me raportin që ka mbajtur për objektivitetin në punën agjenturore të Sigurimit të Shtetit, konkluzione, nuk kemi ndonjë kundërshtim. Raporti i vitit 1955-56 për legatën jugosllave, që akuzohet i pandehuri Hazbiu, për tradhti është konsultuar. Kërkoi dhe dëshmitar Jonuz Mersinin, nuk kemi ndonjë kundërshtim, të vijë dëshmitari Jonuz Mersini, e bashkë me ‘të dhe dëshmitari Lelo Sinaj”
NESËR DO TË LEXONI:
-Feçor Shehu refuzon në gjyqë akuzën e Llambi Ziçishtit lidhur me praninë dhe implikimin e tij në arratisjen e bujshme në Dibër.
-Deklarimi i Mihallaq Ziçishtit në gjykatë: Jam një nga anëtarët aktiv të organizatës kundër revolucionare, puçiste, të kryesuar nga krye agjenti Mehmet Shehu që kishte si synim vendosjen e rendit borgjez në Shqipëri.
-Deklarimin e Ziçishtit: Si më rekrutuan agjent të jugosllavëve dhe amerikanëve Koçi Xoxe, Panajot Plaku dhe diplomati jugosllav.
Letër e Hapur drejtuar:
– Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
– Ambasadorit amerikan në Tiranë.
– Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.
Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte:
«Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj.»
Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:
«Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80 milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.
Rastësi?
Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
«Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011.»
E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97– ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:
Dari Meli
3609 BROADWAY, Apt. 4L,
NEW YORK, N.Y. 10031
U. S. A.
Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12
Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
Tiranë.
Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.
Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzetë vjet para kësaj date.
Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.
Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.
Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.
Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?
Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.
Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?
Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.
Zoti Ambasador Arvizu
Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.» Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër… I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.
Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni
Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.
Agim Hamiti
P.S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’i a nis atë falas në pdf.
Agim Hamiti është mitoman i pafytyr vetëm shpif trillon mashtron, fshati i tij Dukat e ka përzën i kanë prishur shtëpin i kanë hedhur naftë të gjitha pemve që ka patur në tokën e tij.
E kanë shëmbyr shtëpin nuk flet me gjakun e tij as me nipat as me mbesat askushi nuk e do mbas 1990 filloj me ballin kombëtar, iku hapte llafe duan të më vrasin duan të më marin peg lloj lloj prrallash.
Read more: http://stopinjorances.blogspot.com/2012/11/odiseja-e-nje-dedektivi-agim-hamiti.html#ixzz31zZmvrUf
Autori i letres me emrin Agim Hamiti nga Dukati i Vlores,kur vdiq Enveri ju kerkua te burgosurve politik te firmosnin telegramin qe do i dergohej Nexhmije Hoxhes, per ngushllim per vdekjen e komandantit, Agim e firmosi shume te burgosur u masakruan nga te rrahurat e policis dhe nuk pranuan ta firmosnin tani Agimi, po na del Hero.Se shpejti do botohet Telegrami ku do shifni emrin dhe firmen e autorit.
Po ku ka gjyq te drejte ne kete bote.Gjyqet i bejne si te duan ata qe i kane ne dore.