Dosja e gjyqit të Kadri Hazbiut
Hazbiu: Deponimet e Xhavit Ismailagës nuk janë ato të procesverbalit të mbajtur në hetuesi. Ai këtu shpik gjëra të paqenë duke na akuzuar për lidhje me agjentura të huaja me synim rrëzimin e pushtetit!
(Vijon nga numri i kaluar)
Vazhdimi i seancës së 8-të të gjyqit ndaj Kadri Hazbiut, përshkohet nga kundërshtitë e ashpra të Kadriut e Feçor Shehut, të cilët mohojnë deponimet e të akuzuarve të tjerë për ‘Tradhti ndaj Atdheut’, duke i quajtur ato të pabaza e të trilluara. “Nuk kishim skenar për
eliminimin e Enver Hoxhës dhe marrjen e pushtetit. Akuzat janë pa bazë. Unë nuk jam implikuar në grupin e tradhtarit Mehmet Shehu e nuk kam bërë veprimtari agjenturore sikundër më akuzoni”- ka pohuar mes të tjerave në këtë seancë Hazbiu….
Vazhdon seanca e 8-të.
Kryetari:- I pandehur Mihallaq Ziçishti, ke ndonjë pyetje gjë….
Mihallaqi:- Jo…..
Kryetari:- S’ke, i pandehur Ali Tteno!
Aliu:- Jo.
Kryetari:- S’ke, i pandehur LLambi Peçini?
Llambi:- Jo.
Kryetari:- Kur ai domethënë, të zuri letrën?
Xhaviti:- Jo, nuk e dija, mw vonë.
Feçori:- Po e dija unë!
Kryetari:- E, ti…
Feçorri:- Unë, pse ja bëja ketë!?
Kryetari:- Ky nuk thotë qe e dije ti…
Feçorri:- Po duke qenë se unë agjent i jugosllaveve zëvendësministër dhe të mos dija berberin qe ishte agjent i jugosllaveve!?
Kryetari:- Mirë, përgjigja është kjo që po jep Xhaviti…
Feçori:- Jo, ai nuk dha asnjë përgjigje…
Kryetari:- Ketë përgjigje thotë ai.
Feçori:- Tani thotë për një banakier që ka vdekur, që më paska parë mua atje. Për të parën nuk e mora përgjigjen, s’ma dhatë…
Kryetari:- Ai thotë, fare përgjigje, ai thotë më ka bërë presion
Feçori:- Po pse do ti bëja presion
Kryetari:- Pse tani, nuk thotë ai pse….
Feçori:- Pse presion është ai pse dërgon një letër?
Xhaviti:- Unë të them tamam, ta kam thënë dhe në ballafaqim
Feçori:- Ti më ke thënë shumë mua
Xhaviti:- Komplet ti kam thënë, të gjitha…
Kryetari:- Tjetër pyetje?
Feçori:- Ky thotë për një banakier qe ka vdekur se me paska parë mua në këmbë dhe ai paska thënë shih, shih seç po bën Feçor Shehu, atje publikisht, zëvendësministri i Sigurimit të Shtetit takohej me jugosllavët publikisht, kur ne ishim thikë për thikë me jugosllavët. Tani a ka mundësi të na shpjegojë se bashkë me banakierin ata janë edhe kamerierët, janë edhe njerëz të tjerë… A na kanë parë njerëz të tjerë?
Xhaviti:- Nuk kishte njeri, aty ishin vetëm këta të tre ishin në fund të sallës. Ai banakieri, më thotë shiko, shiko, shih atje me thotë…
Feçori:- Po kamerieri ku ishte?
Xhaviti:- Nuk kishte kamerier.
Feçori:- Po kush i bënte shërbimet?
Xhaviti:- Ai e bënte shërbimin, kjo është 10-12 vjet më parë
Feçori:- Mirë, mirë, edhe kjo është shumë bindëse. Ky thotë që mirë ditën e premte na e dike, megjithëse unë disa të premte vija se kisha shërbim, po ta zëmë ashtu. Po Xhavit Ismailaga e dinte duke filluar nga ora 5 deri ne 9, jugosllavët bënin survejim që më shikonin mua? Nga e merrni vesh që vajta unë në ketë berberhane dhe vinin jugosllavët?
Xhaviti:- Ata e dinin vazhdimisht, dhe e ruanin këtë gjithnjë. Ata ishin aty pothuaj për çdo të premte dhe vinin 3-4 nga ata jugosllavët, rrinin e silleshin andej-këtej…
Kryetari:- Në çfarë ore afërsisht?
Xhaviti:- Rreth orës shtatë e gjysme- tetë, kështu ishte…
Feçori:- I lutem gjykatës të me mbajë shënim se jugosllavët janë gjithnjë në survejim….
Kryetari:- Ne kemi thirrur dëshmitarë të tjerë që janë aty në dosje, na i shpjegojnë dhe ata. Ky thotë kështu, janë aty nja dy a tre të tjerë….
Feçori:- Që më kanë parë mua?
Kryetari:- Që japin kështu të dhëna, do ti dëgjojmë edhe ata.
Feçori:- Kam një pyetje. Unë 90% mos them 100%, kam qenë i shoqëruar, o me punëtorin operativ o me drejtorin, o me shoqëruesin tim, o me Dhimitër Bonaten që e kishte objekt ‘Dajtin’, o me Zija Këlleçin o me Medi Bushatin. Kur ishte Llambi, takoheshim ngandonjëherë me Llambin, po rrallë. Tani, si është e mundur që nuk rashë në sy të ndonjërit nga këta gjatë këtyre takimeve qe bënim?
Xhaviti:- Feçor Shehu ka qenë i shoqëruar! Jo, kurrë nuk ka qenë i shoqëruar nw berberhane. Berberhaneja mbyllej kur vinte Feçor Shehu. Në raste të jashtëzakonshme, që e dinte se nuk ka për të marrë letër a gjë, mund tw merrte drejtorin ose ndonjë tjetër dhe e fuste brenda. Por komplet, kur vinte ky, ishte vetëm. Zija Këlliçi ose Dhimitër Bonata, këta dilnin e prisnin në bar. Kur mbaronte punë ky, vinin e merrnin.
Kryetari:- Mbyllnit derën nga brenda ju kur vinte?
Xhaviti:- Feçori, e po ministër…
Feçori:- Po për ministrat e tjerë e bënte ketë?
Xhaviti:- Jo, nuk e kam bërë.
Feçori:- Vetëm për mua?
Xhaviti:- Vetëm për ty dhe për anëtarët e Byrosë Politike e kam bërë.
Feçori:- Domethënë, e ke bërë edhe për të tjerët?
Xhaviti:- Ti vetë me kë thënë mua mbylle derën, jo një, po 100 herë.
Feçori:- Mbylle që të mos vijnë të huaj, ta pret mendja.
Xhaviti:- Jo, jo, mbylle derën.
Kryetari:- Domethënë, është e vërtetë që ‘derën mbylle’, i ke thënë ti apo jo?
Feçori:- Unë kam thënë, po e mbyllte vetë se kështu e mbyllte dhe për të tjerët. Unë kam parë anëtarë të Byrosë Politike, edhe për anëtarë të thjeshtë të Komitetit Qendror…
Xhaviti:- Ja ku e keni Llambi Peçinin, pyeteni se çfarë urdhri më ka dhënë..
Feçori:- Na e shpjego një çikw atë mekanizmin, si vinin këto letrat se ju e keni parasysh mbase, ose nëse ashtu shikojeni, hetojeni, tavolina ishte ku rrinin gazetat e revistat qe shikonin te tjerët? Si nuk i shikonin të tjerët këto letra? Zëvendësministri i Sigurimit të Shtetit linte letrën aty dhe vinin jugosllavët; e merrnin kur vinin jugosllavet!? Na e shpjego një çikw mekanizmin?
Xhaviti:- Posi, ta shpjegoj unë ty. Ata ishin katër albume, nën ‘të, në fund të kësaj fuste letrën. Brenda 10 minutave vije ti ose ai e merrte. Kjo ishte mekanizma. Atë e ruaja unë…
Feçori:- E ruaje ti?
Xhaviti:- Po.
Feçori:- Bëje roje?
Xhaviti:- Po ta merr mendja, se ti vetë më kishe thënë.
Feçori:- Ore, po unë ty s’të kam thëne asgjë ty…. Po…
Xhaviti:- Epo mirë, ti mos prano asgjë…
Feçori:- Ka mundësi tu përgjigjesh pyetjeve, nëse s’ka, s’ka!!
Kryetari:- Përgjigju pyetjeve.
Xhaviti:- Përgjigjem posi.
Feçori:- Letrat nëpër tavolina, kështu nuk ka!!! Meqë e përmendi edhe i nderuari prokuror, mesazhe i quajti ai? Ky e quan letra! Thotë 7 deri 8 ditë…
Kryetari:- …Vetëvrasjes së Mehmet Shehut.
Feçori:- Të Mehmet Shehut, dhe kjo u quajt mesazh qe iu dha Mehmet Shehut për vetëvrasje! Si është e mundur të na i shpjegojë një çikë ky, që këto 7-8 dit kjo letër qëndroi ne xhepin tim? Pa ia dhënë, në qoftë se ishte me të vërtetë, Mehmet Shehu? A mund ta mbaja unë një letër 7-8 ditë?!. A di gjë ky?
Xhaviti:- Ku mund ta di unë se ç’ke lënë ti. Ti e more po ku di unë, atë e di ti nuk e di unë, unë s’di gjë.
Kryetari:- Nejse, më tutje…
Feçori:- Kur vinte në klinikë ky për ashtu, se unë u operova dhe isha sëmurë, a mw ka gjetur ndonjëherë vetëm mua? Që paska biseduar këtë që unë e Kadri Hazbiu dhe Mehmet Shehu e kemi forcën këtu, domethënë, apo ka pasur njerëz? Unë e di që ky s’ka qenë asnjëherë vetëm aty pa me gjetur me 4-5 ose 6 e me shumë njerëz!
Xhaviti:- Jo njëherë, por shumë herë të kam gjetur vetëm. Se unë vija në mëngjes herët nga ora 8 kur ti haje bukë. Kur ti haje bukë, unë vija vazhdimisht…
Kryetari:- Ke shkuar çdo ditë?
Xhaviti:- Çdo ditë.
Feçori:- Çdo ditë ka pasur njerëz.
Xhaviti:- Jo, nuk është e vërtetë. Në mëngjes herët, nuk vinte njeri.
Feçori:- Mund të pyetet klinika atëherë.
Xhaviti:- Pyeteni sa të doni. Kjo është vërtetuar, sepse nuk të linte njeri të hyje pa, vetëm unë hyja, unë kisha të drejtë të hyja në klinikë, sepse unë i qethja dhe i rruaja të gjithë…
Kryetari:- E qartë!
Feçori:- Në tërë lojën e tij thotë që unë u futa këtu nga këta, domethënë, presupozon Feçorin…
Kryetari:- Ai është futur vetë.
Feçori:- Po vetë e thotë.
Xhaviti:- E thashë.
Kryetari:- Po thotë, me Radivojin ka rënë vetë në rrjetin e tyre, siç thotë ky. Pastaj me doli kjo punë e Fettor Shehut. Për herën e parë, thotë jam futur vetë, e kanë rekrutuar ata.
Feçori:- Nuk ka ndonjë hollësi ky në të gjithë këtë gjë, po erdhi 10 minuta, doli jashtë, mora letrën… Ka ndonjë hollësi tjetër?
Kryetari:- Këtë pranon ky, punën e ndërlidhësit. Apo ke ndonjë gjë tjetër?
Xhaviti:- Ashtu, punën e ndërlidhësit, skam ndonjë gjë tjetër.
Feçori:- Ka mundësi të na ashtu ky, se thotë se unë dhe një seri kuadrosh, shokësh, ata shokët mund të na i thotë ky kush ishin por edhe mund të pyeten ata nga trupi gjykues. Po fare isha unë, dispeçer isha që të mblidhja çfarë mendime kishin këta për fejesa e ç’fejesa të vajzës me djalin e Mehmet Shehut. Si e shpjegon ky ketë. Pse nuk vinin në rrugën e Partisë, po vinin tek mua?
Xhaviti:- Unë mund të shpjegoj kështu zoti kryetar. Ne fejesën ky ka qenë pro. Për këtë është edhe Skënder Shehu, të cilin e ka thirrur Feçor Shehu ditën e fejesws, me të cilin ka pirë kafe tek hotel ‘dajti’. Ka qenë dita e shpalljes së fejesës edhe kanë pirë kafe.
Feçori:- Unw skam qenë fare aty, por unë e kam pyetjen kështu. Këto kuadro, kush janë këto?
Xhaviti:- Cilët kuadro?
Feçori:- Me një grup shokësh the…
Xhaviti:- Po, ka qenw Zija Kellici, ka qenë Dhimitër Bonata, ka qenë mos qofsha i gabuar, Tahir Malo, apo tjetër, nuk di…
Feçori:- Mundësisht të mbahen shënim dhe të pyeten.
Kryetari:- Përse ti pyesim?
Feçori:- Për ketë, që është e saktë kjo qe tha ky.
Kryetari:- S’ka ndonjë interes kjo bisedë e zakonshme që është bërë në atë kohë.
Xhaviti:- Kjo është domethënë bisedë që ky ishte dakord për fejesën.
Feçori:- Me që kam qenë dakord unë, atëherë të thirret Tahir Malo e ata në qoftë se e shikoni ju të arsyeshme.
Xhaviti:- Për Tahir Malon thashë, se nuk mund ta përcaktoj, po të tjerët janë këta që thashë…
Feçori:- Ky thotë dhe atë që unë i kam bërë kërcënim kur u bëra zëvendësministër. Unë zëvendësministër isha bërë për kufirin, çfarë kërcënimi i bëra unë këtij?
Xhaviti:- Mos të tregoj…
Feçori:- E çarë do të bëja?
Xhaviti:- Çfarë do të bëjë ti? Atë qe ti më thoshe që jam anëtar i Plenumit, edhe ti mbyll gojën më ka thëne, se kemi dhe Kadriun
Feçori:- Kam edhe kadriun?
Xhaviti:-Po, ma ke thëne komplet ti.
Feçori:- Pyetjen e fundit që kam kryetar. Ky thotë se rastësisht kur hyri ai Aleksandrovi, një tregtar bullgar, e paskam takuar unë si je e si shkon. Kam qenë ministër atëherë. Një metër mbas meje është shoqëruesi, dy metra në krah janë ndihmës punëtorët operativë të survejimit. Si nuk na kanë parë ata, një, dhe e dyta, akuza thotë për një tjetër njeri bullgar, ky thotë për një tjetër njeri bullgar. Si shpjegohet. Si e shpjegon këtë Xhaviti?
Xhaviti:- Unë në ketë akuzë kam thënë për Aleksandrovin, nuk kam thënë për njeri tjetër. Ç’kanë thënë të tjerët, unë nuk di. Unë kam thënë Aleksandrovin e ka takuar në hyrje…
Feçori:- Kam takuar njeri tjetër, bullgar, unë?
Xhaviti:- Nuk e di.
Feçori:- Nuk e di! Mirë, e kam të qartë. E dyta ky Aleksandrovi ishte domethënë tek dera e madhe e ‘Dajtit’ apo jo?
Xhaviti:- Po, në hyrje.
Feçori:- Ashtu! Atje, shoqëruesi im dhe dy ndihmës punëtorët operativë, që janë sportelistë, si nuk më panë mua?
Kryetari:- Ku ishte ky?
Feçori:- Tek dera kryesore e ‘Dajtit’.
Xhaviti:- Në dera kryesore…
Feçori:- Unë me shoqëruesin sa një mal, dy punëtorët operativë në sportel, e unë e takova, si je si shkon, ketë tregtarin bullgar!
Xhaviti:- I dhe dorë të dha dorën, edhe erdhe më the mua kush qe ky. Të thashë që qe aleksandrovi, bullgar. Eu, të shkoj të laj duart, the ti, qenka maskara, edhe iku. Kështu ma ke thëne ti vetë…
Feçori:- Këto kisha unë…
Kryetari:- I pandehur Kadri Hazbiu, ke gjë pyetje?
Kadriu:- Kam si urdhëron.
Kryetari:- Hajde.
Kadriu:- Cila qëndron në adresë time, përse thotë ky, ajo që ka thënë në procesverbal, se unë jam ballafaquar me ketë, por me procesverbalin, apo kjo do të thotë tani për sa i përket bisedës që ka bërë me Feçor Shehun në klinike për marrjen e pushtetit. Ndryshe ka thënë atje, ndryshe thotë këtu. Atje ka thënë që, më tha që jemi të fortë për marrjen e pushtetit. Këtu e shtjellon këtë, dha dhe një sërë hollësish të tjera të cilat po të krahasoheshin me ç’ka thënë në procesverbal, kanë një ndryshim…
Kryetari:- Pyet, cila është e vërteta thotë që ke thënë ndryshe atje, ndryshe këtu?
Xhaviti:- Jo, unë njëlloj e kam thënë. Unë kam thënë që do ta…, kur ka parë fotografinë, me ka thënë që ne jemi ata që do ta marrim pushtetin në dorë
Kadriu:- Se ke thënë kështu në proces.
Xhaviti:- Kështu e kam thënë.
Kadriu:- Merre procesverbalin edhe me ato hollësirat të krahasohet.
Prokurori:- Kur ishte Feçori në klinike thotë, kishte dhe fotografinë që kishte dalë me Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun. Kur e pyeta se paskeni dalë në fotografi të tre bashkë ai më tha: Se ne jemi treshja më e fortë që do të marrim fuqinë në dorë…
Kadriu:- Thotw në procesverbal?
Prokurori:- Po. Pak me lart thotë tjetrën, që ky pushtet do të përmbyset, më shumë, se me këtë merret Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.
Kadriu:- Atë nuk e di.
Prokurori:- Kështu thotë procesverbali.
Kadriu:- Nuk është në procesverbal, nuk është kështu.
Prokurori:- Në procesin e datës 18/06/1983.
Kadriu:- Nuk është kështu. Ajo që më është dhënë mua, nuk është kështu
Kryetari:- Po, tjetër pyetje?
Kadriu:- Hë, pse ketë implikim në adresën time Xhavit Ismailaga e ka dhënë në qershor, në mos gabohem, kur ky pretendon se përpara hetimit ka qene i sigurt, që në fillim ka treguar. Si e shpjegon ketë?
Kryetari:- Si e shpjegon thotë?
Xhaviti:- Unë që në fillim kam thënë që edhe kadri hazbiu është tradhtar. E kam thënë këtë që në fillim kur ti ishe anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Mbrojtjes Popullore. E kam thëne që në fillim, që kur jam arrestuar. E kam thënë që Kadri Hazbiu është bashkëpunëtor me Feçorr Shehun, me kryebanditin Mehmet Shehu e të gjithë. E kam thënë kështu komplet…. (Vijon nesër)
Përgatiti për botim: Kujtim Boriçi
SOM 1
“I pandehuri Ismailaga thotë se Feçor Shehu i ka thënë kur ishte në klinikë se ai, bashkë me Mehmetin e mua, Kadriun, me porosi të agjenturës së huaj, do luftonin për eleminimin e Enverit e marrjen e pushtetit. Kjo nuk ka asnjë bazë, nuk qëndron. Këto, nuk janë thënë edhe në procesverbalin që është mbajtur për deponimet në hetuesi e më e të cilin dhe unë jam njohur. Ndryshe ka thënë atje, ndryshe thotë këtu në gjyq”
SOM 2
“Unë Xhavit Ismailaga, që në fillim kam thënë që edhe kadri hazbiu është tradhtar. E kam thënë këtë që në fillim kur ti ishe anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Mbrojtjes Popullore. E kam thëne që në fillim, që kur jam arrestuar. E kam thënë që Kadri Hazbiu është bashkëpunëtor me Feçor Shehun, me kryebanditin Mehmet Shehu e të gjithë. E kam thënë kështu komplet…. Kështu është. Dhe solla prova”
SOM 3
“I pandehuri Xhavit thotë se kur vinte në klinikë kur u operova se isha sëmurë, më ka gjetur vetëm e unë i kam treguar fotografinë që kisha dal unë, Mehmeti e Kadriu, e i kam shtuar se ne jemi më të fortët e do marrim pushtetin. Po unë asnjëherë nuk isha vetëm, në asnjë orë, pasi në çdo kohë në klinikë ishin katër, pesë apo më shumë njerëz, plus personeli”
NESËR DO TË LEXONI:
-Debatin e Kadri Hazbiut me Aranit Çelën, kreu i trupit Gjykues. Hazbiu mohon deponimet e Ismailagës, Kodrës e Çenos në ngarkim të tij për ‘Tradhëti ndaj Atdheut’.
-Pse dështoi takimi agjenturor i Beqir Ballukut e Kadri Hazbiut në hotel ‘Dajti’ me agjentin e UDB-së jugosllave.
-Si ruheshin Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e anëtarët e tjerë të ‘grupit armiqësor’ nga survejimi i fshehtë i Enver Hoxhës.
Pse nuk del sot ky Ismailaga te thote te verteten, ka qene ashtu si ka thene atehere apo ndryshe? Apo mos ka frike se mos e peshtyjne ne rruge per shpifjet e poshtra, qe ia kishte servirur vete sigurimi te perligjte “pucin”, i cili nuk ka ekzistuar asnjehere ne koken e krereve te larte te PP dhe te MPB.
Une e lexoj cdo dite kete material qe botohet sespe eshte faktik, nuk eshte tregim futja kot, por kam nje pyetje: Perse nuk korrektohet shkrimi, mbasi ka shume gabime ortografike, aq sa nuk te vjen ta lexosh edhe sikur te jete historia e babait tend?
Une e lexoj cdo dite kete material qe botohet sespe eshte faktik, nuk eshte tregim futja kot, por kam nje pyetje: Perse nuk korrektohet shkrimi, mbasi ka shume gabime ortografike, aq sa nuk te vjen ta lexosh edhe sikur te jete historia e babait tend?