Kadri Veseli nesër para Gjykatës Speciale për luftën e UÇK-së

J L

Ish-kryetari i Kuvendit, tani kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nesër pritet të intervistohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs lidhur me luftën e UÇK-së.

Intervista e Kadri Veselit ishte caktuar për fillim të këtij muaji, por më pas ishte shtyrë për 10 dhjetor.

Nga zyra e Veselit ishte thënë se shtyrja e intervistimit ishte bërë për shkaqe teknike.

Ndërsa, në një konferencë për media Veseli nuk kishte treguar se a është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo të dëshmitarit.

Për Veselin ishte raportuar se kishte dalë para prokurorëve edhe më herët, por një gjë të tillë e ka mohuar vetë ai.

Ish-komandantët e UÇK-së po ftohen me radhë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar rreth luftës së UÇK-së.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Kadri ate që i joti ta banë nuk ta bënë i huaji kështu që thënja e gjermanëve gjatë LDB se vetëm te shqipëtarët ka gjetë sipiunë pa pa pagesë ende funksionon kështu që serbēt nuk kanë nevojë tu bëjnë ma dosjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *