Kafazi dhe ndërmjetësi

anazapta

Kur kam parasysh kafazin, kam jo lëndën që është ndërtuar, hekur apo dru, por izolimin mediatik të kafshës që ngujojmë. Se nuk i bëjmë kafaz dhe ai shkatërron e helmon gjithë shoqërinë. Më kujtohet Spartak Brahua kur foli e tha se Berisha, që unë po e quaj gjarpri, duhet mbyllur në kafaz në kopshtin zoologjik ku njerëzit ta shikojnë. Ka një kafaz mediatik që është përdorur qysh kur lindi shtypi i shkruar: Injorimi dhe Diçitura.

Pra, gjarprin në kafaz le të flasë e ta shikojë shoqëria me mikrofon në dorë. Ai do tregojë për zonat e lira, për centralet bërthamore, për heqjen e vizave me Sh.B.A, e çfarë nuk do tregojë. Ne të tjerët gazetarë e reporterë jemi vetëm ndërmjetës. Ndërmjetës ndërmjet kafazit dhe opinionit. Në ndihmë më erdhi libri i Zydi Dervishit, “Bashkëjetesë me demonët e konflikteve”. Një fjalë e urtë shqiptare thotë: “fjala mbetet gozhdë në zemër.” Pra gjarpri foli. Duke i shkoqitur me kujdes fjalët me ndërmjetësin, do të themi: të parët tanë në mes mbanin brez, dhe brezin e kalonin nga babai te djali… Ndërsa sot dhe të vjetrit dhe të rinjtë mbajnë jo breza, po rripa. Ne po shkëpusim marrëdhënien ndërmjet brezave, sepse edhe gjuha nuk e duron të themi se jemi lidhur rryp pas rrypi. Për çudi, në ndihmë më vjen rrypi i Lulzim Bashës. Ja ç’thotë “pinjolli” demokrat: “nuk përballojnë dot debatin, nuk kanë fakultetin politik për të duruar pikëpamjen ndryshe.” Për ç’debat flet rrypi, për të sharë gruan e tjetrit? Kush ta ka mësuar këtë lloj debati? Mos Gadafi kur e takove në Libi në vitin 2008 në çadrën me beduinë? Gjarpri lajthiti dhe u çmend, ai në kafaz do ujë të pijë dhe shkak u bë Lazarati. Media si ndërmjetës ndërmjet kafazit dhe opinionit le ta filmojë, të hedhë lëkura bananesh. Por kur ta filmojë të jetë dhe Topalli, Noka, Paloka e Ristani, po të dojë pranë kafazit mund të vijë dhe Dashamir Shehu, Mersila Doda, Kastriot Islami. Këta të tjerët janë dhëmbët e gjarprit në shoqërinë tonë, që na helmojnë dhe gëzimet dhe hidhërimet.

Pra, gjarpri Berisha me fjalët e ulëta që thotë, na bën ne të tjerëve të përjetojmë një krizë të rëndë personaliteti. Thelbi më qartë shprehet me dy vargje të poezisë “Njerëzit” të Azem Shkrelit:

“Sikur te takoheshim me vetveten sy më sy / Nuk di, do të putheshim apo kishim për t’u pështy.”

 

Vasil Puci, Durrës

Cel: 0692523009

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *