Kafeja rrit potencialin seksual tek mashkulli

DITA Online

 

Një studim i një grupi shkencëtarësh britanikë arriti në përfundimin se ushqimet e pasura me antioksidues janë në gjendje të përmirësojnë potencialin riprodhues tek meshkujt, shkruan “Science Journal”.

Kafeja dhe çaji janë shumë të pasur me antioksidues, ashtu si vera e kuqe apo vajrat bimorë, midis të cilëve radhitet edhe vaji i ullirit.

Sipas studimeve të kryera në një klinikë në Londër, midis 1 mijë pacientëve me probleme të potencialit seksual, shumica dërmuese kishin mungesë të këtyre përbërëse në trupin e tyre.

Një mashkull në 12 të tillë vuan nga aftësia e ulët riprodhuese.

Ekspertët premtuan thellim të studimit, për të kuptuar më mirë rolin e antioksiduesve në shëndetin seksual.

a.s/dita

Share This Article
3 Comments
  • Artikulli nuk permend fare kafene si primar por I ve te gjitha ne nje plan.
    So beni ndonje redaktim, apo rishikim?

    Cajrat. Caji leshil ka veti antioksiduese.
    Kafeja nuk ka edhe aq shume.

    Hapni internetin e beni lajmin sic duhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *