Kafeja turke mund rivalët modernë me popullaritetin që ka

Dita

Teknologjia shpesh e shkatërron traditën. Por për kafen turke, duket se nuk ka funksionuar kështu. Duke dalë nga harresa e një kulture pesë shekullore, ajo është rivitalizuar megjithë ndikimin që ka pasur ardhja e vonuar e pajisjeve për përgatitjen e saj. Në kronikat për kafen, osmanët shprehnin sigurinë se po i prezantonin një pijeje shumë stimuluese Europës së shek të 17-të. Kafet e shtëpisë ishin ndoshta qendrat e para të opinionit publik dhe lulëzuan në Stamboll. Osmanët e të gjitha fushave bëheshin bashkë dhe flisnin për tema të ndryshme nga feja tek politika, shumë kohë përpara se kafenetë pariziene të ktheheshin në pikat e takimit të shkrimtarëve dhe revulicionarëve.

Në shekullin e 20-të, sidoqoftë, në garën e shitjeve, kafeja u parakalua nga çaji, pasi çmimet u rritën dhe turqit u kthyen në pirësit më të mëdhenj të çajit në botë. Rreth një dekadë më parë, dashamirësit e kafes ishin të alarmuar mbi fatin e saj dhe madje, asokohe, u krijua një shoqatë që promovonte pijet. Rrjetet ndërkombëtare të kafes mësynë, duke paralajmëruar për një goditje vdekjeprurëse. Në këto kohë kishte një rënie të sasisë që konsumohej nëpër restorante dhe shumë familjarë porositnin kafe ekspres. Por, mirë, të paktën frika të paktën nuk u materializua.

“Dy parametra u provuan si vendimtarë” shpjegon Osman Serim, një guru që merret me gastronominë njëherësh anëtar bordi i Shoqatës së Kërkimeve për Kulturën e Kafes Turke, i cili më tej vijon për “Al-Monitor”: “Së pari, u prodhuan makinat e kafesë turke me performancë të lartë dhe rritja e interesit të përgjithshëm për kafen, solli edhe ringjalljen e interesit për kafen turke. Një tjetër faktor shumë vendimtar ishte sidomos interesi i të rinjve.

Shtimi i rrjeteve ndërkombëtare nxiti ambicien e konkurrentëve turq dhe qindra rrjete dyqanesh kafe mbinë si kërpudhat në të gjithë qytetin. Dhe me makineritë e reja në vend, porositja e kafes turke nuk ishte më një bezdi për shkak të vonesës. Panorama e re e kafeneve u zgjerua më tej me qendra të vogla lokale, duke siguruar një pamje moderne dhe një mënyrë për t’u socializuar, biseduar dhe për t’u njohur.

Serim thekson një aspekt unik turk të kësaj panorame- kafenetë e parashikimit të fatit. Kafja turke është e pandashme me fatin, bazuar tek interpretimi i formave që merr në fund llumi në filxhan. Duke patur parasysh prirjen e njerëzve për bestytnitë turke, shumë fallxhorë profesionistë kanë mbetur në këtë biznes sot, edhe pse shumë filxhanë kafeje lexohen rastësisht në biseda me miq, si një mjet për ta çuar bisedën më tej dhe për të qenë më shumë intime.

Në vitin 2013, UNESCO shtoi kulturën e kafes turke në listën e veprave të Trashëgimisë Kulturore të Mbrojtur të Njerëzimit, duke i njohur asaj vlera sociale si: “dialogu” dhe “forcimi i marrëdhënieve njerëzore dhe hapjes së njerëzve me njeri-tjetrin”.

Si një simbol i miqësisë dhe mikpritjes, kafeja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në gjuhën, artin, artizanatin, traditat dhe jetës sociale në Turqi. Një proverb thotë: “Një filxhan kafe ka besueshmërinë e një miqësie 40 vjeçare. Nëse duhet t’i besojmë proverbit, kafeja turke është elementi kyç në ritualet paramartesore kur të afërmit e vajzës shkojnë në shtëpinë e nuses së ardhshme për t’i kërkuar dorën. Në traditën e ditëve tona, nusja bën kafen dhe ua servir miqve, “për të dëshmuar” aftësitë e saj.

Të bësh kafen turke nuk është njëlloj si të bësh supë me mish. Ccfarë e bën atë “turke”, nuk është lloji i bimës së kafes, por teknikat a ndryshme të bërjes së saj.

Për ta filluar me të, kërkohet njëherë një bluarje e imtë, pothuajse të bëhet pluhur. Bluarja e freskët është e domosdoshme për të ruajtur aromën. Kafja turke mund të jetë “e zakonshme”, “pak e ëmbël”, “e mesme” dhe “me shumë sheqer”. Sheqeri shtohet gjatë përzierjes së kafes me ujë dhe para se të fillojë të ziejë. Në rastet kur janë shumë njerëz, do të ishte mirë t’ju kërkonit miqve për të mos u shpërndarë në shumë shije kafesh turke. Zhezveja iu shkurton shumë punë për këtë. Për të pasur vulën e saj të shenjtë, kafeja duhet të ketë shkumë. Kafeja me pak shkumë, ose me aspak, është një turp dhe një mundësi për të mos rënë në sy të mirë, nëse jeni në pozitat e një nuseje të ardhshme. Për të patur rezultatin më të mirë, hiqet xhezveja nga flaka dhe shkuma hiqet fillimisht me lugë dhe hidhet nëpër filxhanë. Më pas vendoset në zjarr dhe përsëritet procedura. Kafeja nuk duhet të vlojë kurrsesi. Me kaq shumë detaje dhe fjalë që paska për të bërë një kafe, turqve u duhet bërë hallall që kanë qenë një shekull prapa për prodhimin e aparatit të kafes turke. Një nga pionerët e fushës është Murat Kolbasi, drejtori i përgjithshëm aparatit shtëpiak Arzum dhe në një intervistë për “Al-Monitor” u shpreh se kafeja turke përbën më pak se 10 përqind të 1.2 miliardë filxhanëve me kafe që konsumohen në ditë në botë sot, por ai u shpreh edhe optimist se gjërat mund të ndryshojnë.

Ardhja e aparateve automatikë në vitin 1900 çoi në përhapjen e kafes ekspres, filtrimin e kafes dhe bërjen kafen e çastit nëpër botë. Dihet që epoka e fast-foof-eve pengoi edhe më tej popullaritetin e kafes turke. “Në vitin 2003, Arzum bëri pajisjen e parë elektrike të kafesë dhe një vit, më vonë një tjetër markë vendase nxorri produktin e saj”, shtoi ai. Ibriku0 elektrik arriti të krijonte shijen autentike të kafes me shumë sukses. Po, kjo ishte një zgjidhje e pjesshme. Kolbasi donte një pajisje që do ta hidhte kafen menjëherë nëpër filxhan. Skuadra e tij shpenzoi 4 vite dhe 2 milionë dollarë për ta krijuar këtë pajisje, e cila doli në treg në shtator të vitit 2014. Sipas informacioneve të kompanisë, është e para makineri që hedh kafenë, shkumën dhe bazën automatikisht në filxhan, zbulon temperaturën ideale të pirjes dhe ka një funksion vetëpastrimi.

Makineria është transportuar tashmë në 24 shtete, kryesisht në Europë dhe në Lindjen e Mesme, por edhe për destinacione të tjera. Transportimi i kafes turke në Indonezi, për shembull ka ardhur si surprizë dhe kënaqësi për Kolbasi. Në një kafene të rangut të mesëm në Kanada, ibriku i kafes turke të shërbehet me një tabaka bakri me gota tradicionale me akullore, me lëng frutash dhe ujë. Duke zënë 2 kate, vendi i pazakontë ku i gjen të gjitha, ofron muzikë live, pije alkoolike, një bibliotekë të vogël, tavolina për lojërat e bilardos një sallon tatuazhi si dhe vende ku hidhet fall. Fallxhorja shefe nuk është një grua në moshë, siç mund të pandehë çdokush, por një djalosh 28-vjeçar, Cengiz, i cili, siç sugjerojnë forumet online, është një nga lexuesit e filxhanit më të njohur në Ankara. Me një prerje flokësh me stil dhe një palë vathë, ai lexon solemnisht të ardhmen e gazetarit, duke shënuar datat me rëndësi. Profecitë e tij kombinohen me këshillime, thashetheme miqësore dhe këshilla për jetën. Në dekadën e fundit, e ka fituar jetesën si një lexues filxhani kafeje. Për Serimin, rivitalizimi i kafes turke ishte një rrugë e pakthyeshme. “Unë mund ta shoh që tani, që të tjera lajme të mira do të vijnë”, tha ai, duke iu referuar rrjeteve lokale të kafes që debutonin jashtë vendit dhe eksportet e makinave të kafes turke. Ai shikon një treg premtues për kafenë turke. /Marrë nga TourExpi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *