Të shtosh kafe tek panelet diellore lejon që të përfitohet më shumë energji elektrike nga drita.
Ky është zbulimi i shkencëtarëve të UCLA që kanë testuar efektet e këtij ushqimi për të gjetur burime më efikase të energjisë së rinovueshme.
Shkencëtarët thonë se ideja e testimit të kafesë në panelet diellore erdhi rastësisht kur studiuesit Rui Wang pyeti: “Ne kemi nevojë për një kafe për të rritur energjinë tonë, është e mundur që e njëjta gjë vlen për perovskitet? A mund t’i ndihmojë një kafe që të punojnë më mirë?”
Perovskiti është emri i kristaleve të errëta, të përdorura për të bërë panele diellore.
Për të kuptuar më mirë nëse kafja mund të ndihmojë me të vërtetë që panelet diellore të prodhojnë më shumë energji, shkencëtarët filluan nga supozimi se ushqimi është një përbërës alkaloid që përmban struktura molekulare që mund të ndërveprojnë me prekursorët e materialit perovskite, përbërësi me një strukturë të veçantë kristaline që formojnë shtresën e mbledhjes së dritës në disa qeliza diellore.
Gjatë eksperimentit të tyre, ekspertët shtuan kafeinë në shtresën perovskite për dyzet qeliza diellore dhe përdorën rrezet infra të kuqe, për të identifikuar komponimet kimike dhe nëse kafja u bashkua me materialin .
Duke vepruar kështu, shkencëtarët ishin në gjendje të vëzhgonin se grupet karbonil të kafeinës ndërveprojnë me jonet e plumbit të perovskitës për të krijuar një “bllok molekular”.
Ndërveprimi midis kafeinës dhe perovskitit ka lejuar një rritje në efikasitetin e energjisë diellore nga 17 në 20% dhe më gjerë.
Studimi, i titulluar “Kafeina përmirëson performancën dhe stabilitetin termik të qelizave solare Perovskite”, u botua në revistën Joule.

j.l./ dita
