Për muaj me radhë, në mënyrë krejt të çuditshme, Ambasadori Arvizu ka mbështetur Sali Berishën dhe qeverinë e tij edhe në rastet kur kjo mbështetje binte ndesh me mendimin e shumicës dërrmuese të opinionit publik shqiptarë dhe me interesat dhe kredibilitetin e vlerave të demokracisë Amerikane në Shqipëri. Por besoj se Ambasadori Arvizu e ka njohur mirë Sali Berisha kur ky i fundit bashkë me mercenarët e tij sulmonin në mënyra nga më të fëlliqura dhe të poshtërta Ambasadorin e Nderuar John L. Uithers, II. Si shqiptar këto sulme i konsideroja si sulme të një psikopati, ose duke përdorur gjuhën e Mustafa Nanos, si sulme të një “hajvani”. Si amerikan i shikoja këto sulme kundër Ambasadorit Uithers si sulme të ndyra dhe të fëlliqura të bëra nga një person sa i poshtër dhe i lig po aq dinak dhe i pabesë.
Besoj se këto sulme perverse ndaj Ambasadorit Uithers shënuan edhe kthesën/çarjen e madhe midis SHBA dhe Sali Berishës.
Është për tu vlerësuar fakti se Edi Rama dhe Partia Socialiste kurrë nuk janë pozicionuar kundër Ambasadorit Arvizu edhe në rastin kur ai e quajti Berishën “burrë shteti” fill pas vrasjes së katër protestuesve paqësorë dhe të pafajshëm nga rojet e Sali Berishës. Nga ana tjetër, Sali Berisha është nja politikan i fëlliqur, dinak, dhe i pa besë i cili ka dëshmuar këtë në shumë raste, përfshirë këtu akuzat e drejtpërdrejta kundër Ambasadores Mariza Lino dhe SHBA-së për trazirat e vitit 1997 dhe duke mbërritur me akuzat kundër Ambasadorit Arvizu për shkak të qëndrimit të tij kundër vendimit të gjykatës së Tiranës për të shpallur të pafajshëm ekzekutorët e masakrës së 21 janarit.
Kuptojeni mirë se sa i ndyrë, mosmirënjohës, dhe i ligë është Sali Berisha. Tani po sulmohet në mënyrë kafshërore Ambasadori Arvizu, personi i cili e ka ndihmuar Berishën në kohët e tij më të vështira (pas masakrës së 21 Janarit). Shikoni dhe kuptoni që ky njëri ka instaluar një regjim autokratik ky de facto gjykatat janë zgjatim i pushtetit. Prova më e pakontestueshme e këtij fakti është sulmi kafshëror alla-Berishian i gjykatës së Tiranës kundër Ambasadorit Arvizu. Ku është parë në këtë planet që gjykata e një vendi të sulmojë një Ambasador të huaj??? Ata që e përpiluan dhe e transmetuan atë sulm kundër Ambasadorit Arvizu duhet të lirohen nga funksionet zyrtare që mbajnë.
Kjo deklaratë e gjykatës mund të shkatërrojë marrëdhëniet midis dy shteteve, dhe personat përgjegjës duhen ndëshkuar për kalim të kompetencave me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Nëse gjykata kishte ndonjë shqetësim, ajo duhej t’ia shprehte këtë Ministrit të Drejtësisë ose Presidentit të Republikës. Pastaj një nga këta kontaktonte me Ministrinë e Jashtme për të adresuar problemin apo ankesën tek Ambasadori Arvizu. Normalisht kjo duhet të ndodhi, por ajo nuk ka për të ndodhur pasi gjykata e Tiranës ka folur në emër të Sali Berishës. Sulmi vijoi në mënyrë edhe më shtazore kur Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, në një sulm kundër Ambasadorit Amerikan insinuonë se edhe shteti Amerikan vret shtetasit e tij në të njëjtën mënyrë. Nesër kushedi se kush mercenar i Berishës do të dalë për të sulmuar Ambasadorin Arvizu. Mbase Berisha do të aktivizojë përsëri “intelektualët” mercenarë e pushtetit për të nënshkruar peticionin e radhës.
O Bledaro,po pse Arvizu e ka mbrojt Salen free?Pyet pak ato te Patton Boggs se sa merr ne muaj ambasador Arvizu.Do te shohesh spektakel dhe kthesa 180 gradshe nga Arvizu perseri.Sigurisht ne dem te demokracise dhe popullit shqiptar.
Epo, z.Prifti, nuk e dini ju ate shprehjen “ka ngrene dikur nje luge corbe te prishur dhe e vjell ate gjithe jeten “. Ne te njejten pozite eshte edhe Arvizu. Sa per mua, ja ben shume mire dhe shume pak po ja punon. Duhet te shkruaje nje leter per DASH-in dhe bashkengjitur kesaj letre te jene edhe CD-te ku eshte filmuar me ze e figure Arvizu duke pranuar zarfet me dollare si shperblime per perkrahjen e tij ndaj qeverise dhe kryeministrit. Si mendoni ju z.Prifti, se gjithe ato shprehje dhe perkrahje nga ana e Arvizu per gati dy vite i te gjitha vendimeve e veprimeve antidemokratike, jane kryer pa asnje shperblim ?. Ky palo ambasador mos beje gjasme se eshte nxehur tani dhe na del me deklarata kundershtuese ndaj kryeministrit. Ai duhet ta dije se tani thjesht po korr ate c’ka ka mbjellur gjate ketyre dy viteve ne Shqiperi. Mjere ky popull qe priti dhe duroi edhe dy vite te tjera deri sa humori i ketij Arvizu-se te prishej dhe indirekt edhe ne si popull pikerisht ne keto momente duhet te na prishet humori. Keta lloj ambasadoresh dhe opozita e dobet po e marrin ne qafe kete popull.
Te lumt Arberia nje pergjigje me re vertete dinjtoze Un po shtroj pyetjen Valle ky popull shpetimin e pret nga te tjeret apo nga vetja Mos valle se vute re qe ky arvizuja KY NJERI I VOGEL DHE PERFAQESUES I NJE SUPERDEMOKRACIE i perveshi manget ndejti gjith naten ne qendren e votimit numuroi ruajti kutite dhe per cudi nuk u ndie per vjedhjen e nje mandati -per mue ska rendesi emri u vodh nje vote u vra nje njeri cilidoqofte ai u grabit nje grua nje nene nje moter etj -per mua ka rendesi qe ky perfaqesues te ngre zerin Po tek ne ku jan moj morter Arberie kjo kaste intelektualesh ata akademike ajo shoqeri civile qe nuk ngrene zerin te protestojen te japin doreheqjen nga funksionet qe kan ne shenje proteste ku jan valle Apo fshihen pas firmes ne bordero pas nje rroge qe marrin sherbetore te mizerjes sherbetore e pa dashje bashkepunetore me krimin Dhe un me keta e kam e jo me Arvizute qe po na rjepin te gjalle
SHQETESOHENI KOT:
ARVZIUT NUK I KA NGEL ASPAK HATRI…AI ESHTE SHUME I KENAQUR ME SHPERBLIMET QE I BEN SALIU,SEPSE SALIU E KA ZGJDHUR QESEN PARA SE ARVZIU TE VINTE KETU:
ARVZIU,SHOKE ARVZIU
ESHTE NE HALL FATEZIU
KERCEN VALLEN
SI E DO SALIU…
Jam ploteisht dakort me Ju Zoti Kulla.E njhni mire Sali Berishen dhe regjimin qe ai ka instaluar.Ashtu si Ju , e njohin te gjithe shqiptaret brenda e jashte vendit.Mardheniet e tij me Ameriken, konkretisht me perfaqsuesit e saj Lino,Wethers,e se fundI me z.Arvizu , jane te njohura.Per ju si anetar i forumit te New Yorkut dhe njohes i mire i realiteteve kisha disa pyetje e konkretisht: Pse ambasadori Arvizu e quajti burr shteti Sali Berishen ?Deartamenti i shtetit, dhe dy ambasadoret paraardhes nuk ia kane bere te qart atij se kush ishte Sali Berisha ? A ka mundesi qe Sali Berishen Amerika vazhdon ta perdor si kalores te antikomunizmit ne nje kohe qe komunizmi ne Shqiperi ka marre fund me kohe dhe nuk ringjallet.Duke qene se flet per amerikane te perdorur nga Sali Berisha, si mendoni Ju mund te disponoj Sali Berisha materjale te ndryshme qe kompromentojne politikan amerikane te asaj kohe e qe nuk mund te behen publike.Per mua Amerika keshtjella e demokracise duhej ta kishte spostuar me kohe nga skena Berishen.Arsyen perse shqiptaret nuk iu pergjigjen thirrjes se Arvizu ,koha per act, une e shohe tek shprehja burr shteti.