Fiks Fare ka vijuar të premten denoncimin me fakte të reja për gjuetinë e paligjshme, ku pas faktimit të shkeljes së moratoriumit për kafshët e egra, ka zbuluar se kafshët e vrara serviren në shumë restorante në zona të ndryshme të vendit dhe autoritet nuk shqetësohet sesi sigurohen ato nga bizneset.
Gazetarët e Fiks Fare udhëtuan në disa zona të Shqipërisë nga veriu në jug, ku verifikuan nëse restorantet shërbenin kafshë të egra dhe pyetën se ku i merrnin ato, duke qenë se që prej vitit 2014 është vendosur moratoriumi i gjuetisë, që ka afatin deri në vitin 2021.
Fillimisht, bashkëpunëtoret e Fiks Fare shkuan në Kolonjë, ku kamerieri i një i restoranti tregon se aty nuk mungojnë kafshët e egra, që janë vrarë në mënyrë të paligjshme, duke filluar që nga derri i egër, dhia e egër dhe lepur i egër.
Por, gjatë bisedës, ai shpjegon se kush i porosit duhet të presë rreth një orë, pasi kafshët e egra nuk i mban në restorant, pasi janë vetëm me porosi. Ndërkohë, ai tregon edhe çmimet, ku 1 kg derr i egër kushton 2200 lekë të reja, ndërsa 1 kg lepur i egër kushton 6500 lekë të reja.
Por, kjo nuk është e vetmja zonë, ku shiten kafshët e egra. Gazetarët e Fiksit, gjetën restorante që shërbejnë kafshë të egra dhe shpendë edhe në Papër të Elbasanit, pavarësisht se me ligj nuk lejohet gjuetia e tyre.
Madje, lokalin ku shërbeheshin kafshë të egra dhe shpendë, njihej edhe nga banorët e zonës, por siç duket, vetëm zyrtarët të cilët merren me mbrojtjen florës, nuk e dinin dhe nuk pyetur ndonjëherë sesi sigurohen ato.
Gjatë një bisede me Fiksin, pronari i restorantit tha se aty mund të gjeje rosë të egër, patë të egër dhe mish sorkadheje. Madje, ai tregon mishin e sorkadhes që është gati për shërbim, ndërkohë që të shpjegon se klientelën kryesisht e ka nga Tirana.
Sa i përket shpendëve, e njëjta situatë vihet re edhe në restorantet e rrethit të Lezhës, e cila njihet për rezervatin e gjuetisë në zonën e Kune-Vainit, që ka shumëllojshmëri shpendësh. Pronari i një restoranti në Kune tregoi në Fiks Fare se me ditë ka rosa, ndërsa në Ishull-Shëngjin, situata është edhe më kritike. Që nga punonjësi i shërbimit pyjor në hyrje të rezervatit pranohet se kryhet gjueti, por sipas tij, vjedhurazi. Ai shpjegon se është një banor i zonës që shet rosa.
Ndërsa pronari i një lokali dhe kamerierët krenohen me shpendët që kanë vrarë, duke shpjeguar edhe një shpend, të njohur si “kryekuq”.
Ndërsa në një tjetër lokal në të njëjtën zonë kamerieri rrëfen për bashkëpunëtorët e Fiksit se shpendi i egër është super. Ai thotë se zakonisht vritet nga shtatori, ndërkohë që tregon se rosa bëhet për 20 minuta. Një nga kamerierët i tregon Fiksit edhe rosën e egër, duke i thënë se atë mëngjes e kanë vrarë. Pronari i tregon edhe fotot që kanë vrarë shpendët. Madje, ai thotë se i vret edhe vetë dhe del shpesh të gjuajë bashkë me babanë e vet. Fiksi shkon edhe në Tale të Lezhës, ku bisedon me një gjuetar. Ai thotë se ka shitur tre rosa.
Pra pavarësisht se gjuetia është e ndaluar deri në vitin 2021 me moratorium, kjo nuk i ka ndaluar gjuetarët për të zhvilluar aktivitetin e tyre të paligjshëm.
Fiks Fare e faktoi këtë si nga bisedat me gjuetarët, ashtu edhe me pronarët dhe stafet e restoranteve të ndryshme në vend, të cilët vrasin dhe shesin shpendë dhe kafshë të egra, ndërkohë që asnjë autoritet nuk ndërhyn për të ndaluar masakrën që po i bëhet Shqipërisë.
a.s/dita

Jane bere te padurueshem keto zagaret e Filip Cakallit kane dale jashte kontrollit…
.
Shikoni sa te lumtur jane se gjeten gabimet e qeverise ??
.
Ne Shqiperi Filipcakallet dhe Donaldluleshet & Ilirmutat me shume vlersojne si krim vrasjen e nje derri te eger me 4 kembe jashte ligjeve se sa VRASJEN E CA KOKPALAREVE me dy kembe..si ne 21 janar..
.
Berisha eshte kriminel cakall kurse filipi nje cakall kriminal mediatik qe lumturohet se gjeti gabime per derrat e eger dhe nuk eshte cudi ja fusin nje tasqebab pas filmimit…
me kujtohet 1974 kur filipi ishte nje pabuks ne QS dhe tani lahet ne vaska floriri…barba Filloja….dhe nuk eshte vetem por nje hordhi blendifezinjsh karjan canesh dhe karleksander frangaj & more
Ha ha qy me super eshte me shume i zene te shaje ke denoncon maskaralleqet sesa te indinjohet per maskarenjte ne pushtet. Jane te tille syresh qe mbajne ne pushtet kriminelet.
Jo o “info” ,ai denoncon hipokrizine qe mbreteron ne media ,te vrasesh kafshe te egra nuk eshte mire po duhet nisur nga ca kafshe qe i kane shpetuar “gjuhetise” si berisha ,meta, mediu, basha …ka dhe shume te tjera po mediat e tredhura nuk i shohin……keta jane kafshet me te rrezikshme qe duhen zhdukur nga ky vend i pa fat….
Hipokrizine!!! Po qy ve bast qe brohoriste kur Cakuli i sulej Berushes. Vec per hipokrizi mos flitni me kete qeveri qe promovoi me maskarenjte. Paske harruar te vendosesh ne liste Ramen nder kafshet e rrezikshme. He te keqen shtoje se nuk eshte me i mire nga te tjeret.
Te gjitha kafshet kalonje tranzit ne kete vend te mallkuar …ku vetem sorrat bejne folene …..ligesite e botes ku per djall jane mblledhur ne kete vend ??
Ku qendron problemi,
sa njihet historia e njetezimit, me mish jane ushqyer
njerezit