Kafshët theren gabim, ekspertët tregojnë pasojat negative te njeriu

Ornela

Ekziston një rregullore që përcakton teknologjinë e therjes së kafshëve që shiten për mish, por që në mase të madhe ajo nuk respektohet. Ekspertët thonë se kafshët që çohen pranë thertoreve të licencuara nuk mund të theren menjëherë. Por çfarë ndodh në të vërtetë?

“Mbasi e çojmë mishin në thertore ka raste që në ditë të zakonshme ne e marrim brenda ditës. E çon në mëngjes dhe e merr në orën pesë të darkës”, thotë një shitës mishi.

Ekspertet e ushqimit tregojnë se therja në momentin kur kafsha ndodhet në stres apo në trupin e saj ndodhi reaksione kimike të rrezikshme nëse mishi konsumohet nga njerëzit. Eksperti i teknologjisë ushqimore, Abdyl Sinani shpjegon arsyet.

“Për rastin e lopëve dhe bagëtive në tërësi, ato duhet të pushojnë për të rimarrë atë energji që ato kanë humbur gjatë kohës që kanë ecur. Kjo energji është adenozinë trifosfataza që kanë brenda organizmit e cila kur harxhohet kthehet në difosfatazë. Po arriti që kjo është harxhuar, gjatë therjes nëse nuk ka pushuar nuk ka energji të fortë për të bërë gjakderdhjen e plotë. Po nuk u bë gjakderdhja e plotë krijohen mijëra mikroorganizma të cilat kthehen në sëmundje e baktereve që janë dhe patogjene”, shprehet Abdyl Sinani Ekspert i Teknologjisë Ushqimore për Top Channel.

Po çfarë sjell kjo për konsumatorin?

“Një baktere çfarë do lloji që të jetë bëhet patogjene po e mori organizmi, punë e parë janë këto sëmundjet e përgjithshme: debolesë, diarreja. Pastaj kemi shkatërrime më të thella të organizmit të njeriut”, thotë Sinani.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Veç shpjegimeve teorike që janë të domosdoshme, a do arrijmë ndonjëherë të shohim në jetë zbatimin e tyre?! Se po mbjellet veç veç frikë dhe me këto argumente nuk duhet të konsumojmë asgjë. Me ajër dhe ky i ndotur do jetojmë?!

  • Ky problem eshte trajtuar gjeresisht edhe ne shtypin e huaj. Sipas disa specialisteve kafshet kane nje nivel stresi te papare kur i çojne te kasapi. Ky nivel stresi perçohet pastaj te njerezit kur hane mishin e kesaj kafshe, me pasoja shtimin e semundjeve fizike dhe mendore. Prandaj ekziston ende debati nese gjaku i kafshes se therrur duhet te kulloje krejt, qe mishi i kafshes te quhet i ngrenshem apo jo! Me e mira do te ishte qe Njeriu te mos e hante mish. Ne fakt njeriu eshte “projektuar” nga Natyra apo Zoti per te qene vegjetarian, njelloj si “kushurinjte” tane me te afert: – majmunet. Ne Tibet dhe Indi psh ka shume njerez qe nuk hane mish. Dhe jetojne po aq gjate sa “mishngrenesit”, dhe me shendet me te mire! Per “carnivoret” qe mund te skandalizohen po u hoqe ushqimin e tyre te pergjakshem, po theksoj se elefanti, kafsha me e madhe mbi Dhé, qe peshon disa tone dhe qe rron deri ne 100 vjet, nuk ha mish! Edhe nga ana ekologjike dhe ekonomike mosngrenia e mishit eshte pozitive per planetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *