Francis Kahata do të jetë përforcimi i ri i skuadrës së Tiranës në merkaton e janarit. Klubi i kuq zyrtarizon akordin me lojtarin nëpërmjet një njoftimi zyrtar ku thuhet: “KF Tirana ka bërë goditjen e parë për merkaton e muajit janar. Francis Kahata do të rikthehet sërish në kryeqytet për të luajtur për ngjyrat bardheblu.
Ky përforcim është bërë zyrtar vetëm sot (dje) pasdite. Mesfushori nga Kenia ka firmosur një kontrate të re për 2 vite e gjysmë. Kahata ishte objektiv për Tiranën që në merkaton e verës, por 23-vjeçari nuk donte të largohej nga Kenia pa përfunduar më parë kontratën me skuadrën e tij Thika United. Tani që ka rifituar statusin e lojtarit të lirë, Kahata ka zgjedhur sërish Tiranën për të firmosur një marrëveshje afatgjatë.
23-vjeçari në sezonin e kaluar luajti 12 ndeshje për Tiranën dhe realizoi 3 gola duke bërë një paraqitje mjaft të mirë.
