Oliver Kahn ka kritikuar kombëtaren gjermane për numrin e golave të pësuar. Në takimin e fundit, kundër Paraguait, skuadra e Joakim Lëvit e nxori tri herë topin nga porta, një shifër shqetësuese, edhe pse ishte takim miqësor. Ish-kapiteni i Gjermanisë thotë se skuadra ka pësuar mesatarisht 1.2 gola për çdo takim kualifikues të Botërorit 2014, shifër e lartë në krahasim me ekipet e tjera të mëdha si Holanda, Spanja apo Anglia. Katër nga golat e pësuar kanë qenë vetëm në një ndeshje, në barazimin e pabesueshëm me Suedinë, ku gjermanët lanë t’u ikte nga duart fitorja 4-0. Ish-portieri shton se Gjermania duhet të marrë shembull nga Spanja, lojtarët e së cilës kthehen në mbrojtje kur humbasin kontrollin e topit.
