Mesfushori i Real Madridit, Leite Kaka, vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve për largim nga Santiago Bernabeu në fund të këtij sezoni. Ylli brazilian nuk zë vend në formacionin bazë të gjigantit madrilen dhe pritet të largohet nga klubi gjatë sezonit të verës. Sipas të përditshmes portugeze “Record”, ylli brazilian kërkohet nga Chelsea, por edhe Los Angeles Galaxy, ish-skuadra e mesfushorit të mirënjohur anglez, David Beckham, i cili në janar u transferua te Paris Saint-Germain. Kaka së fundmi ishte përmendur si objektiv i ish-skuadrës së tij Milan, por klubet nuk arritën marrëveshje për rikthimin e tij në San Siro.