Kaka: Nuk e di se çdo të bëj në të ardhmen

anazapta

Sot në përballjen me Kievon Ricardo Kaka do të rregjistrojë ndeshjen e 300-të me fanelen e Milanit, por ndoshta nuk i mbeten dhe shumë ndeshje për të luajtur me ngjyrat kuq e zi.
‘Nuk e di se çdo të bëj në të ardhmen’- deklaroi braziliani- do flas këto ditë me Gallianin, çështja e mos përfitimit të një pjesë të pagës nuk hyn fare në këtë diskutim, ashtu si te çdo njeri dhe tek unë mosha ndikon dhe nuk mund të jem më si para disa viteve. Është tashmë e ditur dashuria e madhe që tifozët e Milanit kanë për Kaka-n dhe braziliani e di mire kete gje. Pritja qe me kan bere tifozet ka qene e mrekullueshme, fakti qe kete sezon nuk i kemi kënaqur nuk me ben te ndihem aspak mire.

Me tej ish-ylli i Sao Paolos eshte shprehur edhe per eksperiencen e tij tek Reali i Madridid. Pervoja qe pata ne Madrid me ka mesuar shume gjera, me ka bere me te pjekur, mgjths kalova momente mjaft te veshtira arrita te mbijetoj. Me Mourinho-n nuk kam asnjë problem edhe pse u nuk me shfrytëzoi si duhet.

Ndersa per trajnerin aktual te Milanit Clarence Seedorf braziliani deklaroi: Ne fillim e kisha shume te veshtire ti thërrisja mister, mu dukte e çuditshme. Clarence eshte i ri ne kete pune dhe ka kohe te permiresohet, ne fakt besoj se as ai nuk e priste nje situate te tille.
Ne fund Kaka shprehu dhe nje deshire te tij persa i perket te ardhmes: Ashtu si thashe me pare do te flas me Gallianin per te pare ne do ket nje projekt terheqes, ne te kundërt mund te vendos te largohem. Me ka pëlqyer gjithmonë Amerika ndoshta do te ishte nje destinacion i mire per te ardhmen time- përfundoi ish fituesi i topit te arte ne vitin 2007.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *