Kakavijë, arrestohet Mehmet Shehu për korrupsion pasiv

redaktor

Një doganier në Kakavijë është arrestuar në flagrancë me akuzën e korrupsionit pasiv. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Mehmet Shehu, banues në Memaliaj.

Ky shtetas është arrestuar pasi 52-vjeçari me iniciale P.H., 52 vjeç, ka bërë kallëzim se në parkimin e doganës ky doganier i ka kërkuar dhe i ka marrë nëpërmjet presionit një shumë prej 100 eurosh për të mos kryer procedurat doganore për 225 fidanë hardhi dhe 62 fidanë limon, portokall dhe mandarina, të cilat i kishte të ngarkuara në mjetin e tij.

Doganieri, pasi i ka marrë eurot, nuk i ka dhënë asnjë dokument doganor shtetasit P.H., por i ka thënë që je në rregull dhe se e kishte regjistruar. Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë, rezultoi që doganieri nuk kishte kryer asnjë veprim duke përvetësuar shumën e eurove.

Share This Article
2 Comments
  • E thone se vrau veteveten.Ky ia kaloj dhe Jezukrishtit.U ngjall duke kaluar nga shteti kristian per ne atdhe mu ne kufi,Kakavi.
    Hajdeni e mos besoni ne Krisht e ne komunizem.

  • Nuk mbaruan keta Mehmetat, akoma cazhdojne?
    Dhe habiten disa, qe na quajne muslimane dhe turq, se emri, dhe besimi eshte idenriret, sado ta fshehin disa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *