Kakavijë, çan traun e doganës greke me fuoristradë, e braktis në pyll dhe arratiset

anazapta

Një fuoristradë nuk i është bindur urdhrit të Policisë Kufitarë për të ndaluar, duke shtuar shpejtësinë e mjetit dhe ka thyer traun e doganës greke, duke u larguar. Sipas burimeve të policisë, mjeti tip “Mitsubishi” ngjyrë gri, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, pasi ka kaluar doganën shqiptare, i është kërkuar kontroll në vijën e dytë kufitare, në atë të palës greke. Por drejtuesi i mjetit menjëherë ka shtuar shpejtësinë, duke mos iu bindur urdhrit të policisë dhe ka thyer traun e doganës, duke u larguar me shpejtësi. Mjeti është futur në aksin rrugor Kakavijë-Janinë, duke u ndjekur edhe nga policia, por gjatë ndjekjes ai ka devijuar në një rrugë rurale dhe ka braktisur mjetin 2 kilometra larg nga Kakavija, duke vrapuar në mes të pyjeve. Forca të shumta të policisë greke janë vënë në ndjekje të shtetasit shqiptar, i cili dyshohet të jetë trafikues droge.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *