Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 10 kg mariuanë dhe ka arrestuar poseduesin e lëndës narkotike, 56-vjeçarin Odise Papadhopuli. Droga u gjet falë kontrollit në automjetin e tij me targa AA 214 EJ, që zbuloi se në gomën rezervë ishin fshehur pako me lëndë narkotike, të mbështjella me letër natriban. Sipas policisë, 56-vjeçari e kishte blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe do ta trafikonte në Athinë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, një aparat celulari si dhe automjeti që u gjet lënda narkotike.
