Policia Kufitare e Kakavijës kapi dje 22 klandestinë nga Siria dhe Eritrea, që janë ndaluar në afërsi të pikës kufitare mëngjesin e djeshëm, në përpjekje për të hyrë në territorin shqiptar. Sipas burimeve zyrtare të policisë kufitare, bëhet me dije se klandestinët janë ndaluar pranë fushës së Glinës, ndërsa mësohet se kishin kaluar kufirin gjatë natës. Të njëjtat burime policore bëjnë me dije se destinacioni i tyre ishte Mali i Zi dhe më pas kalimi drejt vendeve të Bashkimit Europian. Të dyshuarit kanë qëndruar për pak muaj në Greqi.
