Policia e Kakavijës ka sekuestruar 1 kg kokainë të pastër ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e drogës.
Burime nga policia bëjnë me dije se droga u gjet gjatë kontrollit në makinën me targa AA 308 DR, e cila drejtohej nga 45-vjeçari Durim Gjojdeshi I cili u arrestua nga policia.
Sipas policisë droga e paketuar u gjet e fshehur në sediljen e pasme të makinës tip benz që drejtohej nga 45-vjeçari.
Mësohet se 45-vjeçari Gjojdeshi nga Libofsha e Fierit do ta transportonte drogën drejt shtetit fqinj, Greqisë.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon kontrollet, pasi dyshohet për sasi tjetër droge të fshehur në makinë.

Mavriut i paskan fike deren .