Një shtetas italian është ndaluar sot në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, teksa përpiqej të kalonte me 15 kilogramë hashash. Iginios De Filippi është vënë në pranga nga policia shqiptare, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte i është gjetur sasia e lëndës narkotike. Burimet policore bëjnë të ditur se italiani De Filippi po udhëtonte drejt Greqisë.