Policia e shtetit ka mundur që të ndalojë 39 klandestinë të cilët tentuan që të hyjnë në territorin shqiptar.
Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur se klandestinët janë kapur në pikën kufitare.
Ata po merren në pyetje për të zbuluar organizimin e rrjetit, ndërsa janë strehuar dhe po u jepen ushqime.
