Nga Bedri Islami
Prej një muaji të gjithë janë sulur të pushtojnë “kalanë” e Dibrës. “Sulmi” i fundit do të bëhet këtë të diel dhe, pas tij, gjithçka do të bjerë në limontinë e zakonshme. Posterët do të hiqen, liderët do të kthehen në zyrat e tyre komode në Tiranë, të shpërngulurit që shkuan në ndihmë për t’u kujdesur për të varfërit, duke qenë vetë vjedhës – milionierë, do të jenë rishtas në shtëpitë e tyre, tam tami i zgjedhjeve nuk do të dëgjohet më, dhe, pavarësisht se kush do e drejtojë bashkinë e Dibrës në pak vitet e ardhshme, pak gjë do të ndryshojë.
Socialistët e duan, por jo me çdo kusht, pasi një bashki më shumë a një bashki më pak, nuk ua heq pushtetin mbi shumicën e bashkive të vendit. Më shumë se gjithçka tjetër ata e duan për të patur vazhdimësi, për të dëshmuar se besimi tek forca e tyre politike nuk varet nga brekët e Shukriut, dhe për të patur një synim në zgjedhjet e ardhshme politike, të cilat po vijnë marramendshëm shpejt.
Demokratikasit e kanë provën e tyre të forcës. Shpërngulja me kuç e me maç e gjithë stafit drejtues, që nga lideri juridik dhe deri tek të thirrurit në ndihmë, grupi parlamentar që po bën ecejaket Tiranë – Peshkopi , thirrjet e forta se “rrugën e Arbrit do e përfundojë ai që e filloi”, pra PD-ja, megjithëse nuk dihet se kush e filloi; taborret e marrura pas vetes si një thirrje për t’i dhënë zemër vetes, dhe në fund, detashmenti paraushtarak që ka emrin e Azem Hajdarit, të gjitha këto të japin mesazhin se për PD-në, sidomos për Bashën rrumbullak, kjo nuk është një betejë elektorale, por një shpallje lufte.
Ndaj edhe ai po përmend grykët e topit, “ju kujtohet ajo shprehja e famshme, hedhim valle në grykë të topit”, përmend ndëshkimin që do të kenë ata që prekin votat, sjell nëpër këmbë që nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, që sanksionon se sa të depolitizuar kanë qenë, ish-policë, që natën bëjnë punët e vjetra të grabitjeve dhe ditën përbetohen për ndershmëri, hajdutë gjithëfarësh e deri tek Mziu i Kamzës, i cili, herë shpërngulet për në Peshkopi, e herë tjetër lëshon sinjalet nga vendi ku drejton, ashtu si ai drejton.
“Në luftë, si në luftë”, e percepton të gjithë këtë fushatë Basha dhe thërret edhe detashmentin e paraushtarakëve të Hajdarit, të cilët, nën uniformat e tyre të zeza kanë të njëjtën ngjashmëri me forcat e Arkanit. Ngjashmëri në formim, ngjashmëri në përbetim, ngjashmëri në uniformat e tyre, dhe, ku ta dish, një ditë të ardhshme, ato mund të jenë falangat e sulmit të një force politike, e cila, pak ditë pasi u krijua, e lidhi veten me krimin.
Socialistët, e bashkë me ta, edhe gjithë forcat që janë rrjeshtuar krah tyre, “çudi ku i gjetën çamët edhe në Kalanë e Dodës”, megjithëse në pushtet, si duket kanë halle më të mëdha se sa një bashki, e cila, duhet thënë, nuk shquhet vetëm për plantacionet e mollëve dhe qumështin e trashë.
Në kaq kohë qeverisje lokale edhe ata, tani, disi vonë, u kujtuan se duhet bërë diçka e re për Dibrën dhe se kjo nuk varet vetëm nga forca politike që drejton, por edhe nga mendësia se prioritet fillojnë aty ku është më vështirë, ku është më rëndë dhe ku kthesa është më se jetike.
Dibra është një zonë e tillë. Këtë e dinë tashmë edhe deputetët e opozitës, të cilët, mirë që erdhi ky rast, e po e shohin Dibrën. Po e shohin, habiten për gjendjen, thua se e kanë lënë parajsë. E kanë lënë shkretërirë, ndaj edhe kthesa duket e rëndë, ndryshimet duken të vogla, mirëqenia do kohë të shkojë në standartet e jetesës së denjë.
Çfarë po ndodh në atë bashki, kalanë e së cilës po e sulmojnë të gjithë?
Ka qenë përgjithsisht një zonë votuese e djathtë, si ka ndodhur shpesh me zonat veriore. Fillimisht ka qenë thellësisht e djathtë, ndryshimet kanë ardhur ngadalë dhe tani, kufiri mes dy forcave politike është thuajse i papërfillshëm.
Nëse në votimet e fundit lokale fitoi e majta, kjo nuk do të thotë se e majta do të fitojë gjithnjë, pasi, “haraçi” i pushtetit duhet llogaritur gjithnjë.
PD-ja, e shpërngulur në Dibër, duke deleguar një emër të njohur, por të pa ndritur, as për mirë e as për shumë keq, që tani në fund del pronar i disa apartamenteve, duket sikur bën një sakrificë të madhe, megjithëse kontributi i tij pas vitit 2013 ka qenë më shumë drejt heshtjes, se sa drejt personifikimit të një njeriu që i njeh mirë problemet e financës dhe të ekonomisë.
Është krejt e mundur që pas mandatit bashkiak, nëse i fiton zgjedhjet, ai do të ecë në rrugën e deritashme, dhe do të ketë edhe 5 apartamente të tjera. Kush i ka bërë një herë, do i bëjë përsëri. Pastaj, si ndodh me ata që të kanë braktisur një herë, do të ikë rishtas drejt Tiranës dhe do të mbledhë qiratë e apartamenteve, në mos do të ketë, si shumë nga policët që janë deleguar në ndihmë të tij, edhe ndonjë restorant në periferi në Tiranës.
Dibranët kanë mundësinë për të zgjedhur.
Nëse duan një forcë politike, që u premton se do të bëjnë rrugën e Arbrit, ashtu si bënë rrugën e Kombit, le të votojnë djathtas. Rruga e Kombit e inicuar për të përfunduar deri në Durrës me një kosto prej 600 milionë eurosh, ka kaluar dyfishin e shumës, por gjysmën e kilometrave. Njeriu që premton është i njëjti që “humbi” rrugës mbi 230 milionë euro dhe e mbylli proçesin e tij me proçedurë. Ku ta dish, proçedura mund të rihapet, por mendësia mbetet e njëjtë: Të rrjepësh sa të mundesh.
Nëse duan të zgedhin një njeri, i cili është si ujët, ikën pasi kalon gurët, le të votojnë djathtas. I deleguari i Bashës, nëse votoni djathtas, do të rrijë deri sa të përfundojë mandatin, pastaj do ju marrë malli edhe për emrin e tij.
Nëse duan të votojnë përfaqësuesin e falangave të djathta, detashmenti i Hajdarit, mund të votojnë. Tani, “shqupasit” po u japin kulaçin, pas zgjedhjeve, si ka ndodhur gjithnjë, do u japin kërbaçin.
Kalaja e Dibrës është sulmuar egërsisht. Jeniçerët e politikës janë sulur mbi të. Me thirrje, me këmbime, me forca paraushtarake, si jeniçerët e dikurshëm. Në fakt janë jeniçerët e politikës së sotme.
Edhe tri apo katër ditë “ kalaja” do të mbahet.
Pastaj do të ketë një fitues.
Pastaj do të vijë e hëna. Të varfërit do të kenë shpresë deri të mërkurën, të enjten do të fillojnë venitjen e shpresës, në fillimin e javës së ardhshme do t’u kthehen punëve të përditshme.

Bedriu i partise qenka perpjekur te jape kontributin e tij prej militanti te thekur. Po detashmentin kriminal te rilindoteve nuk e paske permendur o Bedri apo te mjaftonin breket e Shukriut. Jo per gje po ambasadori Lu disa prej atyre krimineleve, qe Kryepsikopati i coi “te luftojne kunder armikut” ne Diber, i kishte ne listen e zeze.
CFAR IDJOTI JE TI MORE “INFO…”.! KE ZGJEDHUR ,
PUNEN ME TE FELLIQUR , PER TE JETUAR ….!
PALACO I P A FYTYRE ! ! ! ! ! ! !
Nuk mund te qendonte pa vjelle vrerrin e tij ne blog Diarreja psiqike e PIDH (Partise Idaleve te Dhjetorit) me nofken Info Pordha. I ushqyer perdite me gaveten e SHQUP-it Info bytha nuk le artikull pa komentuar sipas stilit te Salushe qoftelargut “kush guxon te shkruaje kundra nesh do ti ngrijme buzeqeshjen ne buze”. Mire e thote Bedriu o Info leshi ska shume rendesi nje bashki e vogel si Dibra. Dhe kete ti e di mire. Por ajo qe ti sbluan dot eshte fakti qe do duhet nje kohe shume shume e gjate (better never) qe shpellaret si ty te vijne ne pushtet. Dhe do ta kete kusur Dita dhe ata qe e lexojne kete gazete simpatike qe te shohin krahas komenteve te goditura edhe idiotesite e nje vemje si ty qe vegjeton ne mes te nje “cesspool” si Partia e Idealeve te Dhjetorit (PIDH).
Kusur e kane te lexojne te goditurit ne tru si ti qe nderrojne nofke e e shajne si burracake te fshihur pas tastjeres si krimbat. Kur nuk je i zoti te shkruash dicka te mencur perfundon gjithnje te shkruash idiotesite e zakonshme. Nuk ke faj se ti kaq di kaq ben. E ka fajin shteti qe le te livadhisin te cmendurit te lire e pasojat fatkeqesisht jane tragjike.
Vemjet jane gjithmone pa emer, te depersonalizuar ne palce, brainwashed. Te gjitha keto “virtute” jane personifikuar te ty o Info leshi.
Dibres i duhet nje kryebashkiak i mire, jo per vepra te medha si Rruga e Arberit, qe vazhdojne te premtojne politiqenet tane si gjithnje ne keto raste, por per hallet e ture te perditeshme dhe investime brenda kornizes se ketyre halleve. Dibranet jane te zgjuar dhe do te dine te zgjedhin.