Tek disa parti,
për zgjedhjet e Qershorit,
duket që është sosur,
vaji i motorit!
Dhe meqë makina,
s’ecën dot pa vaj,
i kanë mbushur listat,
plot me kalamaj!.
Liderët përkatës,
e quajnë risi,
po kjo është në fakt,
thjesht’ një marrëzi!
Kur ende në moshë,
je tek njëzeta,
ti ende s’e di,
ç’është puna dhe jeta!
Që të gjithë ata,
që na janë ofruar,
janë pa profil,
dhe të paformuar!
Një talent i rrallë,
s’do të qe çudi,
po mes tyre s’ka,
as dhe një gjeni!
Asnjeri nuk ka,
ndonjë super vlerë,
por janë të zakonshëm,
si mijëra të tjera!
Nga babi dhe mami,
jetojnë akoma,
dhe s’mbajnë dot peshë,
mbi supet e njoma!
Nga kjo politikë,
kanë për t’u helmuar,
dhe s’do kenë më kohë,
për t’u kulturuar!
Kjo është marrëzi,
dreqi që ta hajë,
s’ngrihen kalamaqtë,
drejt e m’u në majë!
A.Duka

Ti mire i thurre vargjet e te lumte ajo goje se rinia jone eshte ngulitur mbas cigares e kafes nga prindrit i kerkojn paret ne thes dhe sjan me u ngrite kete sistem politike ta rrezoje se vec keshtu halli i keti vendi mund te perfundoj.te pakten une ksaj i besoj .
Madheshtor Arden Duka
Shume e vertete, e kemi thene disa here nepermjet komenteve, po duket se u kane mbaruar batakcinjte dhe Ilir Meta po mbush radhet me te rinj qe t’i mesoje edhe ata si te vjedhin e mashtrojne .
Arben.
Pas prof. Qoses je i dyti per mendimtar ne trojet shqiptare. Padyshim nje nder me te medhenjte ne histori.
Me vjen keq qe nuk po shkruan nje iliade. Ne fakt me vjen inat me ty per kete.
Te drejt Arben ! Kjo tregon degjenerimin e plot te nje parlamenti ku shqiptaret jan neveritur te shohin pasanik te rij ne mosh te madhe ! Perpeliten elita e mbingopur te cimentoj trofen e fituar bandeteske 30 vjecare e tani si Hitleri kur po i mbaronin fuqit hodhi 20 vjecaret ne front ta shpetojn ! Kta jan jeniceret e rij te infektuar nga makuteria qe ppo mbijn si kepurdha mbas rebeshit dhe paftyresia e ktyre banditeve te vjeter shpreson se do mbyll plaget e ktij populli qe ha cfar ti vejn perpara ! Shofim kalamaj e femra te kurdisura qe po duan te na japin mesime neve qe na dhembin plaget !Turp e me turp e zi e me zi qe nuk mbeti burr ne kte Shqiperi Ky fenomen esht nje dukuri e re diktature me pamje dhe emer demokracie …….. Me kta qumeshtor ben si te doj ujku i vjeter………….
Ne fakt nuk pranoi Linda se ne lista do te kishim pare edhe emrin e Zahos.
Me garanci nese keto zgjedhje rinore nuk japin rezultate ne vaktin tjeter te rradhes do kanditojne sapiensis me shpergaj.
ABUZIMI ME TË RINJTË NË POLITIKË
Në këtë prag fushate zgjedhore, e cila, ndonëse pa përfillur datën zyrtare të nisjes së saj, në të vërtetë ka filluar, politikanë rangjesh dhe partish të ndryshme, janë dëgjuar të thonë se, në zgjedhjet parlamentare të ardhshme do t’u jepet përparësi të rinjve. Me fjalë të tjera, sipas tyre, do të jetë brezi i ri, që, sipas konceptit të njohur, përbën moshën nga tetëmbëdhjetë deri në tridhjetë vjeç, ai që do të dominojë kandidaturat për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.
Mendoj se një nismë e tillë është tejet e gabuar.
Një proverb francez thotë: “Sikur plaku të mundte dhe sikur i riu të dinte”. Mendoj se është një sentencë popullore mjaft e goditur dhe, si çdo thënie e popullit, edhe kjo është pasojë e verifikimeve të shumta në praktikë. Por le të rrekemi ta shtjellojmë këtë thënie të mençur. Siç është e njohur, të moshuarve, vitet mbi supe dhe jeta e gjatë që kanë kaluar, u kanë dhënë shumë dhunti, i kanë bërë më të pjekur, më të mençur, më rracionalë, më largpamës, të aftë të marrin vendimet më të mira në kohën dhe në vendin e duhur duke qenë larg pasioneve dhe perceptimeve të çastit, por ama u mungon fuqia fizike. Ndërkohë që të rinjtë e kanë fuqinë fizike, por u mungojnë dijet.
Nisur që këtej, është historikisht e njohur se, janë pikërisht të moshuarit që kanë qenë përbërësit kryesorë të kuvendeve të organizuara gjithmonë nëpër krahinat shqiptare për të gjykuar për problemet që shqetësonin krahinën, por edhe kombin në përgjithësi dhe për të marrë vendime të pjekura, në përputhje me situatën që kalonte vendi. Më duket e tepërt të përmend të gjitha kuvendet që njihen nga të gjithë dhe që kanë shënuar sinoret, ose etapat historike të Shqipërisë. Natyrisht neve, pasardhësve, për shkaqe të njohura, nuk na kanë mbetur dokumente pamore të atyre kuvendeve, gjithsesi, bazuar në këngët dhe gojëdhënat popullore, në paraqitjen që u kanë bërë atyre njerëzit e artit, ne shohim burra me mustaqe dhe flokë të thinjura, gjë që tregon se ata kanë qenë të një moshe të respektuar. Mendoj se pikërisht pse kanë qenë në moshat e
mëdha, prandaj edhe vendimet e tyre kanë mbetur si fakte historike që kanë lënë gjurmë në zhvillimet e historisë së vendit tonë.
Mirëpo në kundërshtim me të vërtetat e provuara nga historia, çuditërisht, sot, në shekullin e 21-të, u dashka që rolin e respektuar dhe shumë të vyer të kuvendorit t’ua kalojmë të rinjve, me mendimin se “pleqtë”, pra ata burra dhe gra që i kanë kaluar pesëdhjetë vitet e jetës, tashmë janë “jashtë mode”, u mungon “sensi i masës”, nuk e kanë “vrullin dhe energjinë rinore” për të përballuar sfidat e të qenit deputetë.
Unë i vlerësoj shumë të rinjtë, pikërisht për energjinë, për vrullin, për shkathtësinë etj. Por të gjitha këto dhunti, me të cilat është i blatuar brezi i ri, kanë vlerë kur kërkohet një punë ose veprimtari që kërkon vrull, energji, forcë etj. Kjo nuk është e njëjtë me kërkesat që ka sot populli-zgjedhës ndaj atyre njerëzve që duhet ta përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Në Kuvend nuk shkohet për të ngjitur malet e thepisur, apo për të marrë pjesë në vrapimet sportive, atje shkohet për të zgjidhur hallet e popullit, për të bërë ligje, për të marrë nisma dhe për të çuar përpara reforma, të cilat mund t’i bëjnë njerëzit që kanë një përvojë të gjatë jetësore dhe, pse jo, arsimore dhe akademike, që kanë treguar me vepra se mund të marrën pjesë në ndërtimin e shtetit nëpërmjet nismave ligjore. Siç ka treguar historia, në politikë nuk ka Moxartë.
Ecet pikërisht në këtë hulli të gabuar dhe paradoksale kur caktohen kryepleq nëpër lagje dhe fshatra, ose anëtarë të këshillave bashkiakë, të rinj që kanë mangësi të mëdha në përvojën e drejtimit të njerëzve, prandaj edhe nuk ndjehet fare roli i tyre. Populli nuk i ka quajtur kot “kryepleq”. I ka emërtuar kështu sepse kanë qenë (dhe të tillë duhet të jenë) ndër të moshuarit më të përshtatshëm për të qarë dhe zgjidhur hallet e njerëzve. Por çfarë mund të presësh nga një çunak që i “kanë varur një këmborë” dhe ai duhet “ta tundë”, ndonëse nuk ia mban dot qafa?
Si mund të zëvendëdojë një djalë, ose vajzë e re njëzetvjeçare, një akademik si Pëllumbi, Angjeli, Zeqo, Malaj, Civici, Milo, Gjinushi etj., ose me përvojë të tillë jetësore dhe politike si Ruçi, Dokle, Shehi, Ngjela, Mima etj., ose gra me përvojë të gjatë në politikë dhe me pjekuri të lavdërueshme arsyetimi si Leskaj, Dade, Bregu, Topalli, Doda, Hafizi, Nikolla, Kodheli etj.? Kjo është e pamundur, gjë që e vërteton e gjithë praktika botërore e përzgjedhjes së deputetëve në parlamentet përkatëse. Mjafton të hedhësh një sy në sallat e parlamenteve serioze të botës dhe menjëherë vëren se mosha mesatare e deputetëve atje është ndoshta edhe mbi pesëdhjetë vjeç. Kjo është normale. Nuk është normale të vijë t’u japë (lexo t’u shesë) mend një djalosh, apo një çupërlinë burrave dhe grave me një barrë përvojë si parlamentare edhe jetësore mbi supe.
Ndokush, për të kundërshtuar, mund të marrë si shembull të të moshuarve Sali Berishën. Ky individ është vërtet në kushtet e moshës dhe të përvojës që duhej të ndihmonte shoqërinë shqiptare të ecte në rrugë të mbarë. Fakti që ai, jo vetëm është larg të qenit në elitën e njerëzve të mençur të kombit, por është edhe pengesa e ecjes përpara të politikës sonë, nuk ka të bëjë fare me moshën, por me botëkuptimin, me konstruktin mendor dhe me karakterin e mbrapshtë të tij. Gjithashtu ndokush mund të sjellë shembuj, me emra konkretë, se si ndonjë
riosh ka arritur në majat e politikës, si tek ne edhe në botë. Është e vërtetë, ka pasur raste. Vetëm se po të vërehet me kujdes, rastet kur njerëz me moshë relativisht të re kanë pasur detyra të larta në politikë kanë ndodhur kur ka pasur përmbysje sistemesh. Siç e përmendëm edhe më sipër, guximin për t’u ngritur kundër sistemeve dhe për t’i përmbysur ato, e kanë në radhë të parë të rinjtë (e tillë qe rinia që mbushi çetat dhe batalionet patizane gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, ose rinia studentore që luajti rol kyç në shembjen e sistemit diktatorial), të cilët me enrgjinë që u jep mosha, ashtu natyrshëm, kanë dalë në krye të turmave duke i udhëhequr ato dhe pastaj, po natyrshëm, kanë drejtuar edhe në kushtet e reja, kryesisht në fillimet e periudhave pas përmbysjeve. Ndërsa në kushtet kur sistemet konsolidohen, roli i të rinjve në drejtimin e politikës vjen duke u zvogëluar, në radhë të parë sepse detyrat e situatës së re janë më të ndërlikuara, duan më shumë pjekuri dhe largpamësi për t’i kryer, gjë që nuk mund ta kenë moshat e reja.
Por, si shpjegohet, pse krerët e partive tek ne i kanë kaq për zemër moshat e reja dhe duan t’i përfshijnë ato në politikë, duke i çuar deri në sallën më të lartë të ligjvënësit, në Kuvendin e Shqipërisë?
Mendoj se dëshira për të joshur të rinjtë drejt Kuvendit të Shqipërisë ka prapavijë mashtruese. Drejtuesit e partive e kanë më të lehtë të vënë “në rresht” të rinjtë, sesa deputetët e moshuar. Në radhë të parë sepse të rinjtë (të rejat) e kanë të vështirë të mendojnë me kokën e vet dhe, do ta shikojnë kreun e partisë së tyre si njeriun më të ditur në botë, i cili i nxori ata nga anonimati në dritën e të qenit ligjvënësa të një Kuvendi ku luhen fatet e mbijetesës së popullit. Duke qenë kështu, të rinjtë (të rejat) janë lehtësisht të manovrueshëm dhe të kthyeshëm në drejtimin që i duhet kryetarit. Pra kryetari i partisë krijon rreth vetes një “çetë” e cila e mbron atë nga kundërshtarët e mundshëm, “të bezdisshëm”, gjatë rrugëtimit të tij prej kryetari partie, pasi ata, vetëm me një shenjë të kryetarit, janë gati të ngrenë, ose të ulin, kartonat në Kuvend.
Për t’i dhënë fund kësaj praktike të dëmshme, për të mirën dhe të ardhmen e Atdheut, do të ishte e udhës që të përcaktohej me ligj mosha minimale e lejueshme për t’u futur në listën e kandidatëve për deputetë, moshë, që për mendimin tim, nuk duhet të jetë poshtë dyzet vjetëve.
GURI SHYTI
Ky shkrim është botuar në gazetën Dita 7. 4.2017
Guri e ke ndritur me krahasimin per Adhamudhin Anastas
rrofte kukulla barby!Parkun e lodrave ndertojeni ne parlament,Sa te mbaroje seanca te tunden ne karuzel. Prandaj cdo qender qyteti eshte kthyer ne park lodrash!
Beno, nje proverb bavarez thote qe nje bavarez pa i mbushur te 40-tat nuk eshte ne stad te gjykoje thelle. Por edhe te rinjte duhen Beno, se ne te moshes nuk kemi bere ndonje gje te hajrit, qe ta themi shqeto. Ne 27 vjet nuk kemi tundur malet, nuk kemi trembur as mizat dhe as i kemi ndryshuar rrjedhen degradimit. Tani, se mos keta me te rinjte do bejne ndonje gje me te sakte, por le ta provojne. Napoleoni ka thene qe me bajoneten mund te besh gjithe ato gjera, perveçse te ulesh menderen mbi te. Ne te pakten nuk e kemi bere kete te fundit, se bajoneten e dinim se perdorej per armikun, po keta me te rinjte me shume gjasa do ta provojne edhe kete variant. Ishalla i ze kureshtja edhe kryetaret ta provojne.
Bukur z.Guri ,then me emrin e saj te vertetat ! Kta bandit te mesuar te bejn cte duan me kte popull e ti shtrojn tryezen me cfardo lloj bari bagetish ,nuk e kan fare per turp te bejn lojen e tyre me cdo cmim ! Vjedhin kur ju jepet mundesia ,masakrojn kur ju duhet te ruajn trofen,e tani po hedhin “kecat” e kurbanit festif qe te na hedhin hi syve ! Kaq i pacip veprimi , kaq ordiner vlersimi i tyre per kte popull, qe nuk mundet ta quaj ma viktim,sa te vjen turp te thuash se je shqiptar !Kjo elit e sofistikuar “gjeniale”qe si kameleoni di te ndroj ngjyr sipas situates, duke dal perpara shiptareve me ftyra pa fund, duke na hedhur ne shesh te betejes kta qumeshtor, pa shtyll kurizore, qe te na lexojn mashtrimet e radhes ..E kta kalamaqer ne te shkojm ti votojm per te na ndritur te ardhmen !!!!!????.E kte radh nuk esht faji i tyre ma, sepse te genjesh , te mashtrosh,e te vrasesh 30 vjet rjesht e tju besosh akoma ktyre banditeve, esht faji yn e jo i tyre !.Esht turpi jon e jo i tyre ….Shqiperia duket si nje vend ku bombardimi i koropsionit ka shuajtur ,turpin ,nderin, krenarin,besimin dhe me kta qe kan mbetur mundet te besh cte duash…….Elita don pushtet e ska fare rendesi cfar mendon poeti e te tjer si ne……..
Ne kemi problem se rinia po na braktis vendin ,e kalon kohen ne lokale dhe shahen me gjuhe te pakulturuar.
Vendosja e tyre deputet eshte nje zgjidhje e mencur e tre krye areve.Do ti kemi ne nje salle,nuk do te kerkojne pare nga prinderit se do tu jape qeveria dmth ne,Ndonje titull profesor do ta marrin do mesojne te shajne ne menyre te kulturuar.Tani eshte koha sa kemi mjeshtrat e fjales se ndyre profesor Berishen,Horr piktorin,Ristanerit Bracellat e Ballerat
Në fakt dhe Meta s’bëri asnjë ditë punë, vetëm me politikë të pisët u morr dhe ka filluar tani të bërtasë se ka frikë se nuk merr monika vënd në parlament. Të rinjtë duhet të jenë në parlament, por jo duke sharë e bërtitur por duke treguar me argumenta pse populli duhet tua japë votën.
O Poet vellai ! Respekt per reagimin tuaj qytetar ! I drejte karakterizimi per fenomenin. Po ta kishe ngulur “me thelle penen” do kishe nxjerre dhe te verteten e fenomenit. Kjo klase e degjeneruar dhe diskretituar politike nuk e ben nga lajthitja. As se ka moral dhe do shume Shqiperine dhe kerkon t’i siguroje asaj vazhdimesine e elitave.Kjo s’eshte vetem marrezi. Kjo eshte puro djellezi.Qellimi eshte te garantojne veten e tyre peshkaqenet e politikes.Duke qene se me moshat madhore i kane konsumuar kontigjentet e tyre te besueshme( se njerez te denje dhe te ditur qe nuk bejne pjese ne rrethin e besuar nuk i qasin) i jane kthyer te rinjve pasi mund t’i perdorin me kollaj.Megjithe kete besoj se jo 100% po 99% te tyre rekrutohen nga rrethi i ngushte i kryetarit dhe klanit te tij.Ky eshte ligji i vertete i sherbimit civil dhe i rekrutimeve ne gjithe insitucionet e shqiperise.Thelbi i tij eshte nepotizmi primitiv.Trasheguar nga Turqia, zhvilluar shendetshem ne monizem ,kthyer ne Epidemi nga politika gjate ketij cerk shekulli.Befsh gjumin e qete i dashur poet!
Te lumte z. Arben Duka!
Kjo qe shkruan eshte shume e qelluar dhe shkon fort me ate thenjen tone popullore: “Klyshit duhet me ja pre veshet heret!”… Dhe, keta politigamaret pleqe e dine saktesisht se femijet mashtrohen me bombone e shqerka, prandaj nuk shihet ne horizont se do dale nje burre shteti shqiptar prej te cilit nuk do i dhembe me koka popullit shqiptar, se sa per keta gamare (te mos i fyejme gamaret!) po shihet se kur kemi rene dhe nuk po dihet se ç’humnere tjeter na pret!?!
Medet, medet, medet!
DRENICA E KUQE
Dy gishtat përpjetë,
Ngriti sot mavria,
Për të demonstruar,
Se c’është hipokrizia!
Nje tufë çilininjsh,
Prezantoi piktori,
Për të konfirmuar,
Sa blozë ka motori!
Motori komunist,
Është raka-zhdraka
Se mbi të kanë hypur,
Vetëm langaraqa!
Frika gjer ne palcë,
I ka hyre zullapit,
Sa per hir të fronit,
I thurr lavdi dhe trapit!
Me një të shkelur syrin,
Dhe një si buzëqeshje,
Me skorrjet demonkrate,
Lidh pakte dhe marrëveshje!
Ketij i thonë lider,
E kaluar liderit,
Me të PS në krye,
Po ja kalon… Zeherit!