Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Po znj. Vlahutin, ju pohoni pas kaq shumë kohësh se sistemi i Drejtësisë në Shqipëri ka rënë, por tash dëmi është bërë. A duhej të lihej kaq gjatë populli ynë të lëngonte në dorën e kësaj që e quajnë drejtësi? Ky degradim i sistemit u bë në prani të autoriteteve politike shqiptare që janë hequr si partnerë. Nuk di ç’ndjejnë këta që janë e të ikurit që nga presidentët e të tjerë kur dëgjuan deklaratat nga ju e zërat e tjerë të SHBA-ve e BE-së. Ky produkt ka edhe bekimin e tyre. Nuk do ishte kështu nëse me kohë do qe dëgjuar zëri i atyre që s’u pajtuan me këtë gjendje. Për fatin tonë të keq ne kemi të tërë sistemin të korruptuar, drejtësia është më e demaskuara. Xhevdet Cora
