Edhe pse kalciumi (Ca) është një prej shtojcave më të zakonshme dietetike, dobia e tij shpesh është debatuar.
Një studim i ri në “Journal of Clinical Endocrinology” mori në shqyrtim mbi 9 mijë pacientë dhe nuk zbuloi ndonjë lidhje midis marrjes së kalciumit dhe rrezikut të vdekjes për burrat.
Por marrja e kalciumit shtesë, qoftë nëpërmjet ushqimit ose tabletave, pakësoi rrezikun e vdekjes për gratë gjatë një periudhe 10-vjeçare.
Me marrjen e kalciumit shtesë, ky rrezik ishte më i ulët në krahasim me rrezikun që përballeshin gratë nëse nuk merrnin fare kalcium shtesë.
Përfitimet u vunë re vetëm tek gratë që morën doza deri në 1 mijë miligram kalcium në ditë – pavarësisht nëse ishte e përzier me vitaminë D shtesë, tabletë që shpesh kombinohet me kalcium.
Megjithë këto rezultate, autorët e studimit thonë se rreziqet dhe përfitimet nga kalciumi dhe vitamina D, ende vazhdojnë të mos kuptohen plotësisht. / VOA

Gratë si të ardhura nga një planet tjetër,kanë mungesa të theksuara të kalciumit,gjë qe i ben ato të dobta,në krahasim me meshkujt!Eshtë edhe kjo një nga arsyet që një komitet nderkombetar i mbrojtjes se grave,ka kerkuar që gratë ta braktisin planetin e burrave,tokën dhe të rikthehen në planetin e tyre Mars!
Kjo qe shkruhet eshte e drejtë,por të kemi paraaysh se gratë nuk i duan me burrat,pavarsisht se ato ende nuk e shfaqin!Fakti qe burrat po martohen me burra dhe gratë me gratë eshtë fillimi i ndarjes se madhe!Me zgjerimin e klonimit qe edhe burri të pjell nga prapanica fëmijë,ikja e grave nga planeti tokë në planetin mars behet i pashmangshëm!…Atje jeta e grave bëhet 400-600 vjecare,kurse me ikjen e tyre jeta e burrave rritet gjer në 900 vjet,po aq sa thuhet se rrojti i fundit i perëndive dhe i pari njerzor,Adami!…