Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kalendari i testimeve për licencat e reja në profesionet mjekësore
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Shendetesi > Kalendari i testimeve për licencat e reja në profesionet mjekësore
Shendetesi

Kalendari i testimeve për licencat e reja në profesionet mjekësore

anazapta
Published April 12, 2013
Share
SHARE

Zbardhet kalendari i testimeve për lëshimin e licencave të reja profesionale në profile të ndryshme mjekësore.  Nëpërmjet burimeve zyrtare Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë ka detajuar gjatë ditës së djeshme kalendarin e testimeve për provimet e shtetit që do të japin mijëra kandidatë që janë në pritje të marrjes së licencës profesionale, e cila i lejon ata që të ushtrojnë profesionin për të cilin janë diplomuar. Provimet do të zhvillohen pranë Qendrës Kombëtare të Provimeve sipas datave të përcaktuara për secilin nga profilet mjekësore. Studentët që nuk kanë shlyer detyrimet e praktikës profesionale duhet ta bëjnë këtë gjatë javës së ardhshme, në të kundërt nuk do të lejohen që të hyjnë në provimet e shtetit.  Lista zyrtare e kandidatëve që plotësojnë kushtet për të dhënë provimin e shtetit së bashku me oraret e provimit do të zbardhen në 21 prill.  “Rikujtojmë që studentët që nuk e kanë dhënë provimin e Vlerësimit të Aftësimit Profesional, duhet të dorëzojnë Librezën e Praktikës Profesionale të plotësuar brenda afatit të sipërpërmendur. Ndërsa të gjithë studentët të cilët janë paraqitur në provimet e mëparshme dhe nuk e kanë marrë ose hyjnë këtë sezon për herë të parë duhet të dorëzojnë fotokopjen e Lejes së Praktikës brenda të njëjtit afat në mënyrë që të quhen të regjistruar në provim”, bën të ditur Urdhri i Infermierit. Ndërsa për licencat e reja në mësuesi kandidatët do të duhet të presin mbylljen e vitit. Për këtë kategori është planifikuar që sezoni i radhës së provimeve të shtetit të zhvillohet në mbyllje të vitit 2013.  Ndërkohë sa u takon profesioneve mjekësore janë me qindra kandidatët që nuk ia dolën dot të marrin në sezonet e mëparshme provimin e shtetit. Ndryshe nga kandidatët që e japin për herë të parë provimin e shtetit, mbetësit për të hyrë në provim do të paguajnë një tarifë më të lartë. Tarifë kjo që pëson rritje me numrin e herëve që kandidati e jep këtë provim.

 

 

Kalendari i testimeve sipas specialiteteve mjekësore

Datë   2 maj 2013   Mami

Datë    2 maj 2013, Imazheri

Datë   2 maj 2013, Logopedi

Datë   3 maj 2013, Fizioterapi

Datë   3 maj 2013,  Teknik Laboratori

Datë 9 – 10 maj  Farmaci

Datë  13-22 maj  Infermieri

 

anazapta April 12, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • edmond says:
    June 24, 2014 at 9:43 am

    Nuk e kuptoj vonesen e gjate te licencave per mjeke e infermiere .Ka mbi nje muaj qe jane dhene provimet dhe akoma nuk po paisen me linece te interesuarit.Shume te interesuar kane gjetur vende pune por nuk kane licencen qe i pengon ne sistemimin ne pune.

    Reply
  • rajmonda xhelo says:
    June 26, 2014 at 6:56 pm

    a do te zhvillohet provimi shtetit tani ne korrik ,kur jan datat

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?