Zhoze Murinjo i veshur si lepurush Playboy? Arsen Venger me pamje kokete, i veshur me pallton e tij të gjatë që ia ngre era, á la Marilyn Monroe? Janë pamje që mund t’i shihni në Sexy Football Calendar 2014. Kalendari, i cili shfaq disa nga figurat më të njohura të futbollit botëror, por edhe disa nga sporte të tjerë, në poza të ndryshme qesharake, është krijuar nga James Husbands dhe një pjesë e të ardhurave prej tij do të shkojë në favor të kërkimeve për kancerin e veshkave.
Janar
Vetëm unë me bukuroshen time: Sexy Sepp Blatter i relaksuar në shtëpi me Kupën e Botës.
Shkurt
Brothers in arms: Gary dhe Phil Neville janë zgjedhja e shtëpiakeve
Mars
Përshëndetje marinar: Michel Platini argëton djemtë në bordin e luftanijes
Prill
Bomba gri: Arsene Wenger si Marilyn Monroe ndërsa Thierry Henry e sheh me një pamje të tipit Sinatra
Maj
Trajtim me tharëse flokësh: Sir Alex Ferguson imiton pozën legjendare të Brad Pitt në “Thelma dhe Louise”
Qershor
Të gjithë lepurushët e mi: Roman Abramoviç imagjinohet si Hugh Hefner (botuesi i Playboy-t) me legjionin e trajnerëve që ka shkarkuar në vite
Korrik
Dirty dancing: Lojtarët e kriketit të shndërruar në komentatorë Andrew Strauss, David Gower dhe Nasser Hussain tregojnë lëvizjet e tyre seksi
Gusht
Aerobi: Darren Gough dhe Mike Gatting në një numër aerobik të viteve ‘80
Shtator
Kujdes ajsbergun: Freddie Flintoff dhe kundërshtari e njëherazi shoku i ngushtë Brett Lee rikrijojnë pozën e famshme të “Titanikut”
Tetor
Sytë te topi: Gjyqtari Billy Bowden kontrollon me sy Shane Warne, i veshur bukur me një fustan si Liz Hurley
Nëntor
Mbreti jeton: Sachin Tendulkar mbart shpirtin e të ndjerit Elvis Presley
Dhjetor
Mami, të dua: Andy Murray si Napoleon Dynamiti, ndërsa Judy vështron nga korniza
