Kalendari të pasurohet jo të rishkruhet

redaktor

Email nga adresa

[email protected]

 

Sipas një lajmi që lexova në Dita, studiuesi i njohur arbëresh, prof. Altimari e ka quajtur ditën e mësuesit, 7 marsit, si “datë pa domethënie”, meqë ajo vetëm sa i referohet lejes që ka dhënë sulltani për hapjen e shkollës shqipe në Korçë; dhe se populli shqiptar duhet të festojë “dokumentin e parë zyrtar në gjuhën shqipe, të shkruar nga At Gjergj Guxeta në vitin 1744 dhe drejtuar Vatikanit”.

Nuk e prisja prej Altimarit që t’u bashkohej kaq lehtë përpjekjeve për revizionim të historisë nëpërmjet zëvendësimit. Edhe pse nuk kam dyshim që letra e përmendur prej tij, e vitit 1744, ka vlerën dhe rëndësinë e vet si dokument historik, kjo nuk ka pse të rrëzojë nga kalendari 7 marsin.

Ajo festë e shkollës shqipe ka ardhur duke u mbushur me kuptim dora-dorës, pavarësisht nga vlera që ka pasur data në momentin kur është zgjedhur për t’u festuar. E mira do të ishte që traditat e sugjeruara, reale dhe të imagjinuara, të mos zëvendësonin njëra-tjetrën, por të pasuronin së bashku një kalendar tonin kombëtar që ka nevojë të pasurohet, jo të rishkruhet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *