KALI I PROTESTËS

redaktor
PROTESTUESIT TEK BUNKERI - /r/n/r/nPROTESTERS TRY TO DESTROY THE BUNKER -

Protestuesit e 21 Janarit u quajtën kokëpalarë, këta të 8 dhjetorit na dolën barbarë. Në pamje të parë, gjëja që i bashkon të dy protestat është që Ilir Meta është akoma në pushtet. Për mua, të dy protestat kanë më shumë se aq të përbashkëta – praktikisht më duken e njëjta gjë. E vetmja gjë që ndryshon është bilanci i të vdekurve.

 

Rikthim tek 21 janari

21 Janari ishte një përpjekje për të detyruar qeverinë e asaj kohe të tërhiqej, dhe përveç militantëve të kurdondodhur morën pjesë edhe njerëz që depresioni ekonomik u kishte depërtuar në kockë. Më 8 dhjetor, në shesh ishin të dyja kategoritë. Ai që thirri protestën e 8 dhjetorit është një kryetar partie, i kauzuar për vrasje e korrupsion. Ai që thirri protestën e 21 janarit ishte një tjetër kryetar partie, i akuzuar mediatikisht për metoda korruptive të administrimit të qytetit, i quajtur edhe Zoti 10 përqindësh. Në të dy rastet, liderët përkatës janë akuzuar për autoritarizëm, dhe kanë dhunuar kushtetutën me forcën e votave. Në të dy rastet, janë 2 administratorë që e administrojnë pushtetin me një kastë oligarkësh. Nëse dikush do të ngulë këmbë që njëri qenka vrasës e tjetri thjesht hajdut, kjo diferencë për moralin politik nuk bën shumë dallim: të dy nuk duhej të ishin në pushtet e aq më tepër të kishin të drejtë morale për të thirrur popullin në protestë.

Mediat që glorifikuan 21 janarin nxituan për të konsideruar barbarë këta të 8 dhjetorit, meqë thyen ca xhama e urinuan në bulevard. Pala tjetër, bëri të kundërtën. Ngriti në qiell këta të sotmit, ndërsa pati përbuzur ata të vjetrit. E pra, më 21 janar u dogjën dhe makina. Përpjekja për të etiketuar, kokëpalarë apo barbarë, ata që protestojnë është metoda më e thjeshtë për të deligjitimuar protestën. Por, protestat janë protesta. Dhe unë i dua protestuesit. E dua edhe dhunën e tyre. Njerëz të varfër, të papunë, të frustruar e pa të ardhme, mund të thyejnë dhe xhama, dhe kjo është shumë pak për dëmin që kjo qeveri apo ajo tjetra e 21 janarit u ka bërë. Protestat nuk janë me lule. Ato janë plot mllef ndaj padrejtësve, dhe unë i dua njësoj, si ata të 21 janarit dhe këta të 8 dhjetorit.

 

Mbrapsht tek 8 dhjetori

Protesta e djeshme, po të kishte sukses, do kishte sjellë në pushtet Lul Bashën, të akuzuarin si vrasës. Protesta e 21 janarit, po të kish patur sukses do kishte sjellë në pushtet Edi Ramën, të cilin, e kemi në majë dhe askush nuk e do në pushtet, as të vetët. Këta të dy, dhe ata dy të tjerët që rrinë në hije, janë njerëz të cilët shalojnë kalin e dhimbjes popullore për të marrë pushtetin. Mediat partnere të pushtetit kalërojnë me ta, në kurriz të popullit. Populli i protestës nuk do të arrijë kurrë të ndryshojë diçka, sepse është i vetëm dhe i shaluar.

Pamundësia për të prodhuar ndryshim politik nga brenda establishmentit është tashmë e provuar. Liderët në fjalë, ata që shalojnë popullin ka kohë që kanë shaluar dhe gomarin e politikës dhe asnjë parti e re, individ apo inisiativë nuk mundet të gjallojë pa lejen e tyre e jashtë interesave të tyre.

 

Dashuria për protesta, thyerjet e djegiet

Protetat kanë shymë fytyra njerëzore, kanë të varfër, kanë të dhumshëm, kanë budallenj, kanë nga ata që jetojnë në gjendjen e kalit që pret të shalohet, kanë nga ata që nuk dinë ku ta zbrazin mllefin, kanë të vuajtur, kanë skile, kanë idealistë, kanë dritëshkurtër, kanë militantë, kanë studentë, kanë katranjosë, kanë nga ata që s’kanë asgjë më për të humbur… (veç prangave, tingëllon melodia në vesh).

E vetmja shpresë është që protestat të mund të gjenerojnë fytyra të reja nga brenda tyre, aktorë të cilët të mund të marrin zemër e ta nisin ndryshimin nga poshtë. Për fat të keq asnjë djalë a vajzë inteligjent, me mastera jashtë shtetit e me ideale franceze nuk do të ketë shans të bëhet faktor politik, përveçse duke u pervertuar përmes shalëve të kalorësve në fjalë. Askush nuk mund të sjellë ndryshim në këtë vend nëse nuk ka kaluar përmes ekzilit politik si Grillo apo burgjeve politike si Albini. Në kushtet ku jemi, liderët e rinj mund të vijnë vetëm nga poshtë, e vetëm përmes turbullirash sociale. Ndaj i dua protestat, edhe pse shanset që të lindin liderë të rinj janë të vogla e të padukshme akoma. Por, nga njëra protestë tek tjetra, diçka mund të dalë. Sa më e frikshme gjeratorja, sa më i tmerrshëm syri i ciklonit, aq më shumë shpresë ka. Ndaj, mos u besoni atyre që propagandojnë protesta paqësore. 21 Janari është flamuri ynë.

Share This Article
21 Comments
  • Te barazoshe 21 janarin me protesten e 8 dhjetorit,qofsh ti qe je dhe ben kete barazim.Nuk kam simpati per Ramen por PD istet vran popullin e vet ore burr. Atehere si i barazon ?

    • Protetat kanë shymë fytyra njerëzore, kanë të varfër, kanë të dhumshëm, kanë budallenj, kanë nga ata që jetojnë në gjendjen e kalit që pret të shalohet, kanë nga ata që nuk dinë ku ta zbrazin mllefin, kanë të vuajtur, kanë skile, kanë idealistë, kanë dritëshkurtër, kanë militantë, kanë studentë, kanë katranjosë, kanë nga ata që s’kanë asgjë më për të humbur… Besoj o Gjergj se mund e duhet ta gjesh vehten tek ndonjera kategori e percaktuar filozofisht nga ky djalosh qe do te na hapi syte!

  • Me vjen keq qe nje femer te behet vegel nga ana profesionale e nje partie.Demostrata e 8dhjetorit me te 21 janarit kanndryshim si dita me naten.More bukurosh qe nuk mund te quaj ndryshe edhe pse e meritoni ne demostraten e socialistve kishte ne te gjitha drejtimet.Jo te quhen kokpalare po terrorist eshte pak te quhen.Te pakten ktu nuk kishte ushtrim force mbi policet e shtetit dhe intitucinet shtetrore.Ajo qe u be ne ket demostrat ishte spontante.Kurse ajo e te majtve ishte paralajmeruarnga kreret e tyre per huliganizma.Demostrata e 21 janarit ishte per karriken e Edver Rames,kurse kjo ishte se popullit i ka shkuar ku nuk mban ma nga bllokmenet e rinje.

    • “Me vjen keq qe nje femer te behet vegel nga ana profesionale e nje partie”
      ??????
      nuk po e perkthej dot , me iku dhe entuziazmi nga shkrimi
      fuck ti analfabet malok !

      • Pershendetje Koloreto,je nje nga ata qe i heq ngjyren e shplare
        kesaj gazete,me te shumte e saj qe ngelen ne nje vrime,duke goditur shpellarin me llogje dhe harojne opingaret dhe stanaret pa
        i goditur.Ky popull ka nevoje per qytetari e jo per bajga partishe.

    • O Mark UKU :Po meso te shkruash shqip se ndryshe dukesh hapur qe je nje debil pa llogjike i cili mundohet te mbroje te keqen e Shqiperise “Salen “siç duket te ka marre malli per shpellen ku je rritur dhe Saliu mund te te ndihmoje si shpellare qe jini

  • Kolo, Basha, moralisht, por edhe me letra, mban pergjegjesi qe firmosi “dhurimin” e detit Greqise dhe sipas KLSH, pra me fakte, mban pergjegjesi qe e coi rrugen e Kombit dyfish me te shtrenjte nga sa duhej te ishte. Thjesht, shpetoi me procedure. Nderkohe per Ramen llafet jane, faktet akoma nuk na i kane treguar.

  • PO SIKUR….

    te mos gerrhasim ne boshllek, e te tentojme ti gjejme ne “njerezit e mire” qe jane mes nesh, e qe duan mbase edhe nje shtytje te sinqerte tonen per te marre ne dore fatet e ketij vendi ?

    Analizen qe ke bere Koloreto, (akoma nuk e kam kuptuar ç’lidhje ke me Cukalin madheshtor te kurores mbrojtese te SHkodres), ne pergjithesi e quaj te drejte, po vetem se ke nje hendek perpara qe te ndalon te ecesh me tutje.

    Perse te mos angazhoheni ju si kalemxhinj te DITA-s per te bere nje seleksionim te tille, natyrisht me vote-debatin tone, online, siç ben prej vitesh edhe “Movimento 5 stelle” e Grillos?

    Nuk shikoj ndonje veshtiresi ne kete drejtim, veç makuterise se te qenit bythenxehte gjithnje qe ju karakterizon ne te shumten e hereve, sikur te fillohet te ftohen ne redaksi, pse jo edhe Gjergji i Bojaxhinjve. Edhe te tjere besoj qe nuk ju mungon njohja e afert me ta. Ne jemi kurdohere te gatshem edhe ne mireformimin e tyre, me argumente llogjike natyrisht, pa i hyre ne ise askujt.

    Shqiptaret kane nevoje me shume se kurre per “njerez te mire”, per “shpetimtaret e turnit”, sepse eshte ne medyshje jo vetem mbijetesa si popull por edhe ajo me e rendesishmja e zhdukjes si koncept te te qenurit Shqiptare, ne nje vend te quajtur nga rilindasit tene te vertete Shqiperi.

    Shkunduni pak nga pluhuri i oportunizmit qe ju karakterizon ne realitetin e perditshem, fjalet edhe se Majakovski i ka quajtur “bombe edhe flamur”, ne fund te fundit duhen shoqeruar edhe me haphedhje konkrete.

    • se ke kuptuar cfare lidhje ka me ……..Shkodres ???
      po kjo nuk te falet , ti Xume tashme duhet ti dije dhe nr e ….kepuceve 😛
      insisto dhe pak se do e gjesh ….
      ky propozimi jot eshte shume interesant , dhe une dakort jam
      te krijojme celulen e Frontit Demokratik ,si kryetare ,nenkryetar dhe sekretar del dhe tepron ti ..ne vijme si figurante 😛
      Jo se ke dhe Xhevon …ai beri biografine e Mehmutit …do ti mos te gjej pfff 5 politikane te rinj qe do na shpetojne ??? i gjen ,bashke me ty e vdes politiken
      Stefani po dhe po , tani do marr dhe leket nga Qili ,do marri lesh ,
      lere fare Stefanin , se une kam filluar ta dashuroj Saliun qysh kur fliste Stefani
      😛 …
      Xume ,e kupton ate qe lexon ti ,apo vetem 3 fjale lexon ?

      “Pamundësia për të prodhuar ndryshim politik nga brenda establishmentit është tashmë e provuar. Liderët në fjalë, ata që shalojnë popullin ka kohë që kanë shaluar dhe gomarin e politikës dhe asnjë parti e re, individ apo inisiativë nuk mundet të gjallojë pa lejen e tyre e jashtë interesave të tyre.”

      po ca ben keshtu moj Xume ,po ti ke qene ylli i komunistave komentues 😛

    • PO TE ISHTE PRILL

      do me kalonte me te qeshur nofka me te cilen kruan prapanicen ketu ne DITA, tek Tema e ndonje qorr-sokak tjeter. Por nuk jemi ne Prill, qe te justifikoj me “LOVE-in” tend.
      Kisha lexuar qe ai shitesi i fiqeve te Pazarit te Ri, ka aprovuar ligjin per sterilizimin tuaj, zakonisht para Prillit, muaji juaj i shenjte, kur shtoheni me shumice, po i paske shpetuar nje genocidi te tille.

      Mire une qe lexokerkam dy fjale, po ti si ka mundesi qe arrin te lexosh, apo ke ndonje publikim te DITA-s me “gravura” enkas per joshikuesit, per mesuesit e tyre dhe macet e rrugeve qe ne fund te çdo fraze, pasi kane putrizuar fjale per fjale shkrimet, ngrejne bishtin lart kur nuk arrijne te hyjne ne brendi te shkrimit.

      E di ti qe nje nga ligjet e socializmit real dhe te diktatures se proletariatit eshte edhe stelizimi i katerkemboreve si ti qe ndjellin vetem peshtiresi, duke ndotur perderi plehrat me pranine e tyre dite-natore?

      Meqe te ka ngelur ora gjithnje tek “LOVE”-i yt, ja te te mesoj se si mund ta rritesh bagazhin tend te Prillit te thyer me terma qe te pershtaten me shume: I’m fuckin all your blood shet, son of a bitches !

      Une kam dhene aq sa kam mundur per te miren e ketij vendi, kontributi im tani eshte ne gjtjen e “njerezve te mire”, formimin e tyre e pse jo edhe ne edukimin e tyre me ate qe i mungon ketij vendi qe kur u djallos nga shkerdhatokracia: çuarjen deri ne fund te amanetit te te reneve per liri, zhdukjen nga faqja e dheut te kermave si ti.

      • LOVE Xumen qe asnje nuk ja var me
        ai i prillit quhet thjesht riprodhim ,une jam me e komplikuar 😛
        nuk jam te TemA , se nuk e kaloj dot kohen vetem ne gazete
        nejse , Xume ,ngaqe keni qene ju ne formimin e “njerzve te mire ”
        jemi ketu ku jemi sot
        koleg me Shyqyri Cokun ke qene ?
        mos mu pergjigj te lutem , se kuptoj me shume kur nuk flet 😛

      • Beja turnin e nates ne fabriken e tullave me tet’moter, e kur nuk binte ndonje zjarr, e shuanim me zjarrfiksen e mes-shaleve te saj.

  • Pse, a ka kuaj me te medhenj se Salilula dhe Lulushka qe marrin pjese ne protesta, a?

    Marshallah, or marshallah
    kryet n’bythe Luli
    e Saliu kembet n’krah!…

    Drejt e n’burg t’Spaçit!

    DRENICA E KUQE

  • Po nuk ka faj koloradua se eshte akoma ne maje te cukalit…Hajde gazetar shqiperie…pa le edhe kur i bejne me emra…Gallate çuna gallate.

  • Or ti mik, ti po flet e shkruan ketu, si diplomatet perendimor, megjithse edhe keta kane filluar ti thone gjerat me troc.Do te dukesh i panshem, oportunist dhe duke dashur te dukesh keshtu shtremberon dhe behesh i neveritshem kur krhason keto dy protesta dhe pale e quan nje gje shume te vogel se paska paska 4 viktima ne 21 janar.Shkrimi yt te ngjall krupen zoti Cukali.Ti duhet te besh nje parti me ArturZhejin, mos humb rastin se edhe ai e bene mire te bardhen te zeze dhe anasjelltas

  • Te besh krahasim me 21 janarin minimumi duhet te jesh idiot funksional che maksimumi njeri
    I lig che i PA ndjeshem . policia i provokoi protestuesit me lakrimogjen che uje te ftohtene mes
    Te janarit ndersa ne 8 dhjetor nuk rezulton.
    I pandehuri s Berisha nuk eshte i akuzuar por eshte vrases ndersa ed rama la rezikuar seriozish
    emrin, elektoratin per ti bere shtet 4 kemshave si punta jote. …deficent i deshpruar.

  • “…Edi Ramën, të cilin, e kemi në majë dhe askush nuk e do në pushtet, as të vetët.”
    Te marresh guximin e te thuash Ramen nuk e do askush 5 muaj pasi fitoi zgjedhjet lokale me gati 500 mije vota diference nga koalicioni kundershtar ose je budalla, ose je djallzor ose amator. Kjo hedh poshte te gjithe paralelizmin midis protestes se 21 Janarit dhe 8 Dhjetorit.
    Nderkohe qe protesta e 21 Janarit vinte pas nje varg i gjate protestash dhe grevash urie qe kishin rene ne vesh te shurdher nga arroganca e Berishes per te hapur kutite e votave dhe kulmoi me skandalin e videopergjimit qe Berisha i beri avokatine Metes duke e quajtur manipulim. Ndersa 8 Dhjetori erdhi si proteste ndaj shterngimit te masave ndaj vjedhesve dhe abuzuesve te dritave dhe tatimeve, disa hamendesime te pavertetuara per korrupsion dhe pjesa tjeter kerkesa absurde per qeveri teknike kur ne parlament ke nje pakice turperuese ne 52 deputete, kur pala tjeter ka 88 te tille. A kishte hallexhinj ne protesten e 8 Dhjetorit, pa asnje dyshim qe po, por kryesisht ishte baza militante e PD-se qe kerkonte marrjen e pushtetit me dhune qe te ktheheshin dhe nje here ne pushtet hajdutet, kriminelet, te korruptuarit e padenuar. Dhe reagimi i qeverise ishte tejet i qete si me policine ashtu dhe me deklaratat publike.

  • megjithese me vonese lexova tek TemA M.Nano nje refleksion te ketille.Hap Dita dhe lexoj kete refleksion te ngjashem, ku perseritet ankesa se gjerat kane mbetur njesoj vecse kali hingellin pak me ndryshe.E qarte, te krijosh parti eshte kollaj, nje miku im me pese vete ne tavoline e krijuan partine ne kafene(dhe e bekuan me dolli- nje rruge e dy pune) por te ndryshosh kahun e nje procesi historik nevojitet revolucion – keshtu mesonte ai mjekrroshi ne batuten e prangave per proletariatin.Shume studjues citojne dy vargje te Hölderlin qe thote se atje ku mbizoteron e mbreteron rreziku dhe e keqja doemos do linde dhe ajo qe do e shpetoje shpresen.Ndofta duhet edhe pak maskarallek qe kupa te mbushet e pastaj te derdhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *