Për pak sa nuk është shndërruar në një incident të rëndë me pasoja për jetën një aksion i INUK-ut në Elbasanit.
Gjatë prishjes së një objekti të lënë përgjysmë të quajtur “Kali i Trojës”, një masë e madhe e objektit ka rënë mbi fadromën e INUK-ut duke e rrëzuar atë mbi rrugë.
Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, por rrëzimi i fadromës ka bllokuar për minuta të tëra unazën jugore të qytetit të Elbasanit duke shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve.

U be e disata here qe shembjet e INUK-ut po shnderrohen ne tragjikomedi. Te pakten me perzgjedhjen e punetoreve te mos ndjeke te njejtin parim te perzgjedhjes se ministrave pa eksperience. Shembjet ne shume raste i kane shkaktuar deme dyqaneve dhe aktiviteteve perreth dhe kjo nuk eshte zbatim i ligjit por abuzim me te. Kush paguan per demet?