Alexis Tsipras është lideri i Partisë Syriza, ka 40 vjeç, ka mbaruar inxhinierinë civile dhe është në Parlamentin grek nga 2009.
Më 25 maj 2014 kur u votua për Parlamentin Evropian, unë votova Listën Tsipras italiane, jo Rrensin, ops, do të thoja Renzin.
Arsyeja përse votova këtë listë, tregohet qartë në programin e Tsipras: rinegocimi i borxhit publik dhe mbi të gjitha barazia sociale dhe e drejta e një jetese dinjitoze për të gjithë.
Modeli i negocimit që Tsipras kërkon të aplikojë të kujton Konferencën e Londrës në 1953. Asokohe shtetet e Evropës duhet të ndihmonin Gjermaninë e cila ishte e mbytur nga borxhi publik {si ai i Greqisë aktuale}, të grumbulluara nga dy luftrat që kishte shkaktuar. Duhet ta ndihmonin duke i falur një pjesë të borxhit.
Gjermanisë më 1953 ju falë një pjesë e mirë e borxhit dhe fillojë të ngrinte kokën: të njetën gjë kërkon Tsipras për të dalur nga kriza e borxhit publik mbytës.
Tsipras nuk thotë më “do dalim nga Evropa”, negociata, po.
Kjo nuk i pëlqen Angela Merkelit. Edhe TROIKA, që ka vënë rrënjët në Greqi nuk pranon të lëshojë pe. E megjithatë Tsipras nuk kthehet mbrapsht, por vazhdon akoma më tepër të kundërshtojë BE.
Partia e tij, pra e majta radikale nuk ngjason aspak me të majtat neo-liberiste që janë sot në Evropë.
Mjaft të shikosh aplikimin e reformave që të “majtat” evropiane kanë kryer dhe po kryejnë dhe kupton që ato ngjasojnë me idetë e reformave të partive të djathta.
Partitë e majta sot në Evropë i binden BE, ndaj populli nuk kupton, pse si të shkojë e majta, si të shkojë e djathta, në pushtet, dallim në qeverisje nuk shikohet: partitë e majta janë bërë pseudo të majta.
Zhgënjimi prej tyre është tashmë i thellë.
Mjafton të kujtoj shkurtimisht që elektorati i PD-së së majtë në Itali kur u kryen zgjedhjet e qarkut për Emilia-Romagna, (mbahet si djepi i të majtës) nuk shkoi të votojë. Votuan vetëm 36 % e këtij elektoriati (!) Skandal i vërtetë që i djeg akoma së majtës italiane.
Tsipras po kundërshton BE, por po kundërshton të zhdukë edhe oligarkinë greke që kontrollon politikën, ekonominë greke dhe që mbështet Troikën.
Nuk mbaron këtu; Tsipras u ka premtuar elektricitetin falas 300 mijë familjeve të varfëra; si dhe ushqimet e nevojshme për jetesën Falas, ilaçet Falas, shëndetësinë Falas dhe do të uli TVSH e gazit për ngrohje për të gjithë popullin. Pensionistët do të kenë edhe një pension të trembëdhjetë në dhjetor, transportin publik pensionistët do ta kenë falas, etj,etj.
Pyetjes nga do ti gjejë Tsipras këto lekë, lideri i Syriza i është përgjigjur “Duke mos paguar borxhin publik që BE dhe Troika më detyron”.
Tsipras do merret edhe me borxhin e dhunës që Gjermania naziste i vendosi Greqisë gjatë viteve 1941 deri më 1944; ky borxh që Gjermania akoma kërkon sot nga populli grek arrin më 160 millionë euro. Tsipras nuk pranon ta pagojë këtë borxh, ndaj dhe do rihapë çështjen me gjyq ndërkombëtar.
Barbara Spinelli, shkrimtare, gazetare dhe politikane sot është ndër figurat udhëheqëse të Listës Tsipras këtu në Itali. Paradoksalisht ajo është e bija e Altiero Spinellit, një nga themeluesit e Bashkimit Evropian, por siç shpjegon ajo: “im atë nuk punoi për këtë BE që kemi sot, sunduese edhe kur populli vuan për bukë”.
Të kundërshtosh BE nuk është një slogan, është një fakt për Tsipras. Programi i Tsipras është revolucionar, siç meriton të jetë e Majta. Ai është shumë i gjatë që unë ta përmbledh në një artikull, por thelbi i tij është krejtësisht i ri për këtë Evropë të sotme.
Kalimera Greqi. Ndoshta prej teje lind dhe një e Majtë e Re në Evropë, larg kësaj që sot shikojmë!

Nje analize e shkelqyer, te lumte dora znj. Lekbello. Kjo eshte e majta, qe ne Shqiperi nuk ekziston. Energjia falas per te varfrit, thote Tsipras. Rama do ti nxjerri nga shtepia. Kemi nevoj per te Majten o shoke, kemi nevoje per barazi dhe shoqeri te drejte. Jam me ty znj Lekbello, vazhdo dhe shkruaj keshtu. . Kalimera Greqi e do Perendia del ndonje parti e Majt revolucionare edhe ne Shqiperi.
BRAVO!Mire e ke ti po si tja bejme ne me te mengjeren e Bathores kur eshte e mbushur me blusha e karabusha qe pasi kane vjedhur 25 vjet me doren e mengjer e me te djathten shterngohen me sali nazistin DUKE BERE LLOQE KAVAJE TEK ‘KLUBI I SELANIKUT TE DOKTOR FEVZI ADHAMUDHIT?E di ti si tha nje dite me pare blushi i nanos:’Une votoj Tsipras se eshte perralle me gomare’!Te mengjeren shqipetare e la pa breke Ramizi,e perdhunuan nanot e blushat e rjepen liket e tani po i ben karikaturen……….!!!!
autores thuajini te mesoje shqipen
Gramatike alla shpellash, eshte e pamundur te shkruaje kjo autore. Ka nje nivel te larte te shprehuri, te qarte dhe te kuptueshem, me nje gjuhe te paster dhe me ortografi fantastike. Kjo nje gramatiken shqipe, jo ate qe di ti.
Te gjithe kane te drejte te jene idealiste por vjen nje kohe qe fluturimeve pindarike ju vjen fundi e duhet zbritur me kembe ne toke. Ja perse Gjermania eshte aty ku eshte dhe Greqia jo.
Kesiana quan me te drejte Renzi-n, Rrensi, epitet qe meriton edhe ky Rrensi yne i gjate qe perdori pak a shume slogane te ngjashme me ato te Tsipras gjate fushates elektorale. Rezultatet po i shohim ditat dites dhe zhgenjimi tashme ka mberthyer shume mbeshtetes te tij.
Ne në gjuhen shqipe themi “ESHTE 40 vjeç”, jo “KA 40 vjeç”. Meso shqip, pastaj jep mend neper gazeta.
Giotina ,
Ai qe shterngohet me Sali nazistin dhe ben llogje me Fevzon dhe Sandrin eshte Ram mashtruesi , apo nuk e ndjek Klanin ?
AMAN ME KETO KALIMERA DHE REVOLUCIONE BOLSHEVIKE!
Gjermania e pas Luftes nuk mund te krahasohet me Greqine Lakmitare per buzuqe dhe sirtaqe deri ne oret e vona te nates qe e mbyllnin diten e punes ne oren 15 sikur Greqia te ishte nje resort per pushime. Gjermania e pas Luftes trashegoi borxhe nga nje politike agresive komunisto-fashiste e Diktatures se Partise nacional-socialiste, borxhe qe formoheshin kryesisht si demshperblime per shtetet e demtuara nga kjo Lufte, nderkohe qe Greqia i ka grumbulluar borxhet si pasoje e Partive Hajdute dhe Kusare direkt nga Buxhetit i Shtetit te financuar per nje kohe te gjate nga BE-ja indiferente per ate cfare po ndodhte ne kete vend qefli ballkanik me politikane lakmitare.
Ne kete sens krahasimi i bere nga zonja Kalimera Lekbello eshte i pasakte historikisht dhe emocional praktikisht, sepse donatoret e Gjermanise pas Luftes, kryesisht SHBA vleresuan se Gjermania me eksportet e saj ne teknollogji te larte, qe ne gjuhe financash do te thote me mallrat e saj me TVSH te larte kishte te gjitha mundesite te shlyente gradualisht borxhet eventuale qe do t’i jepeshin per nje perudhe jo te gjate kohore. Dhe keshtu ndodhi. Gjermania ka derdhur deri tani ne arken e BE afro 300 miliarde eur shume me teper se te gjitha vendet e tjera evropiane te marra se bashku, prandaj nuk do qe te kthehet si nje LOPE per ta mjelur dembelet dhe te korruptuarit. Ketu lind pyetja per autoren e ketij shkrimi emocional dhe revolucionar pa llogjike financiare:
ME CFARE PRODHIMI DO TE SHLYEJE GREQIA BORXHET E SAJ?
Kjo eshte ceshtja qe greket duhet te zgjidhin para se t’i thone KALIMERA revolucionit te Syrizes me qitje me top nga AURORA imagjinare sovjetike.
Dita e keni reduktuar artikullin e Lekbellos, nuk eshte i plote sic e kishit nxjerr ne fillim. Keshtu analiza eshte pergjysem.
Faleminderit per komentet, qofshin ato edhe te kunderta. Kam 24 vjet, tashme, qe jetoj ne Itali dhe ndoshta shqipja ime ka pesuar ndonje ndryshim ne konceptimin e frazes, nese dikush mbetet i ofenduar nga ndonje gabim gramatikore, Ju kerkoj falje, por nuk Ju ofendoj. Ju uroj te gjithve çdo te Mire!!!
Ekstremet e te dyja kraheve, duhet te dalin jashte ligjit, se sjellin vetem fatkeqsi.
Revolucionet e ekstremisteve e pane se cfare solli revolucioni bolshevik i nentorit, ne Rusi.
Ne Shqiperi, me shume se ne cdo vend tjeter, eshte e nevojeshme nje e majte qe te perfaqesoje shtresat e majta te popullsise. Te ashtuquajturat te majta tek ne, abuzojne me elektoratin; bejne pjese, per perfitime, ne parti te majta, per te mbrojtur pasurimin e padrejte e pa djerse te tyre, te miratojne ligje qe favorizojne ata dhe vetem ata, dhe per shtresen, votat e se ciles kane marre, fillojne nderlidhjen 6 muaj para zgjedhjeve me te njejten retorike, se do te bejme kete e ate. Jo ka ardhur koha, por puna nuk pret me qe ne Shqiperi te linde nje e majte e tille, si ne Greqi, qe te jete e te gjitheve, por mbi te gjitha e mbi 80% te popullsise ( ku bejne pjese edhe ata fukarenj qe e shesin voten diten e zgjedhjeve per ca miell e makarona). E quajne radikale SYRIZA-n sepse kerkon te crrenjose korrupsionin, vjedhjen, pjese e seciles eshte klasa e vjeter politike ne Greqi, qe e katandisi ate ne kete situate te rende ekonomike, e quajne radikale se kerkon te kepuse litarin ne fyt qe i ka vene Europa e Gjermania ne vecanti, e cila i kerkonte te shiste ishuj e teritore. Absurditet. Nje e tille radikale le te forcohet edhe ne Shqiperi, se nje e tille po kerkohet edhe nga vende te tjera te Europes.
Autorja ben nje analize te ceket, perdor analogji alogjike ( psh. Gjermania e pasluftes me Greqine , apo idene e shtetit te majte social , qe mund te shkoje per shtete te pasur si ato nordike, por jo per Greqine e prapambetur te Ballkanit ) pergjithesisht me nje fryme te njohur antiglobaliste … mbi te gjitha perqafon zgjidhjen e Syriza-s qe politiken sociale (pagesa energjise per famijet e varfera , njelloj sic paguante pensionet e vorioepiroteve) do e zbatoje me parate e mara borxh nga BE …?! Analistja kompetente qe ironizon pa hijeshi Renzi-n me Rrensi-n , nuk e njeh sa duhet historine , sepse keto teori na kujtojne E.Hoxhen tone , qe u mbajt sa mund te mbahej me ndihmen e BS , me pas me ate te Kines …dhe pa keto , ngriti duart sepse ekonomia shkoi ne humnere … Se si mund te beje Greqia timonieren e BE per nje politike te re … kete nuk eshte ne gjendje te na shpjegoj analistja simpatike.
SHPRESE E MADHE , TRAGJEDI PERPARA
Fitorja e se majtes ne Gerqi , tregon se interesat e popujve qe u bene shrumb e hi nga Vampir-Kanibalet e Kapitalit te Madh , jane akoma gjalle dhe nuk kane vdekur !
Prishja e balances , pas rrezimit te komunizmit , si presion i shtresave te gjera te popullates , per me shume te drejta dhe liri , duke filluar qe nga kushtet e punes dhe deri tek konsumi , e coi Vampirizem-Kanibalizimit te Kapitalit te Madh drejt shkaterrimit te shoqerise dhe te qytetrimit , duke ia nenshtruar cdo gje dhe cdo shpirt njerezor , parase dhe sundimit !
Fitorja e se Majtes Gerke , nuk eshte fitore reale , por ajo paralajmeron “stuhi” dhe perplasje te medha sociale , jo vetem ne Gerqi , por ne te gjithe territorin Europian ! Kjo me shume se “fitore” , eshte nje “postier” qe sjell “lajme te reja” , drejt perplasjeve te medha sociale , mbase dhe lufterave ! Nuk ka asnje shanc per “bisedime” , ndermjet Vampirizem-Kanibalizmit te Kapitalit te Madh dhe shtresave te gjera popullore , sic nuk ka pasur deri me sot (tregon historia) ! Cdo “arritje” shtresat ne nevoje e kane bere ne perleshje te pergjakshme me Vampiret , deri sa kane perfituar ndonje te drejte njerezore !
Kete tregon Historia deri me sot ! Te shikojme se si do te rrjedhin ngjarjet ! Ajo qe eshte e “rrezikshme” per Shqiperine , eshte se konflikti i ka mbrritur afer gardhit ! Megjithese nuk eshte ndonje “gje e re” , se lufterat nga Ballkani kane nisur !
E perseris, dje ne mbremje une lexova analizen e plote te Lekbello E shkrujta qe kjo qe lexon tani eshte permbledhje dhe e pergjysmuar, or mik.
Sa per ate rrensin, renzin, italia po shkon akoma me shume drej humneres, ngaqe po ben ate qe i komandon europa, lexo, lexo cfare sherri ka plasur brenda PD se majt ne itali, Shikon ti rama merret akoma me ministrit pa boj ne facebook, keshtu ben renzi me ciu, ciun e fb ne itali.